• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Skifterat” shqiptarë në Itali: Më mirë i hap varrin vetes sesa të punoj për të tjerët

20:59 : 18/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Piranjat publikuan disa pamje që i përkasin vjedhjes së një banese në një zonë periferike të Milanos ku dy grabitësit në aksion janë bashkatdhetarët tanë. Aksioni nis fillimisht nga njëri prej tyre, i cili pasi kacavirret në hekurat e dritareve të katit të parë dhe të dytë, arrin deri tek kamera e sigurisë, duke e zhvendosur në një pikë nga ku nuk mund të regjistrojë më asnjë lëvizje.

Më pas, i njëjti person shfaqet në brendësi të banesës, pa kuptuar se edhe ambientet aty janë të survejuar nga kamerat. Pasi i ka hapur derën bashkëpunëtorit, të dy së bashku i vihen menjëherë punës, duke bërë një kontroll të shpejtë rreth e përqark.

Nuk vonon shumë dhe dy hajdutët gjëjnë kasafortën, e cila është në një pikë të padukshme nga kamera e sigurisë. Edhe pse është mesnatë, ata nuk e kanë aspak problem të bëjnë zhurmë, dhe madje të përdorin një gur fleksibël në përpjekje për ta hapur. Me të përmbyllur me sukses aksionin, njëri prej tyre merr një këllëf jasteku në të cilin fut të gjitha gjërat me vlerë që kanë gjetur në shtëpi.

Pas gjithë kësaj pune që zgjat jo më shumë se 10 minuta, të dy shihen të zbresin qetë qetë shkallët, bashkë me sendet e vjedhura. Disa orë më vonë, pronari kthehet në shtëpi dhe përballet me befasinë. Ky është në fakt një nga mijëra rastet e vjedhjes së banesave në Itali, ku fatkeqësisht shqiptarët janë shpesh herë protagonistë.

Këtë e thonë edhe artikujt e shumë të mediave italiane, bazuar në raportet e policisë dhe karabinierëve, të cilët i klasifikojnë bandat e grabitësve shqiptarë si tepër aktive dhe të rrezikshme. Po pse janë kaq aktivë dhe të organizuar keqbërësit shqiptarë në qytetet më të mëdha italiane? Si operojnë dhe mbi të gjitha si arrijnë t’i shpetojnë policisë edhe pse siç e pamë nuk kujdesen aspak për të mos bërë zhurmë gjatë aksionit.

Lexo edhe:

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Për këtë Piranjat shkuan në Itali, nga ku morën dëshminë tepër interesante të njërit prej tyre. Një i ri 32 vjeçar, nga veriu i Shqipërisë tregon angazhimin e tij dhe të grupit të tij për të kryer këtë akt. Edhe pse ngjan e pazakontë, i riu rrëfen skedën e tij të cilën e prezanton sikur të jetë një cv për të cilën duhet të krenohesh.

Me sa duket, për këta të rinj, hyrja në shtëpitë e italianëve dhe “pastrimi” i tyre nga çdo e mirë materiale, është diçka që duhet të tregohet me krenari. Por ndërkohë jemi kuriozë të kuptojmë detaje të aktivitetit të këtyre bandave që në periudha të caktuara të vitit bëhen shumë aktive. Ai thotë se kur ndërron ora në muajin tetor, deri në mars, punohet katërmbëdhjetë deri në tetë të darkës.Si mund të jetë rutina ditore e një grupi vjedhësish? A janë në aktivitet gjatë gjithë ditës?

Ai thotë se gjatë gjith ditës dalin për të sdudiuar terrenin, zakonisht vilat me pishina dhe ambjentet luksoze. Një përzgjedhje, bazuar në një koeficent të thjeshtë. Kush ka vilë të bukur, makina luksi dhe pishinë, bëhet menjëherë target i bandës së grabitësve.

Teksa Piranjat e pyesin për mjetet e transportit, i riu thotë se zgjedhin të lëvizin me mjete të thjeshta për t’mos rënë në sy. Është e habitshme se si ky i ri e tregon kaq natyrshëm aktivitetin e tij kriminal, për të cilin nuk ka asgjë për tu krenuar. Si për çdo profesion, edhe për vjedhësit e shtëpive, ka një periudhë pushimesh, plazhi dhe çmalljeje me të afërmit.

Ai thotë se në muajin korrik kthehen tek familja dhe para se të rikthehen dhe një herë në Itali, shkojnë në Kishë të Laçit, të luten për mbarësi. Dhe me këtë lutje për mbarësi, ata nisen menjëherë drejt Italisë, ku i pret një stinë e gjatë aksioni dhe kujdesi për të mos u kapur. Nisur nga eksperienca, këta të rinj janë të mirëinformuar për pasojat ligjore që mund të kenë nëse kapërcejnë vijat e kuqe të veprimeve që bëjnë në përditshmëri.

Për bandën, puna nis më kontrollin e territorit dhe survejimin pronarëve të banesës. Kjo mund të konsiderohet pjesa më e lehtë. Rreziku i kapjes nga policia është i përhershëm, prandaj banda mundohet gjatë gjithë kohës të mbaje profil të ulët dhe të mos krijojë asnjë dyshim për aktivitetin që kryen. Situatë që mund të imagjinohet lehtë se çfarë traumash lë tek familjarët e terrorizuar nga prezenca e një bande grabitësish në shtëpi. Pavarësisht se ky individ e tregon me mjaft qetësi, e vërteta e këtyre përballjeve nuk është asnjëherë kaq paqësore, madje në disa raste ka përfunduar edhe me viktima.

Nga sa shpjegon i riu, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në periferi të Milanos kur një pensionist 65 vjeçar do të qëllonte me armë një grabitës shqiptar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu ai tregon se ka patur raste që kanë rastisur me familje Shqiptare, por nuk kanë prekur asgjë. Pra shqiptarët i kursejmë, por kur kanë shumë lekë, bëjmë përjashtime. Një mentalitet Robin Hudi, por me një ndryshim, sepse të gjitha paratë i mbajnë për vete. Ekziston një shprehje: Hajduti hajdutin nuk e vjedh. Dhe duket se një të vërtetë e ka.

Të bësh një punë të tillë, duke vjedhur dhe plaçkitur shtëpitë dhe mundin e shumë viteve të një të panjohuri, jo vetëm që është e dënueshme, por edhe moralisht e shëmtuar. Po familjet e këtyre djemve, çfarë roli kanë? Familjet tona nana e baba e dinë se cfarë bëj, por unë nuk e tregoj kurrë me krenari./ Piranjat

Etiketa: Italishqiptareskifteretvjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025
AKTUALITET

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sherr mes shqiptarëve në Itali, m*sakrohet me thikë 35-vjeçari! Plagoset edhe 21-vjeçari që ndërhyri për të mbrojtur viktimën

09:49 : 09/05/2025
AKTUALITET

Celibashi “kapet mat”/ Ish-komisionerja e PS-së kontrollon votën e diasporës, burri i saj krijoi “Aktivistin”

14:06 : 07/05/2025
Para

Pezullohet nga puna mësuesja me probleme të shëndetit mendor që jepte mësim në Koplik

TË GJITHA

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com