• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Poshtë komunizmi, hajdut”/ Rama pritet me protesta në New York

18:34 : 26/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Me qindra qytetarë janë mbledhur në New York, ku kanë protestuar kundër pjesëmarrjes së Ramës në takimin e tij me diasporën atje, ndërsa ka pasur akuza se kryeministri ka marrë me vete administratën dhe kryebashkiakët e PS-së.

Me pankarta dhe flamurin kombëtar në duar, protestuesit kanë hedhur akuza të forta ndaj Ramës dhe kanë largimin e tij nga qeveria, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve dhe përçmimit që iu bën pensionistëve dhe shtresave më në nevojë të shoqërisë.

Kryeministri është përballur me zemërimin e diasporës atje, të cilët kanë shpërthyer njëzëri me thirrjet “Rama hajdut”, “Rama ik”, ‘Poshtë komunizmi”, “Liri Demokraci”.

 

Më tej ata kanë akuzar Ramën se ka shkuar për ditëlindjen e Sorosit dhe për të parë ndeshje basketbolli dhe bën sikur do takojë shqiptarë.

Lexo edhe:

Rruga e errët e emigrantëve shqiptarë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Aktivistja Flutura Zavalina shprehet se para se të hynte në politikë, Edi Rama ka qenë pa bukë e shtëpi duke kërkuar lëmoshë në Francë, ndërsa sot përçmon pensionistët me pensione tejet të ulëta. Sipas aktivistes, largimi i Ramës është nevojë për shkak se siç tha ajo, vendi u kanabizua në vend që të ndërtoheshin fabrika për punësimin e njerëzve në nevojë.

Zavalina tha se Rama duhet të marrë shembull Albin Kurtin në Kosovë që nuk i trembet Serbisë, për të ruajtur sovranitetin e saj.

“Kur shoh pensionistët që me 120 mijë lekë kalojnë muajin është e dhimbshme, ndërsa Rama lëviz me charter privat. Pa bukë pa shtëpi, harroi që kërkonte lëmoshë kur ishte në Francë. Ku ëhstë SPAK, pse nuk heton Ramën, PPP, më keq akoma. Më 2013 kam qenë aty e më tha më mbështet, bashkë me Veliajn, një kryehajdut. Tani është Erion Veliaj, ku shkojnë milionat kur s’ka incinerator.

Kam prindër, motra e vëllëzëert atje, s’kanë bukë të hanë, s’ka fabrika ndërsa Shqipërinë e mbushi me kanabis. Rama duhet të largohet nga qeveria, e shkatërroi Shqipërinë e ndau në copa copa. Shqipëria është shtet laik, jo fetar, ç’janë ato ide. Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetit, ai e mbron. Sot nuk e mbështes, Shqipëria i ka të gjitha, por ka një kryeministër pa mend në kokë që s’e do Shqipërinë. Do paret për t’u dukur në botë. I miri i botës i  keqi vetes. Shikoje Kosovën, Albin Kurti dhëmb për dhëmb me serbin. Të shikojë pensionistët, nëna, baballarët e motrat tona. Shoqet e mia s’kanë bukë atje, me dy fakultete. Do t’i shkruaj edhe kongresit, t ë gjithëve”, tha protestuesja.

“Tradhtar i çështjes Kombëtare”/ Protestuesi: Korrupsioni dhe krimi ka pushtuar të gjithë institucionet shqiptare

Një tjetër qytetar shqiptar foli gjatë protestës së diasporës shqiptare në Neë York SHBA kundër Edi Ramës.

Ai hodhi akuza mbi Ramën teksa tha se është tradhtar i çështjes kombëtare dhe se korrupsioni dhe krimi ka pushtuar të gjithë institucionet shqiptare.

“Ka një milionë arsye për të protestuar. E para një herë për çështjen kombëtare. Edi Rama është një tradhtar i çështjes kombëtare.

E dyta për korrupsionin e jashtëzakonshëm dhe krimin që ka pushtuar të gjithë institucionet shqiptare. Në Shqipëri po montohet diktatura, po montohet neokomunizmi nën fjalën e re se nuk e thonë më komunizmi por globalizmi. Këtu është kryetari i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare dhe ky ka një emër. Aty ka patronazhistët të cilët i ka paguar dhe ata që u është bërë presion familjeve të tyre atje në Shqipëri e i kanë detyruar njerëzit e tyre me qenë këtu”, deklaroi ai.

Protestuesi Gjanaj: Diaspora nuk është ajo brenda në takim me Ramën

Ndërsa riu Din Gjanaj ka theksuar se diaspora shqiptare në ShBA nuk është ajo që është në takim me Edi Ramën por diaspora është ajo që po proteston në mes të Manhatanit.

“Jam tropojan dhe dal në Manhatan të protestoj për të drejtat e vendit tim për të drejtat e mia sepse kemi frikë nga krimet, nga droga, nga vrasjet, që po na vrasin çdo ditë njerëzit dhe bashkëmoshatarët tanë dhe gjithë vendin mbarë. Ne do i tregojmë se ku ishte Edi Rama për 12 vite që nuk erdhi të interesohet për diasporën por vjen pas 12 vitesh në diasporë dhe vjen që të kërkoi vota dhe lekë. Por ne dimë të themi që diaspora nuk është atje brenda por diaspora jemi ne. Nëse ai është burrë të vijë të dali dhe të ballafaqohet me ne. Por burra si ai nuk e meriton Shqipëria. Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Gjanaj.

Ndërsa më tej, protestuesit thanë se do të qëndrojnë deri në fund të Ramës.

 

 

 

Etiketa: diasporaemigrantetNew YorkprotestaRamatakim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rruga e errët e emigrantëve shqiptarë

19:05 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
Para

Man.City merr kreun e Premier League, goli i Haaland mposht Southamptonin

TË GJITHA

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqet zvarrë

21:04 : 27/10/2025

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com