• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Laporta i kujton Flick humbjen 8-2 ndaj Bayernit: Na ke një borxh!

20:59 : 22/10/2024
në SPORT

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka besim të verbër te kjo skuadër dhe aq më tepër që kur frenat e skuadrës këtë verë i mori trajneri Hansi Flick.

Njeriu i cili e poshtëroi Barçën e Messit me shokë 8- 2 në Lisbonë, tashmë është në krye të blaugranave, me presidentin Laporta që i ka kërkuar një shpagim kundër bavarezëve kur ata të vizitojnë nesër në mbrëmje “Montjuiç”-in.

Faktet po vërtetojnë se presidenti i Barcelonës ka pasur të drejtë në vendimin e tij për të ndryshuar stolin: largimi i Xavit dhe ardhja e trajnerit gjerman ka nënkuptuar një shpërthim optimizmi dhe besimi në një dhomë zhveshjeje që dukej se po lundronte në det të hapur dhe pa drejtim në pjesën e fundit të sezonit të kaluar.

Lider i vetëm në La Liga, pas dhjetë ditëve të para, dhe në pozicionet për të pushtuar pozitat e para në këtë format të ri të Ligës së Kampioneve, Barcelona për momentin është, sipas shumëkujt, skuadra më në formë.

Në këtë kontekst shumë pozitiv, Laporta nuk harron kurrë t’i kujtojë Flick ndeshjen në të cilën Bayerni “i tij” shkatërroi Barcelonën. Bëhet fjalë për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve të sezonit 2019- 2020, që u luajt në Lisbonë me tek takim, në një format të paprecedentë për shkak të pandemisë. Blaugranat në atë kohë drejtoheshin nga Kike Setien dhe bavarezët nga Hansi Flick.

Lexo edhe:

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

Lamine Yamal, kundër kritikave të Flick-ut: Nuk ishte çështje egoje

Ajo që ndodhi më 14 gusht 2020 mbahet ende me hidhërim mes fansave të Barcelonës. Goli i hershëm i Thomas Muller ishte fillimi i një poshtërimi të plotë, i cili përfundoi me humbjen më të dhimbshme për katalanasit në rrugëtimin e tyre të gjatë në Champions.

“Na keni një borxh”, i kujtoi Laporta Flick në prag të ndeshjes kundër Bayernit. “Nëse mund të jetë një fitore me goleadë do qe fantastike, por edhe nëse fitojmë do të ishte shumë mirë”, këmbënguli presidenti i Barcelonës, i vetëdijshëm se tifozët kanë nevojë për këtë lloj stimulimi për të besuar më në fund se skuadra mund të bëjë diçka të madhe këtë sezon. Dhe nëse në proces mund të fillojë të varrosë fantazmat e vjetra, aq më mirë.

Etiketa: BarcelonaBayern Munichhansi flickJoan Laporta

Lajme të lidhura

SPORT

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

23:04 : 01/10/2025
SPORT

Lamine Yamal, kundër kritikave të Flick-ut: Nuk ishte çështje egoje

22:04 : 02/09/2025
SPORT

Pedri iu bashkohet kritikave të Flick për Barçën: Egot e vra*in suksesin, ekipi para të gjithëve

16:06 : 02/09/2025
SPORT

Bayern transferon Nicolas Jackson, arrihet akordi me Chelsean (Detajet)

17:12 : 01/09/2025
SPORT

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025
SPORT

Flick i pakënaqur pas fitores 3-0: Nuk më pëlqeu ndeshja, do flas me lojtarët e mi

22:07 : 16/08/2025
Para

"Uff…, do ta derdh në gojë"/ Skandali, mjeku ngacmon dhe i kërkon s*ks pacientes (VIDEO+18)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com