• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik ankimon sërish vendimin e KPK për Periand Teta

Pasi iu nënshtrua dy proceseve në KPK dhe një procesi në Kolegj, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Periand Tetën është sipas Komisionerit Publik sërish me probleme. Komisioneri i kërkon Kolegjit të Apelimit të caktojë për Tetën detyrën si gjyqtar ose prokuror si alternative të vetme ligjore.

18:10 : 07/11/2024
në AKTUALITET, VETTING

Ish-ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë Periand Teta u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas një procesi që fillimisht e konsideroi atë të dorëhequr. Por edhe pas konfirmimit, që u vendos pas ankimit të Komisionerit Publik dhe vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, çështja duket se do vijojë.

Komisioneri Florian Ballhysa ankimoi të enjten vendimin për konfirmim në detyrë, duke arsyetuar se ai binte ndesh me ligjin. Ballhysa arsyeton se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk kishte tagër ta emëronte Tetën si këshilltar në Gjykatën e Lartë, punë prej të cilës ai ishte larguar në vitin 2017.

Ballhysa arsyeton se Kolegji duhet të ndryshojë vendimin e KPK dhe ta caktojë Tetën si gjyqtar ose prokuror, siç përcaktohet në ndryshimet kushtetuese dhe ligji për rivlerësimin

“Referuar nenit 179/b të Kushtetutës, nenit F, të aneksit të Kushtetutës, jurisprudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr. 84/2016, të vendosë: – Ndryshimin e vendimit nr. 803, datë 1.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe zbatimin e dispozitave të nenit 58, pika 2, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në ankim. Kjo pjesë e ligjit përcakton se subjektet që i nënshtrohen me dëshirë vetingut, edhe pse ishin ish=ndihmës ligjor, apo ish gjyqtarë e prokurorë, emëroheshin në detyrë si gjyqtar dhe prokuror.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

Komisioneri Publik vlerëson se kjo është “e vetmja alternativë ligjore për Komisionin, pas kalimit me sukses të procesit të rivlerësimit”.

Teta iu nënshtrua dy herë hetimit administrativ, fillimisht  Komisioni konstatoi se ai dhënë pëlqimin në mënyrë të heshtur për ndërprerjen e kontratës së tij të punës si ndihmës ligjor, duke e ndërprerë procesin e vetingut pa vendim përfundimtar.

Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, duke e konsideruar arsyetimin e fakteve dhe rrethanave ligjore jo të qartë dhe të pamjaftueshëm për shmangien e zbatimit të nenit G të aneksit të Kushtetutës, ku përcaktohet se në rastet e dorëheqjeve të subjekteve të rivlerësimit, vendoset dhe sanksioni që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Teta paraqiti apel kundërshtues në KPA, kundër ankimit të Komisioneres Publike dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit, ose urdhërimin e vijimit të hetimit administrativ ndaj tij. KPA çmoi se Teta kishte dëshmuar në mënyrë të qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar procesit të vetingut dhe urdhëroi Komisionin për vijimin e procesit kalimtar për këtë subjekt rivlerësimi.

Pas një seancë dëgjimore pa probleme në të tri kriteret e rivlerësimit, Teta u konfirmua në detyrë  më 1 tetor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Roland Ilian.

Por ky vendim është i ankueshëm sipas Komisonerit Publik, që i kërkon KPA ta caktojë Tetën në postin e gjyqtarit ose prokurorit, si të vetmet alternative ligjore.

Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 deri në korrik të 2017-ës, kur është liruar nga detyra me urdhër të ish-kryetarit të atëhershëm. Urdhri lirimit ka ardhur pasi Teta ka kërkuar të dijë për vijueshmërinë e punës së tij, në kushtet që gjyqtares pranë të cilës punonte si këshilltar, i kishte përfunduar mandati në qershor të vitit 2016./Reporter.al

Etiketa: komisioneri publikkpakpkPeriand Tetavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
Para

Prokurori Lazër Çardaku jep shpjegime për pasurinë

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com