• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës dhe Serbisë?

17:42 : 04/11/2024
në RAJONI

Linjat ndërlidhëse energjetike në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat menaxhohen nga Operatorët e Sistemit të Transmisionit të të dyja vendeve, janë fizikisht funksionale dhe aktive, por për arritjen e qëllimeve komerciale, është e rëndësishme që ato të përdoren.

Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT), duke theksuar, po ashtu, se shpërndarja e kapaciteteve neto transmetuese në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’u ofronte palëve më shumë mundësi për tregtimin e energjisë elektrike.

Përndryshe, linja ndërlidhëse paraqet një lloj kufiri energjetik, përkatësisht lidh sistemet energjetike të dy ose më shumë vendeve, mundëson shkëmbimin e energjisë elektrike dhe rrit stabilitetin e sistemit, si dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 24 tetor se është bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë dhe se Beogradi është pajtuar për t’i lëshuar në funksion linjat ndërlidhëse deri në fund të nëntorit.

Lexo edhe:

Kosovë/ PDK dhe AAK: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë Vetëvendosjes

Policia e Kosovës gjen raketahedhëse në Mitrovicë të Veriut, prodhim serb

Radio Evropa e Lirë e kontaktoi kabinetin e Bislimit për më shumë detaje lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje.

Pala serbe nuk e përmendi atë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth saj.

I dërguari i posaçëm i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 29 tetor, disa ditë pas takimit me Bislimin dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, se nuk ka pasur përparim sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por shtoi se është optimist kur bëhet fjalë për çështje të tjera.

“Ka pasur përparim në disa çështje të tjera të rëndësishme, të cilat do t’i monitorojmë në javët në vazhdim”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Facebook.

Ai nuk specifikoi saktësisht se për çfarë përparimi bëhet fjalë, por tha se është takuar me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, KOSTT-i shpjegoi për REL-in se Kosova, aktualisht, ka tri linja ndërlidhëse plotësisht funksionale: në kufi me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të Kosovës thuhet se Elektrorrjeti i Serbisë ka bllokuar linjat ndërlidhëse për përdorim komercial edhe në vitin 2023 dhe se rezultat i këtij bllokimi ka qenë mungesa e kapacitetit transmetues ndërkufitar.

“Mungesa e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare, si rezultat i bllokimit të linjave interkonektive për operim komercial nga ana e Serbisë, vazhdon të shkaktojë vështirësi serioze për tregtarët, siç është pengimi i tregtisë së energjisë në këtë kufi, duke reflektuar kështu me rritjen e çmimit të kapaciteteve ndërkufitare në kufijtë e tjerë dhe çmimin e importit të energjisë, për Kosovën dhe për Evropën Juglindore”, u tha, mes tjerash, në raportin e publikuar në mars.

KOSTT: Marrëveshja operative me Elektro-ekonominë e Serbisë (EMS) mundëson bashkëpunim më të madh

Ndër hapat e fundit drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes për Energjinë është pikërisht lëshimi në funksion i linjave ndërlidhëse.

“Hap i ardhshëm mund të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes Operative ndërmjet KOSTT-it dhe EMS-së – me të gjitha anekset teknike – e cila mundëson bashkëpunim më të madh në mes të dy operatorëve të sistemit të transmisionit”, tha KOSTT-i për Radion Evropa e Lirë.

Deri në publikimin e këtij artikulli, EMS-ja nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a planifikon të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me KOSTT-in.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për energjinë në vitin 2013 dhe 2015, ndërsa në qershor të vitit 2022, dy palët miratuan Udhërrëfyesin për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Atëkohë, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun, tha se marrëveshjet për energjinë të viteve 2013 dhe 2015 “janë zbatuar vetëm pjesërisht”.

Ndërkohë, pas nënshkrimit të Udhërrëfyesit, u funksionalizua plotësisht kompania Elektrosever, e cila i furnizon me rrymë komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe mbledh faturat që filloi t’ua dërgojë konsumatorëve qysh në fillim të këtij viti.

Deri atëherë, banorët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk e paguan rrymën për rreth 25 vjet.

Kompania Elektrosever është në pronësi të Elektro-ekonomisë së Serbisë, por në Kosovë është e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës.

Në bazë të Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve energjetike, KOSTT-i ofroi qasje edhe në nënstacionin e Vallaçit, i cili e siguron shumicën e energjisë elektrike për qytetarët në veri të Kosovës. Ai, gjithashtu, e furnizon me energji elektrike hidrocentralin në liqenin e Ujmanit.

Vallaçi është një nga nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në sistemin e transmisionit.

Ai është i lidhur me pesë linja të tensionit të lartë 110 KV: Trepça, Skenderaj, Ujmani, Ilirida (afër Mitrovicës) dhe Palaj (afër Prishtinës), si dhe me stacionin Novi Pazar 2 (linjë ndërlidhëse Kosovë-Serbi).

Roli i Vallaçit është të sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike për palët e kyçura në këtë nënstacion brenda Sistemit të Transmisionit të Kosovës.

Ky nënstacion është i rëndësishëm edhe për shkëmbimin fizik të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes linjës ndërlidhëse Valaç-Novi Pazar.

Në Strategjinë e Energjisë të Qeverisë së Kosovës për periudhën 2022-2031 thuhet se disa nga synimet strategjike të vendit janë forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimi i tregut kosovar.

Aty, po ashtu, thuhet se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Komunitetit të Energjisë, për të krijuar një treg të lirë, të integruar dhe konkurrues të energjisë elektrike./REL

Etiketa: hapja e kufirit energjetikkosoveSerbi

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Kosovë/ PDK dhe AAK: Kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë Vetëvendosjes

12:02 : 23/07/2025
RAJONI

Policia e Kosovës gjen raketahedhëse në Mitrovicë të Veriut, prodhim serb

18:36 : 21/07/2025
RAJONI

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

16:16 : 21/07/2025
RAJONI

Opozita serbe në Kosovë në kërkim të bashkimit për zgjedhjet lokale

15:18 : 21/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të

11:44 : 21/07/2025
RAJONI

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025
Para

Steve Bannon: Fitorja e Donald Trump është 100% e sigurtë

TË GJITHA

Moti bën kthesën e madhe, Metereologia: Do të bien ndjeshëm temperaturat

09:26 : 24/07/2025

Rama mbledh sot kabinetin qeveritar

09:13 : 24/07/2025

Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit

09:11 : 24/07/2025

Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra

09:01 : 24/07/2025

Cilësia e jetës, në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

08:52 : 24/07/2025

Njihet si Visi i garave, kush është shënjestra e shpërthimit me tritol në Tiranë

08:31 : 24/07/2025

Në 59% të bashkive, numri i bizneseve të vogëla në rënie nga tkurrja e popullsisë

08:29 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com