• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PAMJE/ Protesta e opozitës, “paralizohen” akset kryesore në gjithë vendin (REAGIMET)

17:09 : 29/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Prej orës 17:00 ka nisur “mosbindja civile” duke bllokuar qarkullimet në akset kryesore të vendit.

Ky aksion i përshkallëzuar i Partisë Demokratike vjen pasi mazhoranca ka injoruar kërkesën e opozitës për “Qeveri Teknike” para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Ndryshe nga protesta e mëparshme, aksioni i sotëm opozitar nuk do të jetë e përqendruar vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.

Më konkretisht, Partia Demokratike që prej orës 17:00 ka arritur që të bllokojë 6 pikat kryesore:

Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan

Lexo edhe:

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse janë bërë gati për çdo skenar të mundshëm që pritet të ndodhë në rrugët e kryeqytetit.

Në zonën e ish-doganës, andej nga pritet të kalojnë dhe protestuesit që do të vijnë nga qytetet e tjera, janë bërë gati një numër i konsiderueshëm makinash policie dhe zjarrfikësesh, në mënyrë që të mos bllokohen akset kryesore të kalimit të automjeteve.

Në shkresën për të marrë leje që Partia Demokratike i ka dërguar Policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm në këto 6 rrugë, apo do të lëvizin dhe në pika të tjera. Afati i bllokimit po kështu mësohet se do të jetë 3 orë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Protestuesit e parë të opozitës kanë filluar të mblidhen në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, Shkozet apo tek Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”,

Pamje nga Casa Italia – Sheshi Shqiponja:

 

1 nga 5
- +
  • Fotolajm/ Pankarta që personifikon narkoshtetin e Ramës: Salianji në burg, mafia në pushtet

Opozita po zhvillon protestën e parë të mosbindjes civile që shtrihet në të gjithë Shqipërinë duke bllokuar 6 pikë kryesore të qarkullimit në vend.

Qytetarët e shumtë që kanë bllokuar pikën hyrëse në kryeqytet, te ish-sheshi Shqiponja mbajnë në duar pankarta pikante që përshkruajnë narko-regjimin e Edi Ramës.

Në një pankartë ata ata shkruajnë se Salianji që denoncoi lidhjet e qeverisë me narkotrafikun gjendet në burg ndërsa Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama gjenden në pushtet.

Kujtojmë se opozita kërkon qeveri teknike, lirimin e liderëve të opozitës, Berisha, Meta dhe deputetit Salianji.

  • Vokshi: Qytetarët gjithnjë e më shumë po i bashkohen thirrjes së PD për protestë

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka folur për SYRI TV nga protesta që po ushtrohet nga qytetarët te ish-sheshi Shqiponja, të cilët kanë bllokuar hyrjen për në kryeqytet.

Sipas Vokshit, prezenca e qytetarëve në të gjashta pikat ku është bllokuar është shumë e madhe, gjë që tregon se qytetarët gjithnjë e më shumë po i bashkohen thirrjes së PD dhe opozitës për protestë, për të refuzuar këtë qeveri të kryesuar nga Edi Rama, kryeministri më i korruptuar në Europë.

“Janë 77 forma të ndryshme të mosbindjes civile, kjo është njëra prej tyre. Paralizimi i të gjitha akseve kryesore të Shqiëprisë, janë 6 akse që e paralizojnë Shqipërinë nga Veriu në Jug. Prezenca e qytetarëve në të gjashta pikat ku është bllokuar është shumë e madhe, gjë që tregon se qytetarët gjithnjë e më shumë po i bashkohen thirrjes së PD dhe opozitës për mosbindje civile, për të refuzuar këtë qeveri të kryesuar nga Edi Rama, kryeministri më i korruptuar në Europë.

Janë qytetarë që janë të zemëruar sepse nuk marrin shërbimet e ndryshme, nuk kanë shërbim arsimor, shëndetësor, sociale, nuk marrin ndihmën ekonomike etj. Secili prej qytetarëve që i janë bashkuar sot thirrjes së PD e ka jo një arsye por 1001 arsye. Kjo është njëra prej mënyrave të mosbindjes civile, do të kemi në vijim forma të tjera”, tha Vokshi.
  • Strazimiri: Po bllokojmë rrugët që përzënë shqiptarët nga Shqipëria

Opozita ka nisur protestën e saj, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Opozita paralajmëroi bllokimin e gjashtë segmenteve kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00.

Deputetët e PD-së u shpërndanë në 6 akse kryesore dhe është parashikuar të paralizohet qarkullimi për tre orë.

Drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.

Anëtar i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri nga terreni ku po ushtrohet protesta e mijërave qytetarëve te ish-sheshi Shqiponja.

“Është një protestë për të bllokuar rrugët ku përzënë shqiptarët nga Shqipëria, për të treguar se nuk kemi ndërmend të largohemi dhe do qëndrojmë këtu. Është një proces mosbindje civile, protesta është një formë, do kemi dhe forma tjera, për të treguar që ne jemi këtu dhe nuk kemi ndërmend të largohemi.”, tha Strazimiri.

  • Flamur Noka parkon i pari makinën në mes të rrugës

Ashtu siç u paralajmërua edhe më parë janë deputetët e PD të cilët kanë nisur bllokimin e rrugëve.

Siç shihet edhe në këtë foto, deputeti Flamur Noka ka “pakuar” makinën e tij në mes të rrugës, në zonën e njohur si ish-sheshi Shqiponja.

  • Mosbindja civile tek rrethrrotullimi i Milotit, protestuesit ulen këmbëkryq para kamionit

Në Lezhë protestuesit janë ulur këmbëkryq për të bllokuar rrugën tek rrethrrotullimi në Milot.

Disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin, kurse një tjetër u pa teksa varej në një prej kamionëve të transportit, duke e penguar të vijonte më tej.

Kujtojmë që në këtë rrethrrotullim janë caktuar deputetët: Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.

  • Paloka: Bllokimi i rrugëve, ky ishte qëllimi ynë sot

Qëllimi i sotëm i aksionit opozitar është bllokimi i rrugëve kryesore të Shqipërisë për tre orë. Deputeti i PD, Edi Paloka u shpreh se aksion opozitar në ditët në vazhdim do të vazhdojë.

“Sic e kemi deklaruar prej ditësh qëllimi i aksionit të sotëm është bllokimi i disa akseve rrugore. Do të vazhdojmë të bllokojmë rrugët. Atë që kemi deklaruar prej ditësh atë kemi bërë dhe atë do bëjmë. Qëllimi i sotëm është bllokimi i akseve”, tha Paloka.

Ndërkohë protestuesit tek mbikalimi i Shkozetit përvecse kanë bllokuar rrugën kanë djegur edhe goma. E njëjta situatë është edhe në akset e tjera, ku opozita ka bllokuar rrugët.

  • Boçi: Në ditët e ardhshme do të ketë akte që zgjasin me ditë

Protesta e sotme do të zgjasë 3 orë, por nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot, një nga pikat ku po protestohet, tha se do të ketë akte të tjera në ditët në vijim, që mund të zgjasin edhe me ditë të tëra.

“Kjo është protestë, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Do të ketë akte të tjera në vazhdimësi, që mund të jenë më të gjata se 3 orë, mund të jenë me ditë të tëra, për ti dhënë këtij vendi, shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Policia të zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin. Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila në anën tjetër duhet të respektojë ligjin”, tha Boçi.

  • Kaso: Jemi gati për t’u përballur me çdo reagim

Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Ivi Kaso, ka foluar për mediat nga Elbasani ky qytetarët kanë bllokuar qarkullimin në këtë aks.

Kaso kërkoi mirkuptimin e qytetarëve, të cilën janë bërë edhe vetë pjese e bllokimit. Ai theksoi se kjo formë proteste do të vijojë deri në orën 20:00.

“Protesta është masive, ne nuk kemi dyshime që policia e shtetit do të procedojë qytetarët, por kjo nuk do të na smbrapsë. Nuk kemi asnjë frikë për tu përballur me këtë regjim. Protesta është konform ligjeve dhe rregullave, është përcaktuar në njoftimin që i kemi dërguar policisë. Ne nuk kemi asnjë lloj arsye që t’i frikësohemi përplasjes me Policinë e Shtetit, nuk jemi në të parët që nisim provokimet, nëse na provokojnë do të marrin përgjigje”, – tha Kaso.

Digjen goma në mbikalimin e Shkozetit

Protesta e opozitës është përshkallëzuar, pasi përveç bllokimit të rrugëve qytetarët kanë djegur edhe goma në mbikalimin e Shkozetit.

Ndërkohë nga ana e policisë është bërë thirrje me megafon që qytetarët të distancohen nga aktet e dhunës, pasi në të kundërt do të ndiqen penalisht.

“Bllokimi i rrugës është vepër penale. Ju lutem hapni rrugën”, ishte thirrja e policisë.

  • Protesta, Spaho: Nuk do lejojmë që zgjedhjet e 2025 të jenë një proces farsë

Nga rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku protestuesit bllokuan rrugët, Spaho tha se nuk do lejojnë që zgjedhjet e 2025 të jenë një proces farsë.

Ai thotë se kanë kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për të realizuar qëllimin e tyre, krijimin e qeverisë teknike.

“Demokracia në Shqipëri po eliminohet. Synimi është që të ekzekutojnë opozitën dhe të sigurojnë në tavolinë një mandat të 4 në zgjedhjet e 2025. Ne nuk pajtohemi me këtë, nuk do lejojmë që zgjedhjet të jenë një farse elektorale. Kërkojmë një qeveri teknike që të garantojë standardet që ka vendosur OSBE ODIHR. Këtë shqetësim e shprehëm edhe në Strasburg për gjendjen e rëndë politike që po kalon Shqipëria. Kërkuam ndihmën e tyre që mund të realizojmë qeverinë teknike në zgjedhjet e ardhshme”, tha Spaho.

  • Hipur mbi kalë, mbështetësi i opozitës në mosbindje civile

Ndërkohë që deri më tani nuk janë shënuar incidente apo përplasje, një qytetar në Milot ka zgjedhur të protestojë hipur një kalë.

Një qytetar, i veshur me kostum popullor dhe hipur mbi kalë i është bashkuar protestës në Milot.

Për gazetarët ai tha se ka dalë të protestojë për bukën e gojës, ndërsa u shpreh se në SHBA duhet të fitojë Donald Trump.

“I bëj thirrje Amerikës… fiton Donald Trump shpëton bota. Mos fitoftë Donald Trump luftë. I bëj thirrje Trump të na shikojë. Edi Rama të ka ofenduar. Sot kam dalë, protestoj për bukën e gojës. Tërmeti ma prishi shtëpinë”, tha protestuesi.

Etiketa: mosbindja civileopozitapoliciaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025
AKTUALITET

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025
Para

Lirohet nga burgu ish këshilltari i Trump, Steve Bannon

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com