• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompleksi i vilave në Farkë/ PD: Ulsi Manja të japë dorëheqjen, SPAK të hetojë pasurinë e tij

13:51 : 16/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pas raportimeve mediatike, të cilat publikuan të dhënat se ai ka fituar leje në Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar një kompleks vilash në zonën e Liqenit të Farkës në Tiranë.

Më konkretisht, në vitin 2021 Ulsi Manja bleu një sipërfaqe toke në këtë zonë prej 1 mijë metrash katrorë për vetëm 3 milion lekë, ndërsa tani synon ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli deklaroi se Ulsi Manja në formularin e deklarimit të pasurisë dorëzuar në 31 Mars 2024 ka shënuar vetëm blerjen e kësaj pasurie të paluajtshme tokë, por me një vlerë të pacaktuar, dhe pa deklaruar kohën e blerjes  e as burimin e krijimit të të ardhurave.

Ndërkohë, 3 vjet pasi e ka blerë këtë pasuri, Ulsi Manja dhe bashkëshortja e tij, Ermira Manja kanë aplikuar për leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës për projektin e një kompleksi vilash, duke u bashkuar me disa persona të tjerë, të cilët zotërojnë troje po në atë vend.

Transaksionet e kryera nga Manja ngrejnë pikëpyetje, pasi ai e bleu tokën nën vlerën e tregut nga një zyrtar lokal i Partisë Socialiste dhe synon që ta zhvillojë atë përmes një kompanie fituese të një koncesioni nga qeveria “Rama”.

Lexo edhe:

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

Partia Demokratike deklaroi se Bashkia e Tiranës ka konfirmuar aplikimin për leje ndërtimi kryer më 26 prill, kërkesa është protokolluar në bashki më 10 qershor të këtij viti, dhe ndodhet aktualisht në fazën e shqyrtimit administrativ.

Vangjeli ngriti pikëpyetjet nëse a ka nisur një hetim administrativ nga ana e ILDKPKI-së për Ulsi Manjën, teksa i bëri apel Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë një hetim pasuror ndaj ministrit të Drejtësisë.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët për pasurinë e Ulsi Manjës. Në konkluzion, rezultonte se ai do të ngelte në filtrin e Vetingut për probleme me ligjshmërinë e burimeve të pasurisë, në rast se do të ishte ende prokuror dhe do t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit kalimtar. Manja gjeti strehë tek politika, nuk pati fatin ta provonte veten para Vetingut dhe tashmë ka gjetur mekanizma për të rritur ndjeshëm pasurinë e tij.

Sipërfaqja prej 1 mijë metrash katrorë tokë që zotëron Ulsi Manja në Liqenin e Farkës është e mjaftueshme për ndërtimin e më së paku të dy vilave, ku secila prej tyre mund të kushtojë më së paku 1 milion euro.

Në rast miratimi të lejes, Manja do të shtonte pasurinë e tij me së paku 2 milionë euro, pasi ka bërë një shpenzim vetëm 30 mijë euro për blerjen e truallit. Ngrihen dyshime të forta se si një zyrtar me rrogë shteti mund të bëhet investitor vilash.

Deklarata e zëdhënëse së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ish ndihmës-gjyqtari, ish prokurori  dhe avokati, deputeti socialist njëherazi anëtari i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, aktualisht Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në formularin e deklarimit të pasurisë dorëzuar në 31 Mars 2024 ka shënuar blerjen e një pasurie të paluajtshme tokë me sipërfaqe 1000 m2, me një vlerë të pacaktuar, dhe pa deklaruar kohën e blerjes  e as burimin e krijimit të të ardhurave.

Ndërkohë mediat shkruajnë, se pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindra-mijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit.

Manja e bleu tokën në vitin 2021 nga zyrtari i Erjon Veliajt, Arben Maloku i ndërtimeve pa leje dhe 5D-së, i cili mbante në atë kohë detyrën e administratorit të njësisë vendore të Zall Herrit, pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Tre vjet pas blerjes së tokës të cilën e ka deklaruar në ILDKPI vetëm në 2024 dhe jo në kohën reale të blerjes, sipas po të njëjtit burim, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan për leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës për projektin e një kompleksi vilash, së bashku me pronarë të tjerë të tokave fqinje në Farkë.

Detajet e marrëveshjes mes pronarëve të tokës janë të panjohura dhe nuk rezultojnë të jenë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

Sipas të njëjtit burim, Bashkia e Tiranës ka konfirmuar aplikimin për leje ndërtimi kryer më 26 prill, kërkesa është protokolluar në bashki më 10 qershor të këtij viti, dhe ndodhet aktualisht në fazën e shqyrtimit administrativ.

Partia Demokratike ka denoncuar më parë Ulsi Manjën për këtë blerje toke poshtë çmimit të referencës, duke shmangur taksat …

Por ILDKPI a ka kryer një hetim administrativ për pasurinë e ministrit Ulsi Manja ?!

Imagjinoni çfarë duhet të presin shqiptarët nga ky Ministër që drejton drejtorinë e përgjithshme antikorrupsion që shtrihet në 47 institucione…

Partia Demokratike kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ulsi Manjës nga detyra e ministrit dhe apelon Spakun të nisë hetimet e menjëhershme për pasurinë e tij…

Kompleks vilash: Transaksionet e ministrit Ulsi Manja me pronat ngrenë pikëpyetje

Etiketa: dorëheqjenfarkehetimkompleksPDspakUlsi Manjavila

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Krimi elektoral në vend nuk hetohet! Demokracia në rrezik

16:23 : 14/05/2025
Para

Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët panë babain se si i shtrëngoi krahun nënës që vrasja të kryhej më lehtë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com