• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Trump shpërblen aleatët besnikë me role kyçe

09:47 : 15/11/2024
në BOTA

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së përzgjedh mbështetësit dhe besnikët e tij më të fortë për postet kryesore. Personat e përzgjedhur nga nxjerrin në pah agjendën e tij për politikën e brendshme dhe të jashtme.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, vazhdon të plotësojë postet kyçe në administratën e tij të dytë. Emërimet e reja përfshijnë ambasadorin e SHBA-së në Izrael dhe një të dërguar special për Lindjen e Mesme.

Udhëheqësi republikan e ka vënë theksin tek mbështetësit dhe aleatët e ngushtë të tij gjatë fushatës elektorale për mandatin e dytë presidencial.

Musk, Ramaswamy për të mbikëqyrur efikasitetin e qeverisë

Trump njoftoi të martën (13.11) se miliarderi Elon Muskdo të drejtojë një “Departament të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE)” së re në SHBA, i ngarkuar me uljen e burokracisë federale, së bashku me ish-kandidatin presidencial të GOP, Vivek Ramaswamy. Akronimi “DOGE” është një referencë për kriptovalutën Dogecoin, e preferuara e Musk-ut. Gjatë zgjedhjeve, Musk shpenzoi mbi 100 milionë dollarë duke e promovuar veten si një aleat kyç të Trumpit. Musk bëri fushatë për Trump në X, dikur Twitter, si pronar i kësaj platforme të rrjeteve sociale. “Së bashku, këta dy amerikanë të mrekullueshëm do t’i hapin rrugën administratës sime për të ulur burokracinë qeveritare, për të thjeshtuar rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e kota dhe për të ristrukturuar Agjencitë Federale”, tha Trump në një deklaratë. Sipas deklaratës, Musk dhe Ramaswamy do të punojnë nga jashtë qeverisë për t’i ofruar Shtëpisë së Bardhë “këshilla dhe udhëzime”.

Lexo edhe:

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

Ish-shefi i inteligjencës në krye të CIA-s

Donald Trumpemëroi John Ratcliffe për të drejtuar CIA-n. Ratcliffe, një ish-kongresmen republikan nga Teksasi, drejtoi Drejtorinë e Inteligjencës Kombëtare (DNI) në muajt e fundit të mandatit të parë të Trump. “Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit”, tha Trump. Ai e quajti Ratcliffe një “luftëtar të patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve”.

Një konservator i vendosur emërohet si ambasador në Izrael

Ish-guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee, një nga zërat më konservatorë të partisë republikane, është emëruar ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Izrael. Huckabee, një konservator i vendosur evangjelist, është i njohur për mbështetjen e tij për Izraelin. Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për vendbanimet në Bregun Perëndimor, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Kjo vjen pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka premtuar se do ta përafrojë politikën e jashtme të SHBA-së më afër interesave të Izraelit. Në një deklaratë në lidhje me nominimin, Trump tha se Huckabee “do të punojë pa u lodhur për të sjellë paqen nëLindjen e Mesme”.

Kush janë sekretarët e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare

Trump emëroi veteranin e ushtrisë dhe prezantuesin e Fox News, Pete Hegseth si sekretarin e tij të mbrojtjes, duke e lavdëruar atë si “të ashpër, të zgjuar dhe një besimtar i vërtetë në shprehjen “Amerika e Para””.
“Me Pete në krye, armiqtë e Amerikës janë në dijeni – Ushtria jonë do të jetë sërish e madhe dhe Amerika nuk do të tërhiqet kurrë,” tha ai në një deklaratë.

Më herët, Hegseth shprehu përbuzje për politikat “woke” në Pentagon dhe ka thënë se u largua nga ushtria në vitin 2021 pasi u konsiderua si një ekstremist. Gjithashtu Trump emëroi Guvernatorin e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, si Sekretare të Sigurisë Kombëtare. Ai theksoi se ajo ishte guvernatorja e parë që vendosi trupat e Gardës Kombëtare për të ndihmuar Teksasin të luftojë kalimet ilegale të kufirit.

Partneri i golfit emërohet i dërguar për Lindjen e Mesme

Si zgjedhja e tij për një të dërguar të posaçëm në Lindjen e Mesme, Trump emëroi mikun e tij të vjetër dhe partnerin e golfit, Steven Witkoff. Witkoff, një investitor në pasuritë e paluajtshme në Florida, është aktualisht kryetar i komitetit inaugurues të Trump. “Steve do të jetë një zë i paepur për paqen dhe do të na bëjë të gjithëve krenarë”, tha Trump në mediat sociale.

“Një zë i fortë për kombin dhe luftëtar i guximshëm i kundërshtarëve”

Marco Rubio, senatori nga Florida, do të jetë ministri i Jashtëm në kabinetin e Donald Trump. “Ai do të jetë një zë i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i guximshëm i kundërshtarëve tanë, që nuk do të tërhiqet kurrë”, theksoi presidenti i ardhshëm republikan duke shpallur përzgjedhjen e tij për një nga postet më të rëndësishme.

Ambasadorja e SHBA në OKB

Kongresmenia republikane Elise Stefanik do të jetë ambasadorja e SHBA në OKB. Stefanik është “luftëtare tepër e fortë, e ashpër dhe e zgjuar” për politikën America First, tha Trump, sipas një informacioni të New York Post.

“Cari kufitar”

Tom Homan do të jetë “cari kufitar” i ri, njoftoi Trumpi në rrjetin e tij social “Truth”. Kjo do të thotë se Homan do të jetë përgjegjës për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve.Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë “përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”. Homan është “avokat i palëkundur për kontrollin e kufijve” dhe askush nuk është “më i mirë për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve tanë”, tha Trumpi duke shpjeguar vendimin e tij.

Trump ishte mbështetur te Homani që në mandatin e parë të tij: Homani ishte atëherë për një vit e gjysmë kreu i autoritetit të imigracionit ICE. Ai u konsiderua si mbrojtës i vendimit të diskutueshëm për të ndarë fëmijët e emigrantëve të parregullt nga prindërit e tyre. Pas kësaj, ndonjëherë u deshën vite për të ribashkuar familjet. Homan – dhe Trump – më vonë thanë se masa kishte synuar të shërbente si frikësim, në mënyrë që familjet as të mos niseshin për në SHBA.

Deputeti i Nju Jorkut Zeldin do të jetë shefi i Autoritetit për Mjedisin në SHBA

Donald Trump ish-deputetin republikan Lee Zeldin do ta emërojë drejtor të Autoritetit të SHBA-së për Mjedisin, EPA. Zeldin parashikohet se mund të shfuqizojë dhjetëra norma për mjedisin. Presidenti i ardhshëm Trump deklaroi, se Zeldin “do të shpalosë fuqinë e ekonomisë amerikane” duke ndërmarrë “derregullim të menjëhershëm”.

Njëkohësisht Trump deklaroi, se Zeldin “do të respektojë standartet më të larta të mjedisit, duke përfshirë edhe ajrin dhe ujin më të pastër në planet”. 44 vjeçari Zeldin është një mbështetës besnik i Trumpit dhe pas humbjes së zgjedhjeve më 2020 ai votoi në Kongres kundër njohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Në platformën X ai shkruan, se është një “nder”, t’i përkasësh kabinetit të Trump. Ai premtoi “të rikthejë dominancën e SHBA-së në fushën e energjisë, të rigjallërojë industrinë e autombilëve, për t’i rikthyer vendet e punës amerikanëve dhe për ta bërë SHBA-në kryesuese në fushën e inteligjencës artificiale” e njëkohësisht për të “mbrojtur aksesin tek ajri dhe uji i pastër.”

/DW

Etiketa: administratebesniketdonald trumprole kyce

Lajme të lidhura

BOTA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026
BOTA

Nga Donald Trump te Giorgia Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

21:06 : 12/07/2026
BOTA

Djali i Trump humb 600 mln dollarë në kompaninë e kriptovalutave

22:12 : 10/07/2026
BOTA

Mbyllet Samiti i NATO-s, Trump ndryshon qëndrim për aleatët në minutën e fundit

09:29 : 09/07/2026
Para

EMRI/ Në kërkim për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş