• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KE: Ekonomia në Shqipëri do ngadalësohet në 2025-sën nga pasojat e emigracionit, më pak dhe turistë

17:34 : 15/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025, duke u ngadalësuar lehtë në krahasim me pritshmërinë e këtij viti prej 3.8% dhe nivelit prej 3.9% që u zgjerua në 2023.

Parashikimi është bërë në raportin e vjeshtës të Komisionit Europian. Ky i fundit pret dhe një ngadalësim të punësimit, të ndikuara nga emigracioni dhe rënia e popullsisë. Nga ana tjetër edhe ritmet e rritjes së turistëve pritet të ngadalësohen, parashikon Komisioni.

Sipas raportit, rritja ekonomike vazhdoi të jetë e fortë në vitin 2024 e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik. Pas katër viteve të ritmeve të larta të rritjes, rritja e PBB-së pritet të zbutet në 3.6% në 2025 dhe 3.5% në 2026 pasi konsumi familjar dhe publik pritet të ngadalësohet.

Pas një rënieje të shpejtë në vitin 2024, inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3% të bankës qendrore gjatë vitit të ardhshëm. Deficiti fiskal pritet të zgjerohet pak përpara se të bjerë në 2% të PBB-së në vitin 2026. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së parashikohet të ulet gradualisht, i nxitur nga rritja nominale e PBB-së.

Raporti thekson se punësimi u rrit në vitin 2023 dhe pritet të përmirësohet më tej gjatë viteve 2024-2026, megjithëse me një ritëm më të moderuar. Shkalla e papunësisë pritet të bjerë më tej.

Lexo edhe:

Komisioni Europian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

Pavarësisht përmirësimeve në tregun e punës, emigracioni mbetet një problem. Rezultatet paraprake të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2023, të publikuara në qershor të këtij viti, treguan se popullsia e Shqipërisë ra nga 2.8 milionë në 2011 në 2.4 milionë në 2023 (një reduktim prej 14%), duke tkurrur popullsinë në moshë pune.

Sipas KE, për 2025-2026 rritja e PBB-së parashikohet përkatësisht në 3.6% dhe 3.5%, duke u moderuar disi në krahasim me vitet e mëparshme, por duke mbetur e qëndrueshme. Përmirësimi i ngadaltë i punësimit do të ndikojë negativisht mbi konsumin privat, ndërkohë që konsumi publik parashikohet të ngadalësohet pas rritjeve të ndjeshme të pagave publike gjatë viteve 2023-2024, si pasojë e reformës së pagave publike.

Nga faktorët e jashtëm, eksportet e shërbimeve pritet të vazhdojnë të zgjerohen, por rritja e ardhjes së turistëve pritet të zbutet, pas ritmeve dyshifrore të rritjes në vitet e mëparshme. Eksportet e mallrave parashikohen të rikuperohen pasi të arrijnë fundin në vitin 2024.

Rreziqet për ekonominë mbeten të larta, parashikon Komisioni, të lidhura me luhatshmërinë e kursit të këmbimit, rritjen e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar të ndikuar nga emigracioni dhe një rishfaqje të mundshme të presioneve inflacioniste.

Ekonomia e Eurozonës do të rritet 1.3% në 2025

Rritja ekonomike e Eurozonës do të rritet ndërsa pengesat për konsumin dhe investimet do të zbehen, megjithëse gjeopolitika përbën një kërcënim në rritje, sipas Komisionit Europian.

Prodhimi i brendshëm bruto do të rritet me 1.3% vitin e ardhshëm dhe me 1.6% në vitin 2026, tha Komisioni Europian në raportin e fundit. Kjo është pak më e lartë se ajo që parashikoi Fondi Monetar Ndërkombëtar muajin e kaluar dhe dukshëm më e lartë se 0.8% e parashikuar nga zyrtarët për vitin 2024.

Rritja e çmimit të konsumit shihet të zbutet në 2.1% vitin e ardhshëm dhe në 1.9% në 2026, pak më poshtë objektivit prej 2% të Bankës Qendrore Europiane. Pavarësisht nga disa luhatshmëri të pritshme në terma afatshkurtër, procesi i disinflacionit “duket i vendosur në vend”.

“Ndërsa inflacioni vazhdon të lehtësohet dhe rritja e konsumit privat dhe e investimeve rritet, me papunësinë në nivele të ulëta rekord, rritja do të përshpejtohet gradualisht gjatë dy viteve të ardhshme,” tha në një deklaratë Komisioneri i BE-së për Ekonominë Paolo Gentiloni.

“Megjithatë, sfidat strukturore dhe pasiguria gjeopolitike rëndojnë mbi perspektivat tona të ardhshme.”/Monitor

Etiketa: ekonomiaemigracionikomisioni europianngadalesohetturiste

Lajme të lidhura

BOTA

Komisioni Europian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

21:21 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
AKTUALITET

Shpallet “Dëshmor i Atdheut” kapiten Arben Anamali, dha jetën për shpëtimin e turistëve izraelitë

15:01 : 10/07/2025
BOTA

Rritet popullsia e Gjermanisë/ Shkak jo lindjet, por emigrimi

15:55 : 09/07/2025
AKTUALITET

Nga pronësia e TV te “drejtuesit politik” të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë për lirinë e medias

08:27 : 09/07/2025
AKTUALITET

Tentoi të shpëtonte 2 turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

17:29 : 08/07/2025
Para

Kapiteni çek, Souček: Një vit më parë na mundën tifozët, të sigurohemi mos të ndodhë nesër

TË GJITHA

Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

09:15 : 17/07/2025

“Të ka dal emri që u bën qefin të burgosurve”, reagon Efi Dedhes/ FOTO

08:51 : 17/07/2025

Vidhnin naftën e makinave në zonën e Breshias, arrestohen 2 shqiptarë

08:47 : 17/07/2025

Plagosi një person me thikë, vetëdorëzohet i riu në Sarandë/ EMRI

08:40 : 17/07/2025

Vijon zjarri në Drenovë, ndërhyhet edhe nga ajri

08:26 : 17/07/2025

Thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

08:19 : 17/07/2025

Pas sulmeve masive kibernetike në Evropë, çmontohet grupi rus i hakerëve

08:14 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com