• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e brendshme

21:26 : 15/11/2024
në BOTA

Presidenti emëroi pronarin e Teslas dhe Space X, Elon Musk dhe ish-rivalin e tij në garën brenda partisë, Vivek Ramaswamy, në krye të një nisme për ta bërë qeverinë më efikase dhe për të reduktuar burokracinë dhe shpenzimet. Donald Trump e fillon mandatin në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë po përgatit terrenin dhe po bën plane për politikën e brendshme të katër viteve të ardhshme

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, e fillon mandatin në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti, ai po përgatit terrenin dhe po bën plane për politikën e brendshme të katër viteve të ardhshme. Fjalimi i fitores në natën e zgjedhjeve 2024.

“Arsyeja që bëmë histori sot është se ne do të rregullojmë gjithçka në vendin tonë”, tha ai.

Përparësia kryesore e zotit Trump është problemi i emigracionit.

“Do të duhet t’i mbyllim kufijtë. Ne duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë. Ata mund të kthehen, por duhet ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të ligjshme”, është shprehur ai.

Lexo edhe:

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

Zoti Trump i bëri për vete votuesit me premtimin për dëbime masive të miliona emigrantëve pa dokumente. Ekspertët thonë se kjo do të kushtonte miliarda dollarë dhe do të kërkonte një organizim, gjë për të cilën nuk janë dhënë detaje.

Por Tom Homan, që zoti Trump e caktoi për të mbikëqyrur kufirit tha se do të përqendrohej tek punëdhënësit, jo në komunitete. Përparësia e dytë është ulja e inflacionit.

“Dhe pas rikthimit më të madh politik në historinë amerikane, ne do të realizojmë rimëkëmbjen më të madhe ekonomik në historinë amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump-it”, thotë Nënpresidenti i zgjedhur, JD Vance.

Zoti Trump ka premtuar politika për vendosjen e tarifave për mallrat e huaja dhe eliminimin e taksave për bakshishet dhe pensionet. Përparësia e tretë është reformimi i qeverisë.

“Amerika na ka dhënë një mandat të pashembullt dhe të fuqishëm”, thotë Presidenti i zgjedhur Trump.

Me këtë mandat, ai emëroi pronarin e Teslas dhe Space X, Elon Musk dhe ish-rivalin e tij në garën brenda partisë Vivek Ramaswamy, në krye të një nisme për ta bërë qeverinë më efikase dhe për të reduktuar burokracinë dhe shpenzimet.

Një Senat dhe Dhomë Përfaqësuesish me shumicë republikane do të thotë që gjasat janë për konfirmime të shpejta për të emëruarit për sekretarët e Shtetit, Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, administratorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ambasadorët në Kombet e Bashkuara dhe Izrael dhe të tjerë. Këto janë vetëm disa nga 4000 postet qeveritare që do të plotësojë zoti Trump.

Në afro 70 ditë, presidenti i zgjedhur merr detyrën dhe administrata e tij e dytë do të ketë marrë formë. Një gjë është e qartë që tani: Ajo do të duket shumë ndryshe nga vitet e mandatit të zotit Biden. /VOA/

Etiketa: emerimePresidentiTrump

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
Para

Rumani-Kosovë, Zhegrova dhe Muriqi humbin një gol të sigurt me portën bosh (Video)

TË GJITHA

Lider i inteligjencës artificiale, Nvidia kalon vlerën e 5 trilion dollarëve në treg

17:04 : 29/10/2025

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas balonave me cigare kontrabandë

16:38 : 29/10/2025

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?

16:17 : 29/10/2025

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com