• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera me “Rindërtimin” në Rrogozhinë kalon në duart e SPAK! Të implikuar edhe disa zyrtarë të lartë

16:09 : 24/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Afera me fondet e rindërtimit të Rrogozhinë është tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme, dhe hetimet pritet të zgjerohen duke përfshirë zyrtarë të tjerë të lartë të dyshuar se janë implikuar në shpërdorimin e fondeve duke i shkaktuar një dëm buxhetit prej 3.5 milionë euro.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur mos kompetencën mbi dosjen pas dyshimeve se të implikuar janë edhe funksionarë që hetohen nga SPAK-u.

Me short, prokuror i kësaj çështjeje është caktuar Elvin Gokaj.

Më 30 shtator me kërkesë të prokurorisë Durrës u vunë në pranga 5 punonjës të Bashksisë Rrogozhinë për një dëm prej 3.5 milionë euro ndërsa nën hetim janë edhe 78 të persona të tjerë. Por më pas, Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu dy prej zyrtarëve dhe konfirmoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të tjerë.

Lexo edhe:

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

Më konkretisht, është liruar nga burgu shtetasja Xhemile Uku (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), për të cilën Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke u urdhëruar që që të mos largohet nga banesa e saj e ndodhur në Lagjia nr. 1 në Rrogozhinë.

Gjithashtu, është liruar nga burgu dhe shtetasja Edlira Ramaj (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë), për të cilën Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, kanë mbetur në qeli shtetasit Mario Meka (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Besim Ballabani (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë) dhe Elton Levonja (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë).

5 shtetasit e mësipërm akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit pas tërmetit, në të paktën 78 raste, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.4 milionë lekëve. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale  “shpërdorimi i detyrës”, “falsifikimi” dhe “mashtrimi”.

Sipas organit të akuzës, shtetasit Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj kishin abuzuar me detyrën, duke regjistruar 78 kasolle për derra dhe lopë, si banesa banimi, duke iu dhënë dëshmpërblim që nuk iu takonte 78 qytetarëve.

“Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve,” citohet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu, organi i akuzës bëri me dije se krahas punonjësve të bashkisë, nën hetim janë vënë edhe 78 personat të cilët kanë bashkëpunuar me zyrtarët për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Ata akuzohen për veprën penale të “mashtrimit”.

Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Durrësit nisi hetimet ndaj 5 të arrestuarve pas denoncimeve nga banorë të Rogozhinës, të cilët u ankuan se me proçesin e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë abuzime dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëmtime nëpër banesat e tyre. Kjo çoi në hetimin e vendimeve ta marra nga personat e caktuar në këtë proçes dhe rezultoi në shkelje në mbi 78 raste.

Pas tërmetit të vitit 2019, mijëra familje mbetën të pastreha. Megjithëse qeveria ndërmori procedura emergjente të prokurorit, duket se ato nuk dhanë shumë ndihmë. Sipas të dhënave të buxhetit të vitit 2023, deri në muajin tetor ishin shpenzuar vetëm 32% e fondeve të programuara. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka zbuluar një skemë të vjedhjes së këtyre fondeve.

Etiketa: abuzim me fondetdem shtetitRindertimirrogozhinespakzyrtare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

10:43 : 26/06/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

10:25 : 26/06/2025
Para

SPAK merr të pandehur Plarent Ndrecën, ja pse akuzohet deputeti i Ramës

TË GJITHA

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

08:04 : 27/06/2025

VIDEO/ Pamjet nga zjarri i madh në Ksamil, pranë resortit “Arameras”

07:54 : 27/06/2025

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com