• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Debate të forta për datën e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani

22:37 : 10/11/2024
në BOTA

Opozita kërkon që zgjedhjet të zhvillohen sa më shpejt. Po sa kohë duhet për organizimin e tyre? Data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare po shoqërohet me debate të forta në Gjermani.

Pyetja kryesore që preokupon Gjermaninë këto ditë është se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme? Pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) caktoi fillimisht datën 15 janar si datën ku do të kërkojë votëbesimin, por pas presionit nga partitë CDU/CSU dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, që janë ende partnerë të koalicionit, kancelari Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme.

Kryetari i CDU-së Merz dëshiron që kancelari Scholz ta kërkojë votëbesimin këtë të mërkurë në mënyrë që zgjedhjet e parakohëshme të zhvillohen më 19 janar.

Kancelari Scholz, tha se datën e zgjedhjeve duhet ta diskutojmë sa më qetë të jetë e mundur. Sipas tij, do të ishte mirë që fillimisht “të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare demokratike në Bundestag se cilat ligje mund të miratohen këtë vit”.

Po ashtu kancelari tha se është i gatshëm të bisedojëpër një datë më të hershme, por me kusht që CDU/CSU të mbështesin propozimet e koalicionit qeverisës për disa ligje të reja. Por lideri i opozitës Friedrich Merz (CDU) e refuzoi këtë ofertë dhe tha: së pari duhet mocioni i mosbesimit, pastaj bisedimet për ligjet.

Lexo edhe:

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

Për të përgatitur zgjedhjet nevojiten 60 ditë

Në debatin politik për datën e zgjedhjeve janë përfshirë tani edhe reagimet e drejtueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Drejtuesja e kësaj zyre, Ruth Brand, i ka dërguar kancelarit Olaf Scholz një letër në të cilën i bën thirrje të mos nxitojë me datën për zgjedhje të reja. Për arsye organizative, kjo është e rrezikshme, shkruan drejtoresha e zgjedhjeve Ruth Brand në letrën drejtuar Scholzit.

Letra mban tiutllin: “Sfidat dhe rreziqet e zgjedhjeve të parakohshme në janar ose shkurt 2025”. Sipas Ruth, “në përgjithësi, në këtë rast unë shoh një rrezik të lartë që të cenohet gurthemeli i demokracisë dhe besimit në integritetin e zgjedhjeve.”

Për një zgjedhje të mirëorganizuara duhet të shfrytëzohet plotësisht periudha prej 60 ditësh nga shpërbërja e Bundestagut. “Nëse datat dhe afatet do të bien gjatë sezonit të Krishtlindjeve ose në periudhën e ndryshimit të viteve, periudha shumë e shkurtër prej 60 ditësh do të shkurtohej ndjeshëm”, shkruan Brand.

Ajo do të takohet me kolegët e saj të hënën (11.11.) për të diskutuar mbi problemet e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Rreziqe të paparashikueshme?

Sipas Brand, kjo mund të çojë në “rreziqe të paparashikueshme në të gjitha nivelet”. Një sërë detyrash duhet të kryhen në një kohë të shkurtër: Sigurimi i infrastrukturës së IT në nivel federal, shtetëror dhe lokal, duke përfshirë masat e sigurisë kundër kërcënimeve hibride; Përgatitja e materialeve të votimit si fletëvotimet, e cila është e vështirë për shkak të pengesave aktuale të furnizimit; Emërimi dhe trajnimi i punonjësve zgjedhorë; Organizimi dhe pajisja e dhomave të përshtatshme të votimit.

Brand gjithashtu ka frikë se propozimet zgjedhore nën presion kohor mund të kenë gabime, që sjellin mosmiratime e probleme të reja. P.sh. partitë pa përvojë që duhet të mbledhin nënshkrime mbështetëse do të ishin nën presion edhe më të madh kohor. Mbingarkimi i zyrave zgjedhore mund të rezultojë që dokumentet e votimit postar të mos dërgohen në kohë, veçanërisht jashtë vendit.

Brand i bën thirrje Scholz-it të marrë parasysh rreziqet e përmendura kur shqyrton zgjedhjet e parakohshme dhe të mbështesë autoritetet në përgatitjen dhe zbatimin e duhur të zgjedhjeve./DW

Etiketa: datadebatee parakohshmeGjermaniOlaf ScholzZgjedhjet

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025
BOTA

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025
BOTA

Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

15:25 : 13/11/2025
BOTA

Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani

12:23 : 11/11/2025
AKTUALITET

Kandidat i PS-së për Tepelenën, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë

11:58 : 08/11/2025
AKTUALITET

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarë do zgjedhin kryetarët e 5 bashkive

08:33 : 08/11/2025
Para

Trump dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com