• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi

20:15 : 22/10/2024
në AKTUALITET, VETTING
prokurores Suela Salavaçi

prokurores Suela Salavaçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 22 tetor vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe anëtarë, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz e Mimoza Tasi.

Prokurorja Suela Salavaçi u konfirmua nga Komisioni më 28 shtator 2023 me shumicë votash, pasi u përball me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e KPK, duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë. Ankimi u bazua në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që çmoi se vendimi i Komisionit ishte i diskutueshëm përsa i përkiste pasurisë së prokurores, pasi nuk ishte bazuar në një analizë të kënaqshme të provave.

ONM theksoi se ndërsa prokurorja Salavaçi kishte marrë dhurata të shpeshta dhe domethënëse nga prindërit, i vëllai i saj nuk kishte përfituar në të njëjtën mënyrë.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Subjekti ka përfituar me dhurim nga prindërit dy apartamente, një në Tiranë dhe një në Golem. Po ashtu, ajo ka çelur një llogari dyemërore me të atin në shumën 52 mijë euro.

Duke iu referuar rekomandimit të ONM, Nino ngriti shkaqe dhe për kriterin profesional. sipas saj, gjetjet duheshin vlerësuar në funksion të parashikimeve të nenit 61, pika 5 të ligjit për vetingun e magjistratëve, që ka të bëjë me cënimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe gjendjen në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Kryesuesja Shtylla deklaroi gjatë shpalljes së vendimit, se Kolegji e ka gjetur të pabazuar pretendimin e Komisioneres Nino për moskonsiderimin në analizën financiare të përfituara nga nëna e subjektit nga një aktmarrëveshje e vitit 2003, për zhvillimin e pronës së saj në Jalë, që i është njohur me vendim të Komsionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Sipas KPA, palët kanë kryer veprime në përputhje me ligjin dhe që nuk kanë pasur ndonjë kontestim ligjor. Nga konsiderimi dhe i të ardhurave nga shitjet dhe qiratë, nuk janë gjetur probleme për pasuritë e krijuara nga prindërit, që ia kanë dhuruar subjektit.

Po ashtu, Kolegji vlerëson se nuk rezultojnë të dhëna lidhur me dyshimet e ngritura nga Komisionerja Publike për pasuri të fshehura të Salavaçit. Shumica e KPA i vlerëson të pabazuar edhe shkaqet e tjerë të Ninos për pasurinë.

Një bilanc negativ rreth 938 mijë lekë i konstatuar nga analiza financiare e përgjithshme e kryer në KPA, nuk u konsiderua i mjaftueshëm për të cënuar vendimarrjen e KPK për konfirmimin e Salavaçit.

Edhe në aspektin profesional, Kolegji vlerësoi se mangësitë janë të pamjaftueshme për të konkluduar se subjekti ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, duke lënë në fuqi vendimarjen e Komisionit për konfirmimin e saj./Reporter.al

Etiketa: kpaProkuroreSuela Salavaçivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kryeprokurori Çela raporton në Parlament: Kemi pak prokurorë, 2024 ishte vit i vështirë

13:52 : 27/10/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
Para

Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin në shtëpinë e Netanyahut

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com