• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndihmësja ligjore, Laureta Ahmeti konfirmohet në detyrë

Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse për ndihmësen ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Laureta Ahmeti dhe e konfirmoi atë në detyrë në mënyrë unanime.

17:12 : 04/11/2024
në AKTUALITET, VETTING

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Laureta Ahmeti u konfirmua në detyrë të hënën më 4 nëntor, pasi gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në të njëjtën ditë, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Procesi për vetingun e Ahmetit u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Burnilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Laureta Ahmeti është emëruar si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit në vitin 2016, ku dhe vijon ta ushtrojë detyrën.

Komisioni ka verifikuar burimet e krijimit të një apartamenti me sipërfaqe 125 m2 në Tiranë, të porositur në vitin 2010 kundrejt vlerës 137 mijë euro.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

Subjekti ka deklaruar se ka kontribuar për blerjen e kësaj pasurie me shumën monetare prej 2.3 milionë lekësh, ndërsa pjesa tjetër është investuar nga bashkëjetuesi dhe prindërit e tij.

Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamundësi e subjektit për të krijuar një pjesë të shumës 2.3 milionë lekë. Ndërkohë, nga verifikimi të ardhurave të bashkëjetuesit dhe prindërve të tij nga aktivitetet e tyre private, Komisioni ka konstatuar se ata kishin mundësi financiare për të mbuluar gjithë vlerën e investimit, pa përfshirë kontributin e subjektit të rivlerësimit.

Megjithëse Ahmeti ka deklaruar të ardhura nga qiradhënia e këtij apartamenti për periudhën 2010-2016 në masën totale rreth 23 mijë e 500 euro, ato nuk janë përfshirë në analizë prej Komisionit pasi nuk janë shlyer detyrimet tatimore.

Ahmeti deklaroi se dakordësohej me gjetjet e KPK. Në vijim ajo sqaroi se pamundësia e konstatuar vinte si paosjë e moskonsiderimit të një pjese të të ardhurave nga punësimi para vitit 2006. Ajo nënvizoi se punësimi është pasqyruar në librezën e punës, por për shkak se Instituti Sigurimeve Shoqërore nuk ka konfirmuar një pjesë të kontributeve, ato të ardhura nuk janë konsideruar.

Sipas subjektit, të gjitha të ardhurat e saj janë të ligjshme dhe se ka pasur mundësi për kontributin e saj në blerjen e apartamentit në masën 2.3 milionë lekë.

Lidhur me qiradhënien e apartamentit, ajo shpjegoi se kontratat janë bërë me shkresë të thjeshtë. Sipas Ahemetit, vetëm kur kishte plotësuar deklaratën veting e kishte konstatuar se qiramarrësi nuk kishte shlyer detyrimet tatimore. Ajo shtoi se detyrimet janë shlyer.

Komici nuk evidentoi probleme për një depozitë rreth 1 milion e 140 mijë lekë, si dhe për pasuritë e bashkëjetuesit, dy apartamente dhe një njësi në Fushëkrujë, ku dy të parat janë krijuar prej prindërve dhe gjyshërve të tij kohë para nisjes së bashkëjetesës, si dhe para fillimit të detyrës. Pa probleme ka rezultuar dhe blerja e një automjeti në vitin 2006 për çmimin 600 mijë lekë.

Po ashtu, sipas Komisionit, bashkëjetuesi Ahmetit ka rezultuar me burime financiare të mjaftueshme për krijimin e dy depozitave bankare në shumat 2 milionë lekë dhe 3.1 milionë lekë, si dhe të një gjendje cash 500 mijë lekë, me të ardhurat nga puna si noter.

Ndihmësja ligjore, Laureta Ahmeti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. për profesionalizmin u evidentuan disa gjetje për të cilat ajo dha shpjegime të përmbledhura.

Komici vërejti se në dosjet e shqyrtuara, është konstatuar se në një projekt-vendim subjekti nuk ka shënuar gjeneralitetet e plota të palëve, por vetëm emrat dhe mbiemrat dhe në një rast u evidentua se arsyetimi ka qenë i shkurtër.

Sipas Komicit, subjekti në një çështje për largimin e një personi nga puna prej një institucioni publik, nuk ka orientuar drejtë gjyqtarin. Relatori shtoi se duket se subjekti ka orientuar gjyqtarin që paditësi të përfitonte pa të drejtë gjashtë muaj pagesë.

Ahmeti solli në vëmendje se periudha e rivlerësimit profesional shtrihet në katër muajt e parë të punës së saj. Ajo pohoi se punonin pas shpalljes së vendimit dhe se në dosje nuk ka asnjë akt të punuar nga ndihmësi ligjor.

Edhe lidhur me konstatimin për orientim të gabuar në çështjen që trajtonte padinë e një nëpunësi të larguar nga detyra, subjekti tha se kishte punuar për zbardhjen e vendimit. Ajo u shpreh se zgjidhja e kontratës së punës ishte bërë në kushte të jashtëzakonshme, pasi ishte zgjidhur në mënyrë të pajustifikuar. Po ashtu, nuk ishte respektuar afati i njoftimit për largimin nga puna. Subjekti sqaroi se paditësi kishte kërkuar si shpërblim 12 paga, por gjykata kishte vendosur të shpërblehej me gjashtë rroga.

Në përfundim Ahmeti kërkoi konfirmimin në detyrë.

Pasi u tërhoq për afro një orë, Komisioni vendosi në mënyrë unanime ta konfirmojë në detyrë ndihmësen ligjore, Laureta Ahmeti./Reporter.al

Etiketa: kpkLaureta Ahmetindihmëse ligjorevetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
Para

E rëndë në Kosovë! Përdh*nohen dy të mitura, njëra prej tyre u sulmua nga 5 persona

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com