• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Premtime boshe të Ramës”/ BIRN: Pensionet nuk do të përmirësohen as në 3 vitet e ardhshme

13:11 : 30/10/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ministria e Financave dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë projekt-buxhetin e vitit 2025. Të dhënat financiare të shtetit tregojnë për rritjen e të ardhruave me vetëm 5.7%, ndërsa shpenzimet për pensione, edhe pse nuk parashikohet të ketë rritje, do të zënë 23% të të gjitha shpenzimeve.

Projektbuxheti i shtetit për vitin 2025 mbështetet në parashikimin për rritjen e të ardhurave me vetëm 5.7% ndërsa ushtria e stërmadhe e pensionistëve do të marrë 23% të të gjitha shpenzimeve dhe 25.5% të të gjitha të ardhurave pavarësisht se qeveria nuk ka planifikuar rritje të pensioneve.

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm paraqet gjendjen e ekonomisë shqiptare, një ekonomi që, sipas vlerësimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, pritet të ketë një rritje anemike prej vetëm 5% në terma nominalë, rritje që nuk pritet të përmirësohet as në vitin 2026 apo në vitin 2027 dhe që dukshëm nuk mundëson rritje pensionesh pavarësisht premtimeve të bujshme të kryeministrit në këtë fushë. Projektbuxheti gjithsesi parashikon një rritje anormale në shpenzimet për paga, me 17.8%, gjë që dukshëm reflekton politikën paraelektorale të qeverisë dhe që pritet të pasohet, sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, me zero rritje në vitet 2026 dhe 2027, pra pas zgjedhjeve.

Të ardhurat e përgjithshme të qeverisë pritet të arrijnë vitin e ardhshëm në 755 miliardë lekë, rreth 7.55 miliardë euro sipas kursit të sotëm. Këto të ardhura krijohen nga taksat dhe tarifat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore që paguajnë qytetarët. Kundrejt nivelit të të ardhurave që pritet të realizohen në vitin 2024, rritja do të jetë në masën 5.7%. Me këtë rritje, qeverisë do t’i duhet të mbushë shumë xhepa, nga njëra anë xhepat e shpuar të koncesioneve që gllabërojnë para për rrugë të papërfunduara apo për incineratorë që nuk ndizen dhe nga ana tjetër, për të paguar interesat e borxhit publik, të cilat janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Të ardhurat shtesë nevojiten gjithashtu të përdoren për rritjen e pritshme të shpenzimeve për pensione, jo për rritje të pensioneve, por për shtesën në shpenzime të shkaktuar nga rritja e numrit të pensionistëve. Kështu, të ardhurat e buxhetit në vitin e ardhshëm pritet të jenë 400 milionë euro më shumë se këtë vit por shpenzimet e buxhetit për pensione pritet të jenë 143 milionë euro më të larta ndërsa shpenzimet për interesa pritet të jenë rreth 40 milionë euro më shumë. Qeveria ka lënë mënjanë edhe 57 milionë euro si rezervë për të paguar borxhin në rast se interesat rriten më shumë se sa kaq.

Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit pritet të jenë 823 miliardë lekë ose afërsisht 8.23 miliardë euro me kursin e sotëm të këmbimit. Nga këto, investimet publike parashikohen të jenë 1.6 miliardë euro ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime korrente, pra shpenzime të tilla si paga, pensione apo interesa borxhi.

Lexo edhe:

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

The Telegraph me kritika: I vetmi ndryshim mes Keir Starmer dhe Edi Ramës, gjatësia

Rritje mjerane

Problemi i parë dhe i fundit i buxhetit të shtetit dhe të ekonomisë shqiptare në përgjithësi është rritja modeste e ekonomisë e parashikuar, jo vetëm nga institucionet ndërkombëtare si FMN e BB, por tashmë edhe nga vetë Ministria e Financave. Banka Botërore parashikon rritje ekonomike reale në masën 3.5% për vitet 2025 e 2026 dhe Ministria e Financave parashikon rritje ekonomike nominale prej 5.1% për deri në vitin 2027. Ndërsa qeveria ulëret çdo ditë për suksesin e saj në sektorin e turizmit, e madje pretendon se do të përfshijë edhe pensionistët në rritjen ekonomike, fakti është që ky sektor është shumë i vogël. Ai zë vetëm 3.7% të ekonomisë shqiptare dhe për rrjedhojë, edhe nëse rritet me 30 apo me 50% nuk është në gjendje të përmirësojë jetën e pjesës dërrmuese të shqiptarëve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se potenciali i rritjes ekonomike të Shqipërisë në terma realë është 4.5% në vit. Diferenca nga 3 në 4.5, në kushtet aktuale përkthehet në një shumë monetare prej 410 milionë eurosh. Me pak fjalë, rritja ekonomike optimale lë në duart e qytetarëve rreth 410 milionë euro më shumë çdo vit në krahasim me rritjen aktuale. Shkaqet se pse rritja është anemike apo poshtë potencialit dukshëm lidhen me atë që në teori njihet si “keqalokimi i burimeve”, pra përdorimi i buxhetit të shtetit në punë që nuk kanë potencial të lartë kthimi të investimit.

Telashet e ekonomisë kombëtare sipas gjasave do të vijnë në përkeqësim në vitet në vijim. Numri i shqiptarëve në prag të pensionit është shumë më i lartë se sa numri i shqiptarëve që pritet të hyjnë në tregun e punës, gjë që do të thotë se kostoja e pensioneve do të rritet më shpejt se sa numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore. Përballë kësaj situate, vetëm reformat strukturore që sjellin rritje më të lartë ekonomike mundet të ndihmojnë për të paguar, jo rritje pensionesh, por së paku ato pensione minimale./BIRN

Etiketa: boshebuxhetiEdi Ramanuk do te permiresohenpensionetpremtime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025
AKTUALITET

The Telegraph me kritika: I vetmi ndryshim mes Keir Starmer dhe Edi Ramës, gjatësia

21:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025
AKTUALITET

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

16:43 : 15/05/2025
AKTUALITET

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
Para

Protesta tek ish-Shqiponja/ Sekuestrohen 2 makina, nën hetim 4 deputetë, një protestues i arrestuar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com