• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesioni i Check Up/ Pse Rama nuk po e dorëzon Vilma Nushin

14:40 : 12/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një përplasje e fortë është parë në fillim të kësaj jave midis deputetëve të qeverisë dhe atyre të opozitës në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Pika e nxehtë ka qenë thirrja ose jo në rolin e dëshmitares e biznesmenes Vilma Nushi, përfituesja e koncesionit të Check Up përmes kompanisë 3P Life Logistic.

Përfaqësuesit e opozitës kanë këmbëngulur që Vilma Nushi të dëshmojë me çdo çmim. “Ju lëshuat edhe Ilir Beqajn (i cili dëshmoi këtë të martë), por jo Vilma Nushin. Por Vilma Nushi nuk është mbi ligjin. Gjykata Kushtetuese i ka garantuar opozitës të thërrasë të gjithë dëshmitarët që do”, tha kryesuesja e komisionit Albana Vokshi. Ndërsa socialistët, jo vetëm që nuk dorëzoheshin në këtë pikë, por arritën deri aty sa me gojën e deputetes Edona Bilali të kërkonin që emri i biznesmenes të mos përmendej i plotë, por me iniciale.

Po përse debati rreth Vilma Nushit u zhvillua me tone kaq të forta? Pse deputetët e shumicës vunë veto vetëm për të dhe Edi Ramën, për të mos u thirrur në komision? Lapsi.al është përpjekur të kuptojë arsyet.

Gjithçka nisi 10 vite më parë kur qeveria Rama, në të cilën Ilir Beqaj mbante në atë kohë detyrën e ministrit të shëndetësisë, vendosi të japë një kontratë 120 milionë euroshe për atë që u quajt “kontrolli shëndetësor falas”. Këto para i fitoi 3P Life Logistic një kompani e sapo krijuar mbi 90% të së cilës e kontrollonte një firmë tjetër, Marketing& Distribution e Vilma Nushit.

Por tenderi që u zhvillua për të fituar të drejtën e kontrollit të popullsisë, la hije të forta dyshimi. Tre nga pesë kompanitë që garuan u eleminuan me pretekstin e zakonëshëm, mungesë dokumentacioni, kurse mes dy finalisteve, firma e zonjës Nushi u shpall fituese ndonëse ofroi çmimin më të lartë për çdo pacient që do diagnostikohej.
Por dyshimet për shkelje nuk përfundojnë këtu. Një tjetër pikqyetje qëndron në faktin se Vilma Nushi i bëri letrat vetëm pasi mori garancinë se do shpallej fituese. Kompania e saj, “Marketing & Distribution” mori licensën për laborator kimik e biokimik nga Qendra Kombëtare e Licencimit, në datën 9 shtator 2014, pra vetëm dy ditë përpara mbarimit të afatit të dorëzimit të dokumenteve të tenderit. Ajo u shpall fituese në Janar 2015.

Lexo edhe:

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Po ç’ndodhi më pas?

Në vetëm nëntë muajt e parë të funksionimit, kompania e Check-up, që fitoi një tender 10 vjeçar e lau investimin e saj fillestar dhe nxori fitim. Nga 337 milionë lekë që investoi gjithsej për ngritjen e laboratorëve ajo mori prej prej marsit deri në fund të vitit 2015, plot 554 milionë lekë. Cili nga bizneset private e ka këtë rentabilitet? Më tej, cili mund të ketë avantazh të paimagjinueshme si ato që përfitoi 3P Life Logistic?

Sepse shikoni çka ndodhur. Në kontratën fillestare, që për shumë vite u mbajt sekret, parashikohej që analizave tu nënshtroheshin rreth 475 mijë pacientë në vit. Pra, kompania paguhej nga shteti sikur i kishte kryer këto analiza. Por që në vitin e parë rezultoi se ajo kishte realizuar gati 200 mijë analiza më pak.

Atëhere çbëri qeveria? Në vend që të ulte shumën e paguar, nxori një vendim për të rritur fashën moshore të atyre që përfitonin nga ky shërbim, nga 40 deri në 65 vjeç që parashikohej e çoi në 35-70 vjeç. E gjitha që Vilma Nushi të vazhdonte ti merrte me çdo kusht ato para. Kur u pyet për këtë llogari të gabuar të njerëzve që do të përfitonin nga analizat falas, ish ministri i i shëndetësisë Beqaj dha një përgjigje lapidare.

Sipas tij ata 200 mijë vetë që nuk kishin shkuar në lokalet e Vilma Nushit qenë “dekurajuar nga propoganda e gënjeshtërt e opozitës”. Prandaj pagesa për koncesionin duhet të vijonte po njësoj. Falë kësaj politike të pagimit me çdo kusht, sipas KLSH-së, qeveria e ka pagoi kompaninë koncesionare të Check-up-it me 930 milionë lekë (7.6 milionë euro me kursin e kohës), më shumë për shërbime të pakryera gjatë viteve 2015-2019.

Avazi i të paguarit pa kryer analizat ka vijuar vit pas viti. “Në 2022, koncesionari u pagua edhe për 20,182 pacientë që nuk e kryen kontrollin, gjë që ka ngjallur një debat të madh publik për kontratën e hartuar dhe firmosur në mungesë të madhe transparence dhe, për më tepër, në dëm të interesave publike,” thuhej në një raport monitorimi të organizatës “Together for Life”.

Pra që nga fillimi në 2015 e deri dot kur është në prag të fundit kontrata dhjetë vjeçare, ky koncesion që ka kushtuar mbi 120 milionë euro dhe ku vit pas viti privati është paguar për analiza të pakryera përbën një nga skandalet më të mëdha të pakëtër gati gjysëm miliardëshe të shpenzuar për ‘shëndetësinë falas.

Biznesmenja Vilma Nushi, e etiketuar shpesh nga opozita si financuese e fushatës së PS, është përfituesja e gati mbi 90% e fondeve të dhëna. Pikërisht për këtë deputetët e minorancës kërkuan me gëmbëngulje praninë e saj për të dëshmuar në komision. Ndoshta kjo qe edhe arsyeja që deputetët e PS e mbrojtën atë me të njëjtin pathos si kryeministrin Rama, duke mos pranuar që ajo të dëshmojë.

/Lapsi.al

Etiketa: check updeshmitareEdi Ramakomisionkoncesioninuk e leshonvilma nushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

11:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

08:11 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Rama i nxiti që të ndërtonin”/ Aksioni në Theth, Bushati: Tymnajë për të larguar vëmendjen nga problemet

22:04 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Po merr formë ‘diktatura Rama'”/ Hoxha: Do shohim shumë dhunë dhe pak demokraci

19:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

18:23 : 14/07/2025
AKTUALITET

“S’kishte oferta të përshtatshme”/ Anulohet tenderi 364 mln euro për autostradën Milot-Balldre

17:20 : 14/07/2025
Para

Drejtuesi i OKB-së: Vendet të paguajnë ose njerëzimi do paguajë çmimin e shkatërrimit të klimës

TË GJITHA

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

11:28 : 15/07/2025

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

11:22 : 15/07/2025

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

11:12 : 15/07/2025

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

11:06 : 15/07/2025

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

11:05 : 15/07/2025

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025

Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

10:47 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com