• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Franca rrit masat e sigurisë para ndeshjes me Izraelin

20:00 : 13/11/2024
në BOTA, SPORT

Autoritetet franceze i kanë rritur masat e sigurisë në Paris, në prag të ndeshjes së futbollit mes kombëtares së Francës dhe asaj të Izraelit të enjten, me shpresën se do t’i shmangin përleshjet e dhunshme mes tifozëve vendës dhe atyre izraelitë që ndodhën javën e kaluar në Amsterdam.

Ndeshja e Ligës së Kombeve në stadiumin Stade de France, do të zhvillohet në një kohë të brishtë, pasi marrëdhëniet diplomatike mes presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe liderit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë të tensionuara si pasojë e luftës në Gazë.

Rreth 4.000 oficerë të policisë do të vendosen në dhe përreth stadiumit, si dhe në vendet e transportit publik, tha policia në Paris.

“Kjo është masë e jashtëzakonshme, mobilizim tri apo katër herë më i madh se zakonisht”, tha shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, për radion RTL, të mërkurën.

Vetëm flamujt francezë dhe ata izraelitë do të lejohen brenda stadiumit, shtoi ai.

Macron do të marrë pjesë në ndeshje në shenjë solidariteti, ndërsa ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, tha pas përleshjeve në Amsterdam se ndeshja do të zhvillohet sipas planit dhe se për këtë nuk ka pasur asnjëherë dyshime.

Lexo edhe:

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

Megjithatë, vetëm 20.000 tifozë pritet të jenë në stadiumin me kapacitet 80.000 ulëse në veri të Parisit.

Grupi i tifozëve francezë, Les Irreductibles Français, kreu një sondazh midis anëtarëve të tij, i cili tregoi se 15% do ta bojkotojnë ndeshjen për shkak të luftës Izrael-Gazë, ndërsa rreth 30% cituan “rreziqet e sigurisë” si arsye.

Emocionet për veprimet e Izraelit në Gazë janë të forta në Francë, e cila është shtëpia e komuniteteve më të mëdha hebraike dhe myslimane në Evropë.

Raportimet për akte antisemitike janë rritur me një “përqindje të paprecedentë” prej 284% në vitin 2023, tha në qershor Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Francë, ndërsa aktet antimyslimane janë rritur për rreth një të tretën.

Tifozët izraelitë të futbollit dhe vendësit u përleshën javën e kaluar në Amsterdam, duke bërë që të paktën pesë izraelitë të lëndohen pas ndeshjes së Maccabi Tel Avivit kundër Ajaxit në Ligën e Evropës./REL

Etiketa: FrancaIzraeliliga e KOmbevemasa sigurie

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025
BOTA

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025
BOTA

Trump: Izraeli do të humbasë mbështetjen tonë nëse anekson Bregun Perëndimor!

15:31 : 23/10/2025
BOTA

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

19:56 : 22/10/2025
BOTA

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025
Para

“Jemi vend sovran” – Presidenti i Italisë i përgjigjet deklaratës së Elon Musk

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com