• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Robespierristët e vegjël mes nesh

19:26 : 23/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin politik të Presidentit të PL-së, Ilir Meta nga SPAK, dhe komenteve ndaj tij.

Ish-ministri reagoi dy ditë më parë i habitur për faktin pse SPAK nuk e thërriti ish-Presidentin Ilir Meta në Prokurori por veproi me arrest të dhunshëm ala Hollywood që rezervohet pë kriminelë të armatosur e të rrezikshëm.

Pollo pyeti mos SPAK-u, duke margjinalizuar opozitën politike, po konsolidon regjimin autoritar kleptokratik të Ramës?!

Lexo edhe:

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

Pas këtij reagimi, pati komente të shumta dhe Pollo sqaron se ai shprehu që paraburgimi ishte i panevojshëm e i pabazuar në ligj dhe se arrestimet e krerëve opozitarë praktikisht forcojnë regjimin autoritar kleptokratik që aktualisht kemi.

Pollo shprehet më tej se “nxitimi për të shprehur gëzim kur dikush dhunohet e poshtërohet publikisht e pa shkak nga Policia e Shtetit, sidomos kur viktima ka qenë dikushi, ka preçedentë në histori: Kështu në Francën revolucionare të Robespierre-it turmat bërtisnin “aristokratët në litar” dhe xhelatët nuk humbnin kohë me procedura. Në Bashkimin Sovjetik po kështu me borgjezët e kulakët; në Rajhun e Tretë me hebrenjtë dhe të tërë antinazistët; në Shqipërinë e pas 1945 me çdo element antiparti.

Në secilin nga këto raste të së shkuarës nuk kemi të bëjmë vetëm me fanatikë të frustruar e turma histerike. Një pjesë e kanë bërë me përkushtim idealist dhe me besim se i shërbenin kauzës së drejtë. Distanca historike nga këto ngjarje të ndihmon të kesh qartësi morale. Po kur pasioni politik dhe emocioni njerëzor është i fortë ndërgjegja qytetare zbehet dhe qartësia morale turbullohet. Ka që thonë se arrestimi tek Casa Italia i shërben demokracisë, shtetit ligjor dhe integrimit europian. Disa syresh edhe mund t’a besojnë këtë. Por ata nuk janë veçse i fundmi variacion historik i turmave robespierriane”.

Ish-ministri shton se “sikur nesër apo pasnesër, mosozot, po t’i ndodhë kështu Edi Ramës (siç i ndodhi edhe Robespierre-it) vlejnë sërish parimet e mësiperme”.

Reagimi i plotë:

Robespierristët e vegjël mes nesh

Disa komente ndaj postimit tim mbi arrestimin e z. Ilir Meta mund të përmblidhen kështu: mirë ja bënë maskarait, kriminelit, hajdutit që e arrestuan ashtu si e arrestuan.

Disa mendime sërish për ketë temë:

Në postimin fillestar nuk u shpreha nëse kemi të bëjmë me fajtor apo të pafajshëm. Parimisht sepse vlen parimi i prezumimit të pafajsisë e i dinjitetit njerëzor dhe se personalisht këtë opinion për rastin konkret mund t’a formoj mbasi të njihem me aktakuzën dhe pleduajenë. Po kështu gjykata që do të japë verdiktin. Gjithashtu shpreha opinionin se paraburgimi ishte i panevojshëm e i pabazuar në ligj dhe se arrestimet e krerëve opozitarë praktikisht forcojnë regjimin autoritar kleptokratik që aktualisht kemi.

Por nxitimi për të shprehur gëzim kur dikush dhunohet e poshtërohet publikisht e pa shkak nga Policia e Shtetit, sidomos kur viktima ka qenë dikushi, ka preçedentë në histori: Kështu në Francën revolucionare të Robespierre-it turmat bërtisnin “aristokratët në litar” dhe xhelatët nuk humbnin kohë me procedura. Në Bashkimin Sovjetik po kështu me borgjezët e kulakët; në Rajhun e Tretë me hebrenjtë dhe të tërë antinazistët; në Shqipërinë e pas 1945 me çdo element antiparti.

Në secilin nga këto raste të së shkuarës nuk kemi të bëjmë vetëm me fanatikë të frustruar e turma histerike. Një pjesë e kanë bërë me përkushtim idealist dhe me besim se i shërbenin kauzës së drejtë. Distanca historike nga këto ngjarje të ndihmon të kesh qartësi morale. Po kur pasioni politik dhe emocioni njerëzor është i fortë ndërgjegja qytetare zbehet dhe qartësia morale turbullohet. Ka që thonë se arrestimi tek Casa Italia i shërben demokracisë, shtetit ligjor dhe integrimit europian. Disa syresh edhe mund t’a besojnë këtë. Por ata nuk janë veçse i fundmi variacion historik i turmave robespierriane.

Sikur nesër apo pasnesër, mosozot, po t’i ndodhë kështu Edi Ramës (siç i ndodhi edhe Robespierre-it) vlejnë sërish parimet e mësiperme.

Etiketa: Edi Ramagenc polloIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
Para

Qeveria emëron zv.ministrin e ri të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

TË GJITHA

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025

Lindi foshnjën në banesën në Tiranë dhe e braktisi aty, procedohet 20-vjeçarja indoneziane

13:49 : 29/10/2025

Universiteti i Grazit së shpejti një sallë me emrin e Dr.Vasil Labovitit

13:44 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com