• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama u tall në mënyrën më cinike me pensionistët

14:04 : 25/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama u tall në mënyrën më cinike me pensionistë.

Berisha theksoi se nëse PD vjen në pushtet, çdo pension bazë do jetë të paktën 200 euro

Deklarata e plotë:

ava që kaloi, shënoi akte kulmore brutale të narkodiktaturës në Shqipëri, fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me të gjithë shëmtinë e saj para botës.

Por, Edi Rama si një Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë.

Lexo edhe:

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

Çfarë ndodhi mes tyre? Veliaj shkarkon 12 drejtorët e Bashkisë, mes tyre Ermal Kapllanajn e Policisë Bashkiake dhe drejtorin e Tirana Parking
Ai, në një akt hipokrizie të plotë, u deklaroi 700 mijë grave dhe burrave të moshuar, që kanë shkrirë jetën e tyre në vendin e tyre, se çështja e pensionit të tyre që ditën e parë ka qenë një gozhdë në ndërgjegjen e tij.

Me këtë rast, unë dua t’i them çdo pensionisti dhe pensionisteje, por edhe çdo qytetari shqiptar që kjo deklaratë e tij është një nga mashtrimet më të mëdha, por edhe më të pamëshira, më të pashpirta që ky hajdut bën para shqiptarëve.
Në qoftë se Edi Rama do ta kishte gozhdë në ndërgjegjen e tij pensionin e të moshuarve shqiptarë, nuk do mund të rriste kurrë 3 herë, madje edhe 6 herë, rrogat më të larta dhe të mos të paktën të indeksonte pensionet në Shqipëri dhe të mos dyfishonte- minimumi- pensionet në Shqipëri.

Të dalësh para shqiptarëve me një deklaratë të tillë, duke mbajtur në krah një nga hajdutët për të shpërfytyruar të këtij vendi, Blendi Gonxhen që ulet në tavolinë me biftekun 1 mijë euro, do të thotë të tallesh në mënyrën më cinike me 700 mijë burra dhe gra që numërojnë kafshatën, që numërojnë ilaçet, që nuk marrin dot ilaçet.

Që gjysmën e pensionit ua merr me drita dhe ujë dhe de facto i lë pa mëdyshje më kufijtë e mjerimit.

Rikujtoj këtu dhe njëherë se me të ashtuquajturin indeksim 1.6 përqind që bëri në muajin tetor, Edi Rama nuk indeksoi as një të katërtën e çmimit të rritur të ushqimeve që në tërësi u rrit me 9.4 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.

Me këtë rast, jashtë çdo lloj politike përveç detyrimit absolut që ka një qeveri që të shpërndajë të ardhurat kombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, garantoj çdo pensionist se gjatë debatit parlamentar do të bëjmë çdo përpjekje që të vendoset minimumi jetik, me të cilin çdo i moshuar, qoftë edhe ai që nuk ka punuar një ditë të vetme në shtet apo nuk ka paguar sigurime, do të ketë një pension bazë sa minimumi jetik prej 200 eurosh.

Të gjithë pensionistët e tjerë, mbi këtë bazë do kenë një rritje 20 përqind të pensionistëve.
Ju mund të më pyesni mua ku janë këto para, ku i merr këto fonde, pse e bën këtë premtim?
Unë u përgjigjem shumë thjeshtë.

Shqipëria ka sot një buxhet për vitin 2025, 2.2 herë më të madh se buxheti i Kosovës.
Kosova vendosi dy javë më parë si pension minimal, d.m.th si pension edhe për ata që nuk kanë paguar një ditë sigurime, por nuk mund të lihen në mëshirë të fatit, pra si pension minimal, 120 euro.
Ishte 100, e bënë 120 euro.

Dhe mbi këtë bazë, pra unë nuk po bëj gjë tjetër, vetëm po zotohem të aplikoj skemën që aplikoi qeveria e Kosovës, dhe mbi këtë bazë një rritje prej 20 përqind në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre.
Kjo është e mundshme 100 përqind.

Etiketa: pensionistëtRamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, Rama krenohet me avionët e huaj dhe sulmon kritikët: Zjarret, problem rajonal

08:29 : 14/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë luftojnë zjarret në Tepelenë, policia dhe ushtria e Ramës rrethojnë News24

13:32 : 13/08/2025
Para

Paralajmëron ekspertja: Çmimi i bukës do të rritet deri në 20 lekë, nga 1 nëntori...

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com