• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi?

19:11 : 07/11/2024
në RAJONI

Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka sjellë paqartësi në Evropë.

Dhe, kjo mjegulli vlen edhe për qasjen që administrata e tij do të ketë ndaj procesit të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë, në Serbi dhe në Evropë, thonë se nuk presin që çështja e dialogut të Brukselit të jetë lart në agjendën e tij, kur Trump ta marrë mandatin e tij të dytë presidencial më 20 janar 2025.

Sipas tyre, para vetes ai ka tema më me prioritet, sikurse luftërat në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme, të cilave ai është zotuar se do t’u japë fund.

Lexo edhe:

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

Donika Emini, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht paqartësive të krijuara rreth politikave që do të ketë Trump ndaj kontinentit evropian, “ka shumë gjasa që të ketë përfshirje aktive të SHBA-së në procesin” e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ajo, madje, pret që të ketë shtytje nga SHBA-ja dhe BE-ja për arritje të përparimit në dialog, por edhe vazhdim të presionit.

“Çështja do të kthehet sërish tek Asociacioni, çështja do të kthehet prapë te marrëveshjet që Kosova është zotuar t’i zbatojë. Mënyra se si do të navigohet në raport me Serbinë dhe Kosovën është e panjohur, mirëpo nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në raport me presionin që i është bërë deri më tani Kosovës karshi këtyre çështjeve”, thotë Emini.

SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht u kërkojnë palëve që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, teksa Kosova ka vite që përballet me presion të vazhdueshëm që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se pavarësisht që dialogu s’pritet të jetë prioritet për Trumpin, kjo nuk nënkupton që do të rrezikohet “korniza e përgjithshme” e negociatave për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai deklaron për Radion Evropa e Lirë se është i sigurt që Trump do të ndërmarrë nisma “për t’i shkurtuar procedurat [e negociatave]” që kanë nisur më 2011, duke shtuar se për marrëveshjet e arritura, e që s’janë zbatuar, do të gjendet një metodë më efektive për t’i zbatuar “me nënshkrimin e marrëveshjeve individuale”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në praninë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në praninë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020.

Mospajtimet e mëparshme

Rol në shkallën e përfshirjes së administratës së Trumpit për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të luajnë edhe ngjarjet e mëhershme, si dhe personat që ishin të përfshirë në ndërveprimin me Kosovën gjatë mandatit të parë të Trumpit si president i SHBA-së.

“Do të varet nga ajo nëse zyrtarët kryesorë që ishin të përfshirë në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të parë të Trumpit [2017-2020], veçmas Richard Grenell, do të marrin poste në politikën e jashtme apo do të marrin ndonjë post tjetër në administratën e re”, thotë Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Grenell, bashkëpunëtor i ngushtë i Trumpit, atëbotë ishte edhe i dërguar i SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pasur një sërë mosmarrëveshjesh me Grenellin, i cili e kishte cilësuar shefin e ekzekutivit kosovar si “antiamerikan”. Ndërkaq, Kurti kishte pretenduar se emisari amerikan kishte gisht në rrëzimin e Qeverisë së tij të parë, në marsin e vitit 2020.

“Në vitin 2020 ka pasur tensione të mëdha, sidomos me Grenellin. Kështu që, të gjitha këto tensione, edhe në nivelin individual, mund të reflektojnë në politikat, në qasjen që do të ketë SHBA-ja në Evropë, dhe konkretisht në dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Donika Emini.

Sipas saj, telashe mund të shkaktojë edhe pjesëmarrja e Kurtit në Kuvendin e demokratëve amerikanë, gjatë fushatës zgjedhore në SHBA. Por, ajo thotë se Kosovës i duhet një qasje proaktive për të naviguar në një situatë të tillë, duke shtuar se shpreson “që Kosova do të jetë konstruktive dhe që ky konstruktivitet do të reflektojë edhe në anën tjetër”.

Ndërkaq, Serbia, sipas saj, gjatë katër vjetëve të fundit ka punuar dhe ka lobuar në SHBA, dhe ka shpresuar që Trump do të kthehet në pushtet. Por, Emini konsideron se afërsia që Beogradi ka me Kinën – të cilën Trump e kritikon vazhdimisht – mund të jenë problematike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Richard Grenellin, i dërguar i Trumpit për Ballkanin gjatë mandatit të parë në pushtet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Richard Grenellin, i dërguar i Trumpit për Ballkanin gjatë mandatit të parë në pushtet.

A do të riaktualizohet shkëmbimi i territoreve?

Një tjetër çështje që mund të riaktualizohet është çështja e shkëmbimit të territoreve. Weber thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund të “përdorë kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për të lobuar në SHBA për një ‘zgjidhje’ etno-territoriale”.

Kjo temë, që kundërshtohet nga Kurti, ishte shumë e diskutuar gjatë mandatit të parë të Trumpit, dhe ishte përmendur nga zyrtarë në Kosovë dhe në Serbi si mënyrë për të arritur te një marrëveshje përfundimtare.

Edhe Emini nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të kësaj teme. Ajo thotë se të gjitha çështjet mund të jenë të hapura për diskutim, për shkak të mosthemelimit të Asociacionit apo të mospërparimit në dialog.

Trump, sipas njohësve, mund të kërkojë edhe që të zbatohet marrëveshja për normalizim ekonomik, e arritur me Kosovën dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë më 2020.

Weber thotë se pret që Trump të angazhohet në Ballkan me lidhje marrëveshjesh që kanë në fokus tregtinë dhe ekonominë./REL

Etiketa: Dialogu Kosovë – Serbidonald trump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
AKTUALITET

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

10:42 : 23/06/2026
BOTA

Trump fajëson Iranin për tensionet në Liban, kërcënon me bombardime

22:24 : 21/06/2026
BOTA

“Më luti për të bërë një foto”/ Meloni i përgjigjet Trumpit: Shpifës, unë dhe Italia nuk lypim kurrë!

13:24 : 19/06/2026
BOTA

Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7: Më luti që të bëja foto me të

12:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Trump dhe Kushner ndezën fitilin! Shqipëria po ‘digjet’

16:05 : 16/06/2026
Para

Gafa e Gjermanisë, përfshin në listën e Ligës së Kombeve një sulmues letonez

TË GJITHA

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:03 : 24/06/2026

Protestat/ Rudina Hajdari: Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim

20:57 : 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

20:50 : 24/06/2026

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet