• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Eduart Reçit/ Autori hodhi fishekzjarre për kamuflim, bashkëshortja mendoi se i ra ndonjë cifël

11:57 : 15/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar dy netë më parë, ku u ekzekutua në mes të Tiranës në mënyrë misterioze biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se para se të qëllohej drejt tij, pranë pallatit të Eduart Reçit janë dëgjuar dhe shpërthime fishekzjarresh, të cilat dyshohet se janë përdorur për kamuflim nga autorët. Mësohet se jo vetëm atë natë, por në të njëjtën orë janë dëgjuar shpërthime fishekzjarresh për disa netyë rresht gjatë kësaj jave në të njëjtin vend.

Në momentin kur është qëlluar, Eduart Reçi ka qenë në sheshpushimin e pallatit, ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë brenda pallatit, ku po pastronte, pasi kanë në pronësi disa apartamente që i lëshonin me qira ditore për turistët.

Burime bëjnë me dije se gjatë shpërthimeve të fishekzjarreve, Eduart Reçi është shtrirë në tokë pasi është qëlluar, ndërsa bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ndonjë cifël e fishekzjarreve i ka rënë në kokë.

Plumbi në kokën e 52-vjeçarit është konstatuar vetëm në momentin kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ambulanca. Kjo kuptohet edhe nga njoftimi paraprak që është bërë në Polici, ku është njoftuar përmes një telefonate se ka një person të gjakosur dhe jo për person të plagosur me armë zjarri.

Lexo edhe:

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

Ndërkohë, Policia ka si provë vetëm predhën e plumbit dhe jo gëzhojën. Nga hetimet paraprake, dyshohet se Eduart Reçi është qëlluar nga një distance prej 20-30 metrash me një pushkë të shkurtër sportive amerikane me dylbi, prodhim i viteve të fundit. Kjo armë kur qëllon nuk bën aq zhurmë sa armët e zakonshme të zjarrit, si dhe e mban gëzhojën brenda në armë.

I filmuar nga kamerat e sigurisë, Eduart Reçi në momentin kur është qëlluar ka qenë duke përdorur celularin. Ky celular i viktimës është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet ndonjë e dhënë në komunikimet që ka pasur së fundmi.

Grupi hetimor po bën kqyrjen në distancë të kamerave të sigurisë edhe për ditët para ngjarjes për të parë lëvizje të dyshimta të personave që mund ta kenë ruajtur.

Dëshmi në Polici ka dhënë djali i viktimës, i cili ka deklaruar se aktualisht babai i tij nuk ka pasur konflikte, në dijeninë e tij. Mësohet se Eduart Reçi në të kaluarën ka patur disa procese gjyqësore në lidhje me konflikte pronësie, por që ishin zgjidhur.

Kujtojmë se vrasja ndodhi pranë një lokali në rrugën “Faik Konica” pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Para disa vitesh, Eduart Reçi ka qenë drejtor në një prej drejtiorive të institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, teksa vitet e fundit ka qenë i njohur për aktivitetin e tij në ndërtim, pasi ka ndërtuar disa pallate pranë zonës ku iu bë atentati dhe është pronari i kompanisë “ELGM.shpk”.

Biznesmi Eduart Reçi me origjinë nga Dibra ishte babai i dy fëmijëve. Mësohet se pallatin ku jetonte, viktima e kishte ndërtuar vetë.

Etiketa: atentatiautoribashkeshortjaEduart recifishekzjarrekamuflimvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
Para

Tentoi të fuste ilegalisht mbi 680 mijë euro në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari (Emri)

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com