• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apartamente “në ajër”/ Durrës Marina nis shitjet për 2 godina të tjera, çmimet i kalojnë 3 mijë euro/m²

12:41 : 23/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pritet që “Durrës Yachts Marina” të nisë shitjen e apartamenteve edhe për dy godina të tjera. Deri tani kanë përfunduar shitjet për 9 godina, teksa lejet e ndërtimit janë marrë vetëm për 3 godina.

Sipas zyrës së shitjes, çmimet mesatare për shitjen e apartamenteve, në godinat 10 dhe 11 për të cilat pritet të nisin shitjet, do të nisin nga 2,500 euro për metër katror. Ndërsa çmimet maksimale do të nisin nga 3,000 dhe do vijojnë mbi 3,000 euro për metër katror. Krahasuar me shitjet e mëparshme, çmimet minimale të apartamenteve pritet të rriten 25%.

Sipas të dhënave të marra nga zyra e shitjes, në ankandin e mëparshëm, që u mbajt më 18 korrik 2024 për apartamentet e rezidencës “Parkpoint”, totali i çmimit të shitjes së pronës me sipërfaqe neto prej 60 m² varionte nga 120 mijë euro deri në 180 mijë euro apo nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror sipas vendndodhjes dhe pozicionit. Apartamentet e godinën me afërsi 200 metra nga deti.

Çmimet e shitjeve për ndërtesat në projektin e “Durrës Yachts Marina” kanë shënuar rritje progresive, në vlera nga 150, 200 deri 500 euro për metër katror.

Në ankandin e parë të zhvilluar në muajin qershor 2023, çmimet e apartamenteve për godinat e para nisën nga 1,650 deri në 1,750 euro për metër katror.

Lexo edhe:

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

Aksident në Durrës/ Makina përplaset me kamionin, plagoset çifti

Nga ankandi i parë deri në ankandin e radhës, rritja e çmimeve rezulton të jetë 51%.

Më pas, në muajin mars 2024, u hap një tjetër ankand i shitjes së pasurive të paluajtshme. Sipas zyrës së shitjes, çmimi minimal i shitjes për metër katror niste nga 1,900 euro deri në vlerat maksimale prej 2,600 euro për metër katror, të përcaktuara në varësi të katit të apartamentit dhe pozicionimit të tij me pamje nga deti dhe pishina. Çmimet minimale të shitjes u rritën 15%.

Rritje të çmimeve është shënuar edhe për pronat që dolën në shitje më 18 prill 2024 të ndërtesës 7-katesh në rezidencën “Parkland”. Nga zyra e shitjeve u pohua se apartamentet me sipërfaqe neto nga 61 m2 deri 141 m2 totali i vlerës së shitjes varionte nga 110 mijë euro deri 400 mijë euro. Çmimet për metër katror nisin nga 1,800 deri 2,800 euro. Çmimet maksimale u rritën rreth 8%.

Shitja vijon me skemën e pagesës së prenotimit prej 1,200 euro dhe shlyerjen e totalit të vlerës së blerjes së apartamentit nëpërmjet 7 kësteve. Tarifa e paguar për prenotim nuk kthehet, por blerësit i llogaritet në këstin e fundit të pagesës. 3 prej këtyre kësteve apo 40% e vlerës së apartamentit do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes.

Projekti ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore. Si investitorë kompania ka përfituar lehtësi të shumta si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së shitjes dhe taksa e strehimit prej 3%).

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Sipas bilancit,“Durrës Marina sha”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, ka arkëtuar nga klientët rreth 22 milionë euro në vitin 2023, ndonëse ndërtimi i apartamenteve në pjesën më të madhe nuk kishte filluar.

E dhëna bëhet e ditur në bilancin e vitit 2023 të kompanisë, ku zëri “Detyrime nga kontratat me klientë” është 2.2 miliardë lekë, ose rreth 22 milionë euro. Ky zë, sipas bilancit, përfshin: “detyrimet nga kontratat me klientët janë detyrime për të transferuar njësitë ndërtimore tek klientët për të cilat Shoqëria ka marrë një parapagim”.

Ndonëse kompania u paraqit si investitore, ajo rezulton se po i arkëton paratë nga parapagimet e klientëve, të cilat janë një “komponent i rëndësishëm i financimit”, siç thuhet në raportin e audituesve të pavarur.

“Përgjithësisht, Shoqëria arkëton parapagime afatgjata nga klientët. Shoqëria ka arritur në përfundimin që për këto kontrata kemi përfshirjen e një komponenti të rëndësishëm të financimit”.

Sipas raportit, “Gjatë kohës që prona është në proces ndërtimi Shoqëria arkëton parapagime nga klientët sipas kushteve të kontratës të cilat njihen si njihen si detyrime kontraktuale dhe jo si te ardhura, për arsyen e kohës së njohjes së të ardhurave”.

Ndërkohë, kompania thotë në raportin vjetor 2023 se procesi i ndërtimit nuk kishte nisur akoma.

Shoqëria, sipas raportit, ka shpenzuar gjithsej rreth 8 milionë euro për zhvillimin e projektit Durrës Yachts & Marina deri më 31 dhjetor 2023, nga të cilat rreth 5 milionë euro kanë qenë kostot e projektimit dhe pjesa tjetër për inventarë./ MONITOR

Etiketa: alabarDurresmarinaRamashitje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës/ Makina përplaset me kamionin, plagoset çifti

17:28 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona (VIDEO)

11:39 : 18/10/2025
AKTUALITET

Fituesja u shpall që në shtator, por Qendra Shëndetësorenë Durrës pa mjek familje prej muajsh

22:13 : 17/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
Para

Kryemadhi akuza prokurorëve të SPAK: A i keni deklaruar operacionet e grave dhe dashnoreve?

TË GJITHA

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025

Këmbimi valutor 21 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 21/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

08:01 : 21/10/2025

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com