• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Çfarë “kërcet” dhe çfarë po “mbulon” hetimi i SPAK-ut

12:15 : 21/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Posaçme urdhëroi arrestimin e deputetit të sapodorëhequr socialist, Jurgis Çyrbja, në një veprim që duket sërish se ka qenë i koordinuar me kryeministrin, Edi Rama.

Ligjvënësi i zgjedhur nga lista e Qarkut të Durrësit u arrestua vetëm pak ditë pasi ai dorëzoi mandatin e deputetit “për arsye shëndetësore”. Prokuroria e Posaçme e ka pasur nën hetim Çyrbjan më së paku prej vitit 2023.

Por, veprimet e prokurorëve të posaçëm morën një nxitim galopant sapo ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Të dhënat zyrtare, të publikuara deri më tani nga Prokuroria e Posaçme, tregojnë për një hetim sipërfaqësor dhe me shumë pikëpyetje.

Lexo edhe:

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

“Boldnews.al” ka evidentuar disa element në qëndrimin zyrtar të SPAK-ut, mbi të cilat ngrihen dyshime se arrestimi “nxitimthi” i Jurgis Çyrbjas po tenton të fsheh skandale më të mëdha që gjenden në atë dosje hetimore.

Pse “nxitimthi

”Në njoftimin zyrtar të SPAK-ut, thuhet se ka nisur një hetimi në vitin 2023, pa specifikuar veprat penale dhe pa thënë nëse ka pasur persona të dyshuar.

Në vijim thuhet se “Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024”.

Pra, hetimi, mbi të cilin u arrestua së fundmi (20 tetor 2024) Jurgis Çyrbja, ka nisur vetëm pak ditë para arrestimit të tij, konkretisht në 15 Tetor 2024.

Brenda 5 ditëve, SPAK-u ka verifikuar të dhëna, ka konsultuar dokumenta, si dhe ka arritur të krijojë bindjen se Jurgis Çyrbja është autor i dyshuar i veprave penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “zbulim i akteve sekret shtetëror”, “tregtimi i sekretit shtetëror” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Ky rast mund të merrej si shembull për efikasitet ekstrem të SPAK-ut. Por, veprimet e Prokurorisë së Posaçme duhen parë nën dritën e zhvillimeve të tjera politike të Çyrbjas.

Jurgis Çyrbja u thirr në SPAK në 8 Tetor 2024. Dy ditë më pas, në 10 Tetor, ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke e justifikuar me “arsye shëndetësore”.

Vetëm pesë ditë më pas, pra në 15 Tetor 2024, Byroja Kombëtare e Hetimit dërgon në Prokurorinë e Posaçme materilet për Jurgis Çyrbjan, i cili tashmë nuk gëzonte më mandatin e deputetit. Dhe, pasi kaluan edhe 5 ditë të tjera, SPAK-u dërgoi në derën e Çyrbjas urdhër-arrestin.

Kush janë “bashkëpunëtorët” zyrtarë të Çyrbjas

Falë këtij “hetimi 5-ditor”, SPAK-u thotë që nuk ka arritur ende të zbulojë bashkëpunëtorët me poste zyrtare të Jurgis Çyrbjas për realizimin e veprës penale të “zbulimit të akteve sekret shtetëror”.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, thuhet: “Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja”.

Pikëpyetja thelbësore në këtë rast është se për çfarë arsye SPAK-u nuk është treguar pak më “i qetë” dhe të identifikonte “funksionarët publikë” që kanë bashkëpunuar me Jurgis Çyrbjan.

Kush i tregoi për operacionet policore

Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshime të arsyeshme se ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka konsumuar elementët e veprës penale të “Tregtimit të sekretit shtetëror”.

Zyrtarisht, SPAK-u thotë se: “…Personi nën hetim Jurgis Çyrbja është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim Ahmet Masha”.

Hetimi “5-ditor” i SPAK-ut nuk ka zbuluar, megjithëse teorikisht ekzistonin të gjitha mundësitë”, personat/zyrtarët policorë, të cilët e kanë furnizuar me informacion Çyrbjan dhe ky i fundit ka njoftuar personat në kërkim.

 

Etiketa: arrestimihetimiJurgis Çyrbjanxitimipoliciaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

18:57 : 19/09/2025
AKTUALITET

SPAK “fali” Lirim Fezollarin/ Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për ta mbrojtur

17:14 : 19/09/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

16:28 : 19/09/2025
AKTUALITET

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025
AKTUALITET

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025
Para

"Mashtrimet e Ramës me spitalin e Dibrës”, PD: Të hetohet titullarja e Autoritetit kontraktor, Irini Sheu

TË GJITHA

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com