• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra në Shkodër, Dogjani: Policia dhe familjarët e dinë kush janë vrasësit

19:21 : 31/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Masakra me tre viktima në mes të ditës në Shkodër tronditi mbarë opinionin publik.

Ih-drejtuesi i Policisë, Asllan Dogjani, i prekur nga ngjarja, akuzoi Policinë për lidhje me krimin. Sipas tij ngjarja e djeshme ishte e paralajmëruar, pasi viktima Arlind Bushati kishte denoncuar para disa ditësh në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

“Situata që kemi kaluar dhe krahasimet me ditët e sotme është e tmerrshme kur shikon që në vend që rendi dhe siguria të vinte duke u forcuar. Ka ndodhur e kundërta. Kjo nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e krimit me policinë. Dhe për këtë jam plotësisht i bindur. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe. Shqipëria si vend që aspiron në BE duhet të forconte strukturat dhe të rriste anën profesionale të policisë së shtetit kundër krimit. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur në hyrje të Shkodrës ka lëvizje të shumta të lëvizin të armatosur dy makina me tre persona me dy automatikë. A mundet që këta të lëvizin në mes të Shkodrës me armë pa mbështetjen e policisë. Nuk ma mbush njeri mendjen që në një qark policia vetëm kur nuk do se edhe miza kur kalo në qarkun e policisë, drejtorët e policisë janë në gjendje ta marrin vesh. Bushati e kishte paralajmëruar, këtu nuk vjen era shtet, por shtetit i vjen era krim. Grupet kriminale janë me hapa përpara policisë. Ata komandojnë e vendosin shefat e policisë”, tha Dogjani per A2CNN.

Duke mbështetur deklaratën e Berishës se Policia i ka nxjerrë në pritë viktimat, Dogjani thekson se nëse policia do t’i mbante nën kontroll personat me precedentë penalë, ngjarja e djeshme do të ishte shmangur. Ai thekson se grupet kriminale janë më të fuqishme se shteti dhe janë futur edhe në politikë e biznes. Sipas tij në Shkodër ka territore ku policia nuk hyn dot.

“Unë e kam paralajmëruar që policia po degradon. Policia i ka nxjerrë në pritë. Por fakti që këta grupe kriminale kanë mbështetjen e policisë e drejtuesve nuk kanë frikë dhe guxojnë e lëvizin me armë do të thotë që nëse policia do të ishte në krye të detyrës dhe do mbante nën kontroll personat me precedentë penalë nëse do punonte për zbulimin e ngjarjes nuk do të ishte vrarë Arlind Bushati. Një pjesë e mirë e drejtuesve të policisë kanë dalë në dosjen “Metamorfoza, thonë që ka ministra e kryeministër, prokurorë e gjyqtarë këto duhet t’i bëjë transparent SPAK. nuk duhet policia të fokusohet për të ruajtur karrigen e kryeministrit. Në Shkodër ka territore ku policia nuk futet dot pa lejen e grupeve kriminale. Ka disa lloj krimesh, por Shkodra e ka krimin më të hapur”, u shpreh Dogjani.

Lexo edhe:

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

Pengmarrje në një bankë në Gjermani, humb jetën një person

Për situatën e sigurisë në vend, Dogjani akuzon kryeministrin Rama që sipas tij në vitin 2013 organizoi gjithë grupet kriminale për të ardhur në pushtet. Ai thotë se është e tmerrshme që tani krimi po vret edhe njerëz të pafajshëm.

“Rama thotë hëngshin kokat e veta. Tani krimi po ha dhe kokat e njerëzve të pafajshëm. Unë kam kërkuar interpelancë, ishte rasti në Memaliaj, ku u vra kamarieri, u vranë të pafajshëm. Një nënë në rrugën “Don Bosko”, është e tmerrshme. Këto ndodhin se në krye të qeverisë kemi një kriminel është mbetja më e rrezikshme në Shqipëri se kur ka ardhur në pushtet tha që për 300 ditë do të siguroj rendin dhe qetësinë. U vra në Elbasan ai djali kur shënjestër ishte tjetër kush. Nesër mund të na ndodhë ne, mund t’i ndodhë një gazetari”, deklaroi Dogjani.

Dogjani shkon edhe më tej kur deklaron se Policia dhe familjarët e dinë se kush janë autorët e masakrës së djeshme në Shkodër.

“Kush janë autorët? Kujtoni se nuk i di policia kush janë? Këta grupe kanë organizuar edhe vrasje me pagesë. Edhe për 5 mijë euro të vrasin. Të gjithë ne jemi të rrezikuar, por nuk duhet të mbyllim gojën. Familjarët e dinë kush janë vrasësit edhe policia i di në rrugë operative” perfundoi Dogjani.

Etiketa: dogjanikrimmasakraShkodervrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BOTA

Pengmarrje në një bankë në Gjermani, humb jetën një person

18:56 : 24/07/2026
AKTUALITET

Dështojnë negociatat me RENEA-n, vetëvritet brenda makinës Nertil Buzi

16:59 : 24/07/2026
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

15:26 : 24/07/2026
AKTUALITET

Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet. Profili i Refit Buzit

11:32 : 24/07/2026
AKTUALITET

Pas krimit në Roskovec, autori kërcënon me vetëvrasje, ‘ngujohet’ brenda makinës

11:28 : 24/07/2026
Para

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş