• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miratohet në parim me votat e socialistëve buxheti i vitit 2025, opozita voton kundër

20:51 : 19/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas një seance plenare maratonë prej dy ditësh, është miratuar në parim në Kuvend buxheti i vitit 2025.

Pro miratimit në parim të buxhetit kanë votuar 75 deputetë të Partisë Socialiste, teksa 40 deputetë të opozitës kanë votuar kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Seanca është shoqëruar me debate, ku opozita ka akuzuar Qeverinë se pjesa me e madhe e lekëve do të shkojë për koncesionet dhe tendera për klientët e përhershëm të Qeverisë dhe jo shtresave në nevojë si pensionistët, apo të shkojnë në sektorët e bujqësisë, arsimit, shëndetësi, etj.

Para përfundimit të seancës, deputetja Jorida Tabaku bëri me dije se Partia Demokratike do të depozitojë javën e ardhshme 19 amendemane që prekin sektorë kyç që janë lënë në harresë nga Qeveria.

“40% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqime. 50 për qind e pensioneve të pensionistëve shkojnë për këto shpenzime. Dyfishi i mesatares së BE e krahasuar. Bujqësia ka rritje vetëm me 0,05%. 450 mijë shqiptarë të fshatit jetojnë në mëshirë. Pasojë kjo e politikave të gabuara të qeverisë. Shqiptarët meritojnë një qeveri më të mirë. 

Lexo edhe:

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

Javën tjetër Partia Demokratike do prezantojë 19 amendamente dhe që prekin këto sektorë që unë përmenda më sipër. Amendamente që nuk ndryshojnë as vjedhjen, as modelin ekonomik dhe as gjendjen. Por që u japin shpresë shqiptarëve për ndryshimin e modelit qeverisës. Qeveria flet për informalitetin, por ka mungesë serioze strategjish e politikash. PD e ka gati planin dhe strategjinë. Do ketë riorganizim shpenzimesh. Vendosje balance mes veriut dhe jugut, qytetarë të dorës së dytë ku qeveriset nga opozita dhe të dorës së parë ku qeveris mazhoranca. Shqiptarët kanë nevojë për ujë, ujësjellësa, mirëqenie, rrugë, shkolla, arsim etj. Diskriminim me buxhetin, diskriminim i kthyer në normë. Buxheti duhet t’i japë frymë bizneseve.

Ekonomia përqendrohet në 200 kompani, që marrin tendera e koncesione. Shqipëria ka nevojë për frymë dhe investime në të gjitha qytetet, për vizion ndryshe, për buxhetin që nuk vjen asnjëherë. Uroj e shpresoj të jetë buxheti i fundit i socialistëve. 95% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, çmime më të rritura dhe janë më të varfër. Të gjithë ata pensionistë që presin lëmoshën e qeverisë kanë nevojë për sistem të ri pensionesh dhe ku s’u jepet lëmoshë, por pension të drejtë me çmimet e rritura, duke respektuar edhe minimumin jetik. Ky sigurisht që do jetë buxheti i fundit i shumicës, por shpresoj për një model të ri ekonomik për shqiptarët, që ua kanë marrë frymën…”. – deklaroi Tabaku.

Gjatë seancës së sotme opozita mbajti për rreth 1 orë e gjysmë dhe një protestë.

Kujtojmë se në draftin e miratuar për vitin 2025, të ardhurat priten të jenë 7.5 miliardë euro, shpenzimet, 8.2 miliardë euro dhe deficiti 680 milionë euro.  Në draft parashikohe që Shqipëria të emetojë 650 milionë euro Eurobond.

Etiketa: buxhetikuvendmiratohetnë parimopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025
AKTUALITET

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

10:13 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025
AKTUALITET

PD e mbështet si kandidat/ Reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan, ta luftojmë të keqen me votë

21:04 : 06/10/2025
Para

Shqipëria “në gjumë”, Ukraina shënon që në minutën e 4-t (Video)

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com