• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoqëria civile u mënjanua në konsultimet për buxhetin vjetor dhe afatmesëm

18:02 : 19/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria shpërfilli gjashtë organizata që mbrojnë çështjet e komunitetit egjiptian dhe rom në diskutimet për buxhetin vjetor dhe afatmesëm duke i dëgjuar vetëm pasi drafti kishte kaluar në Kuvend. Ky anashkalim është cilësuar aspak serioz prej tyre.

Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome së bashku me Organizatën “Drejtësi Sociale, Qendrën për Advokim Social, Qendrën Treja, dhe Qendrën për Fuqizim dhe Organizim Komunitar kanë kërkuar të adresojnë më mirë çështjen e punësimit të pakicave rome dhe egjiptiane në vend.

Ervis Çota nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome tha për Citizens.al se grupi i organizatave mundi t’i paraqesë propozimet si grup interesi vetëm më 13 nëntor, gjatë shqyrtimit të “Projektbuxhetit për vitin 2025” në Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë”.

Ata u dëgjuan pas plot shtatë muajsh kërkesash të vazhdueshme për t’u përfshirë në konsultim me institucionet e qeverisë në hartimin e draftit dhe paralelisht edhe të “Programit buxhetor afatmesëm 2025-2027”.

“Sipas kalendarit […] duhet që të gjithë njësitë e qeverisjes, pasi parashikojnë kërkesat e tyre, duhet t’i konsultojnë ato me shoqërinë civile, në mënyrë që të marrin opinionet e tyre, të marrin kërkesa prej tyre sipas nevojave që kanë. Gjë e cila nuk ka ndodhur në fakt,” u shpreh me shqetësim Çota.

Lexo edhe:

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

Shpërfillja ka bërë që përfaqësuesit e organizatave të jenë mosbesues që rekomandimet e tyre “do të merren në konsideratë për t’u pasqyruar në dokumentin e buxhetit për vitin 2025”.

Buxheti vjetor është një plan financiar, i hartuar nga qeveria, që miratohet çdo vit në Kuvend dhe fokusohet kryesisht në menaxhimin e financave të shtetit për vitin në vijim.

Ndryshe, programi buxhetor afatmesëm është një plan financiar që parashikon të ardhurat dhe shpenzimet për një periudhë dy-vjeçare dhe ka për qëllim adresimin e politikave me alokimin e fondeve dhe burimeve financiare.

Rëndësia e këtyre planeve e bën të nevojshëm konsultimin mes institucioneve, por edhe grupeve të interesit. Kjo është përcaktuar edhe në ligjin për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, që thotë se çdo projektligj, projekt dokument me rëndësi të lartë publike duhet të konsultohet dhe t’i garantohet transparenca me publikun.

Mirëpo, jo gjithmonë ndodh kështu.

“Me gjithë kërkesat dhe insistimin, kemi pasur neglizhencë, mungesë vullneti nga ana e institucioneve publike për të na u përgjigjur për zhvillimin e seancave të konsultimit publik,” tregoi Çota.

“Kjo tregon që institucionet publike dhe vendi ynë nuk e ka seriozisht përgatitjen e buxhetit për t’ju përgjigjur drejt nevojave të qytetarëve,” vijoi ai.

Sipas organizatave, komuniteti rom dhe egjiptian zë rreth 8% të numrit të punëkërkuesve në zyrat e punës, por vetëm rreth 3% e tyre arrijnë të punësohen. Kjo nxit nevojën për një adresim më të mirë politikash dhe fondesh.

Ndër kërkesat kryesore të organizatave janë përcaktimi i një kuote apo numri të punësuarish nga pakica egjiptiane dhe rome në zyrat e punës dhe rishikimi i kritereve pranuese për kurset e aftësimit profesional.

Aktualisht për kurset profesionale kriteri kryesor është arsimi nëntëvjeçar, mirëpo sikurse shprehet Çota, ky kriter e penalizon për t’u përfshirë komunitetin rom dhe egjiptian pasi shpesh të rinjtë e këtij komuniteti nuk e kanë përfunduar shkollën.

“Mund të kenë përfunduar arsimin fillor, ose diçka më shumë, dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, por për shkak të këtij kriteri nuk arrijnë dot që të aftësohen në kurse formimi profesional që të kenë mundësinë të integrohen më mirë në tregun e punës” thekson Çota.

/Citizens

Etiketa: buxhetikonsultimetqeveriashoqeria civileu mënjanua

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025
AKTUALITET

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
Para

Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjshme

TË GJITHA

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025

“Shpirt njofto ambulancën”/ Si ndodhi vrasja në Kalanë e Beratit? Rrëfimi i gruas së Keli Hoxhës

14:45 : 04/11/2025

SHEIN përballet me hetime pas shitjes së produkteve p*rnografike për fëmijë

14:44 : 04/11/2025

“Presion dhe ofendime”, Spahia: Si socialistët kaluan me shpejtësi ligjin e Barazisë Gjinore

14:30 : 04/11/2025

U denoncua për armë, shqiptarit i zbulohet edhe baza e kokainës në banesë. Do dëbohet nga Italia

14:29 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com