• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rritja e pensioneve me 20 lekë në ditë”/ Tabaku: Skemë e dështuar dhe qesharake

12:32 : 26/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka konsideruar qesharake rritjen pensioneve, sipas saj me vetëm 20 lekë në ditë, ndërsa shpehet se është një përpjekje e dështuar për të mbuluar rënien e fuqisë blerëse dhe sfidat ekonomike të 700 mijë pensionistëve në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se një pensionist në Shqipëri merr mesatarisht 131 euro në muaj, shumë më pak se fqinjët tanë në rajon dhe në Bashkimin Europian, ku pensionet janë pothuajse dyfish më të larta.

“Pensionet shqiptare nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat më themelore të jetesë dhe kjo është një padrejtësi e madhe që po ju bëhet një brezi që ka dhënë gjithçka për këtë vend,” deklaroi ajo.

Sipas saj, rritja e pagave dhe pensioneve nuk duhet të jetë thjesht një manovër propagande e qeverisë. Politikat aktuale fiskale dhe ekonomike favorizojnë një pakicë të privilegjuar, duke varfëruar shumicën e qytetarëve.

“Një skemë e dështuar pensioni, si kjo e miratuar në 2014-2015, nuk mund të sjellë të ardhura të dinjitetshme për qytetarët tanë në moshën e tretë,” përfundoi Tabaku.

Lexo edhe:

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

‘Ndëshkohet’ brezi i tranzicionit, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

Tabaku shtoi se dështimi i skemës së pensioneve është drejtpërdrejtë i lidhur me dështimin e ekonomisë së vendit, duke shtuar se rritja fiktive e pagave dhe politika e formalizimit të detyruar kanë krijuar një iluzion të zhvillimit ekonomik, por në realitet kanë përkeqësuar situatën. Bizneset detyrohen të rrisin pagat pa ndonjë rritje reale të produktivitetit, çka ka çuar në shtimin e informalitetit dhe mbylljen e shumë bizneseve të vogla. Kjo ka dobësuar më tej bazën e kontribuuesve të skemës së pensioneve, duke e bërë atë edhe më të paqëndrueshme.

Për më tepër, rritja e pagës minimale, thekson ajo, është përdorur si një mjet propagandistik për të treguar një përmirësim të kushteve ekonomike, por në realitet kjo nuk ka sjellë përfitime reale për qytetarët. Sipas Tabakut, Rritja e detyruar e pagës minimale ka rritur vetëm shpenzimet e biznesit dhe ka detyruar shumë prej tyre të reduktojnë numrin e të punësuarve, duke shtuar papunësinë dhe pasigurinë ekonomike.

Etiketa: pensioneqesharakerritjaTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

20:52 : 17/06/2026
AKTUALITET

‘Ndëshkohet’ brezi i tranzicionit, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

12:37 : 11/06/2026
AKTUALITET

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

11:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

I kërkojnë 1.1 mln lekë dhe i bllokojnë pensionin, drama e gruas pasi i vdiq burri

21:52 : 25/05/2026
BOTA

A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?

08:41 : 01/05/2026
AKTUALITET

Tabaku ngre alarmin: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin e punës

17:02 : 27/04/2026
Para

Digjet banesa në Shkodër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

TË GJITHA

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

15:50 : 24/06/2026

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş