• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetjet toksike vërtiten në det, anija s’ka leje të ankorohet në Durrës

12:46 : 30/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokurorët shqiptarë urdhëruan që kontejnerët e mbushur me mbetje industriale të dyshuara se janë të rrezikshme të mbahen larg portit derisa të provohet e kundërta. Anija turke “Moliva”, e cila mbërriti mëngjesin e së hënës me 102 kontejnerët që dyshohet se përmbajnë mbetje toksike vazhdon të qëndrojë në radën e jashtme të portit detar të Durrësit në pritje të një vendimi për ankorimin e saj në kalatë dhe shkarkimin e kontejnerëve.

Autoritetet nuk kanë marrë ende një vendim lidhur me atë që do të bëhet me konteinerët. Përveç 102 kontejnerëve me mbetje, në bordin e anijes turke, ndodhen edhe 97 kontejnerë të tjerë të kompanive private, që janë në pritje për t’u shkarkuar. Sipas “Topchannel”, një ide për ta ankoruar anijen në Porto Romano dështoi, pasi autoritetet portuale atje (porti MBM) refuzuan kërkesën për ta pranuar ngarkesën e rrezikshme dhe që kërkon kushte të veçanta sigurie. Në këto rrethana të pazakonta, Autoriteti Portual i Durrësit i ka kërkuar Prokurorisë që të marrë ajo një vendim mbi vendin ku do të shkarkohen kontejnerët, për shkak të dyshimeve mbi përmbajtjen e tyre.

Ndërkohë që agjensia e huaj e lajmeve “Bloomberg” i ka dedikuar një artikull të gjatë anijes me mbetje. Edhe njëherë përmendin faktin se ishte Rrjeti i Veprimit Basel me bazë në Seattle, ai dha alarmin se më shumë se 800 ton pluhur furre po transportohej ilegalisht për në Tajlandë.

Ngarkesa ka ndezur polemika edhe në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe tashmë autoritetet shqiptare po kryejnë hetime në bashkëpunim me Zyrën Kundër Mashtrimit të Bashkimit Europian (OLAF) për mënyrën sesi u transportua ngarkesa nga porti i saj pa autorizim. Urdhri për sekuestrimin e prokurorëve citonte kode penale që ndalojnë eksportimin e paligjshëm dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare. Vetë Prokuroria e Durrësit kërkon që kontejnerët të mbahen të mbyllur dhe nën mbikëqyrje 24-orëshe me kamera. I pranishëm në portin e Durrësit është edhe Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i Basel Action Netëork. Puckett u bëri thirrje gjithashtu autoriteteve shqiptare që të dërgojnë mostra të përmbajtjes së ngarkesës në laboratorë të pavarur për të siguruar një procedurë transparente testimi.

“Do të jetë shumë e lehtë përndryshe për njerëzit që të thonë se qeveria nuk e tha të vërtetën për rezultatet,”- tha ai.

Lexo edhe:

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

Si dolën mbetjet nga Shqipëria?

Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, thuhet se u nisën nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike më pas i ka shitur tek kompania ‘Sokolaj’. Më pas, ‘Sokolaj’ ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024. Udhëtimi i kontejnerëve të dyshuar ka vënë alarmin në shumë vende që kur u ngarkuan në portin shqiptar të Durrësit në korrik. Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën pasi u njoftua për përmbajtjen e saj të rrezikshme nga grupet mjedisore. Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.

Autoritetet tajlandeze dhe rrjeti i Bazelit kanë konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria nuk ka autorizuar zyrtarisht eksport mbetjesh. Ndërkohë çështja është në hetim nga Prokuroria e Durrësit, që po verifikon dokumentacionin e plotë dhe autorët e shkeljes së rëndë. Po ashtu, nga hetuesit në Shqipëri janë marrë edhe mostra nga “Kurum-i” për t’i krahasuar më pas me mostrat që do të merren nga konteinerët.

/Kapitali.al

Etiketa: anijadetKürümmbetjettë rrezikshmetoksike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
BOTA

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

18:37 : 15/07/2025
AKTUALITET

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

16:31 : 15/07/2025
AKTUALITET

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT)

09:33 : 12/07/2025
AKTUALITET

Pëson arrest kardiak sa hyn në det, ndërron jetë 59-vjeçari në Qerret

13:07 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Hoqëm renë e zezë të helmit”/ Çfarë deklaronte Rama 2 vite më parë për inceneratorin e Elbasanit

21:45 : 02/07/2025
Para

Sejko: Bankat nën sulme të vazhdueshme kibernetike

TË GJITHA

Daugavpils-Vllaznia/ Shkodranët përmbysin shifrat, Kevin Dodaj rihap kualifikimin

18:39 : 17/07/2025

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025

Zbulohen dy pozicionet ku Barcelona pritet të investojë në merkaton e verës

18:21 : 17/07/2025

Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

18:12 : 17/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ Çakrrit iu gjetën 5 doza kokainë, Bushgjokaj mohon krimin: Nuk e njoh!

18:07 : 17/07/2025

Tragjedi në futbollin amerikan, kampioni i Superbowl vdes në moshën 38-vjeçare

18:05 : 17/07/2025

EMRAT/ Plagosja në Sarandë, indetifikohen autorët! Shpallen në kërkim dy vëllezërit problematikë

18:02 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com