• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanc i halleve të ‘Kronikes’ nga një letër e Borës

15:22 : 12/10/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agron Gjekmarkaj 

Bora i është drejtuar Kronikes me një leter nga ato që mbetet e kujtohet sa i gjalli frymë të ketë. Aty ajo qan e shpreh të gjitha darametet (hallet, dertet) e kesaj kohe virane!

I dashur autor i Kronikes,

Mirënjohja vjeterohet e para, na kujton Aristoteli që ishte i mençur sa Erjon Braçe, por që nuk mbathte taka që të dukej më i gjatë, siç i thoshte Jozefina!

Unë ja di kimetin “Kronikes”, falë saj tani me njohin të gjithë në Kuvend e me gjere, me respektojnë siç me ka hije! Babo Sulltani ynë, i cili priti në ziaretin (vizitën) e rradhës, Sulltanin e Turqisë, prej saj më ka caktuar shefe të platformes “Deputeti që duam” per krejt vilajetin dhe Diasporën. Për kete te fundit, Tao bën hamallëqet, unë bëj hatëret.

Lexo edhe:

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime

Aty jeta është jetë e qejfi qejf, respekti respekt e ndera nder! E ke parë si u rri rëndë deputetëve ?! Madje Shalsi shpesh ma bën kafenë turke shqeto me duart e veta e ma sjell hazer xhevap! Unë e pi ngadalë dhe e lë në këmbë të presë per të marrë filxhanin! Ky nuk është ofendim, është hatër qe i bej dhe ai e kupton këtë.

Por ka ardhur koha për një bilanc ! Ja, Mamica ta keputi me 40 ditë perjashtim, se i bëre një sullaco karriges nga brenda jashtë, me urdhër të Babos e dorën e zonjës Pushka. Edhe pse u ngjit në atë karrige falë portretit që i ndërtove në Kronikë, nuk e mbajti dorën qerratesha! Lexonte Babua Kroniken dhe bareste në zyrën me mure fluturash dhe mejtonte ! Aty e kuptoi i uruari që ti po ja nxirrje në shteg per Kryetare dhe ajo ishte e duhura për të zëvendësuar të paqtën Linditë.

Megjithëse kur vertiti ai Gaz Bardhi kopaçen në ajër, për t’i rënë murit e kallur datën, (nga nxitimi një qafir tha Dallur Kakën) haram paska qënë ai djalë, që mos i bëftë kurrë dritë shpirti, xhehnem e pastë jetën dhe Allahu i pakësoftë vuxhutin, vura re një gjë, motrani e shoqeni. Disa të paudhe e të paudhë, ngactë dy anët e Mexhlisit, u merziten që kopaçja nuk e zu Mamicen e ngratë, t’ja bënte nurin fertele e mos t’u bënte më karshillek nga lart! T’i mbeste një shënjë, si njeriut që qesh!

Po ishallah, ka dorë prapë e ia terezit!

Si shahite e hollë që jam, po sodis se si personazhet e Kronikes po i hanë kokën njëri-jatrit! E para e pesoi Margeriti që ti, Kronikan, e pershkruaje si vetmitare e koken mbi re, kur duhej kolektivitet e koka ulur! Ti thoje, jo bluja smerald e gjepura kesodore, kur e thinjura e mjekrres se atij është ngjyra e vetme!

Iku ajo! Kurbani i dytë u bë Nikoqiri, të cilit ia shkultë Zoti gjuhen se paskesh krahasuar Babon me Sadam Hyseinin, paske sh thënë që është në kapitullin e tretë do të zhdukë opozitën pastaj, në të katërtin, ne, bashkëpunëtoret e vet! E paska bërë këtë ngaqë miqtë në tavolinë i thonin frikacak, frikacak dhe ay u tha do ju them një gjë që do deftej trimeri e paska lëshuar atë zezonë! Lanet!

Edhe Taos, nën veshtrimin indiferent të Belës, nuk po i zënë më këmbet dhè nga Elbasani në Fier, nga vezir i brëndshem në mamicush parlamenti! Ministrush eksiq! Meqë ra fjala, Bela të ka marrë zët edhe ty, ndaj nuk të ktheu xhevap për dritat e Zejmenit në shenjë proteste ndaj Kronikes!

Damua prej kohesh vertitet në Had dhe ndien nostalgji për Ditmarin, që vertetë i bie qytetit tutje-tëhu me një çantë në shpinë, si turist hungarez, por ka mundesi të shperndajë helm sa t’i dojë zemra per shoket e idealit! Klosi është ngrohtë në xhepin e Babos, si fanti spathi dhe pret ku e hedh ai, po bëreqavers! Ka edhe keq e më keq!

Kostaqi, gjithë ai akademik Harvardi, me një dollap me libra e qitape që i ka shkruar vetë, e pesoi gjithashtu. Ia ndukën spaletat e tupet si brinjet Adamit, duke i thënë sikter nga shef kabineti e lipsu keshilltar, por Babua më ka thënë ta therrasë të sjellë video e gjëra e librat e shkruar tek platforma ime që perzgjedh deputetet! Se Babua nuk harron, i uruari, sado duket sikur nuk e ka mendjen në vogelsira. Po ne fund te fundit, mire e ka Babua: Ç’ka më shumë Vangjeli i Himarës që ka qenë gjithnjë në tavë, nga Kostaqi, që ka edhe gruan nga zemra e shqiptarisë?

Edhe Ogit i ka shkuar mbroth aty ku e lije, në purgator, e herë pas here me një sy në parajsë, ja u bë shefe e Lali Erit, birinxhi ajo! (Një ditë më pyeti në konfidencë, ç’është ky purgatori, dhe me zuri gafil! Mua me ka ndenjur afer në momente solemne, me keshilla e babaxhanllek, ndaj mejtoj se duhet mbeshtetur!

Etilda, ashtu si bletë punëtore, kokëulur e melankolike, me ato fjalimet si tezgjah i Penelopes, falë Kronikes hyri në kryesi! Qesenditë per gezimin e Tezes, lotet e saj të dlirta kur flet Babua, putiri dhe kerma e pjekur, vençja me Termenë, po e mbajnë ministre që Kronika të mos duket kaq ndikuese. Por nuk do të thoja të njëjten gjë per fatin e Anila Denajt, e cila gjithnjë e me shumë identifikohet me subjektet që administron, domatet, patatet, katravecat! Nuk bëre mire që u vure në siklet Arben Pellumbin, ku i the bëji një kritikë Babos, tu thaftë gjuha, tu bëftë saragë në tym, ka gjë per tu kritikuar ai? Beni desh qau, s’u besonte vesheve, desh i ra qielli mbi kokë si topuz!

Edhe Olta ka daramete shumë keto kohë. Kronika ka qënë mjaft e krishterë me të, dukë shkaktuar habira! E ke thënë diku, ti qerrata Kronikan, se kronika ben sevape per personazhet e saj ne dite te veshtira!

Ja ai i alltisë, i betejave që dridhnin femijen në bark të nënes, iku, Çyrbja, Çyrbja, duke shkaktuar mall e brengë tek Eni Xake e Aurora Mara, që e kishin aty pranë si byrazer e hudhër kunder syrit të keq!

E di e di që ti je i hidheruar per burgosjen që Babua e sovjetiku Xhafa, i cili prej 40 vitesh denon njerez, i bënë Salianjit! Kush e thyen monotonine tani, kush na jep shqetesimin e duhur secilit, kush na trazon midenë me thagma, kush, hë me thuaj ti? Kush t’i sjell ty haberet nga Mexhlisi te qoshja e kafenese? Mbete si kuk e qyq!

Dashtë Zoti, deri tek letra tjeter jemi gjallë e nuk na percelloni me tym e flakë! Do të shkruaj prapë per daramete të tjera, ndërkohe selam Kryezevendes Liderit Mulit, thuaj një llaf per mua se ai nuk është aq nursez sa duket! Nderkohë po pate ndonjë haber si i shkoi vizita në Bundestag Jorushit të Tabakeve me ço imza ?

Ejvallah e bëma kabull!

Me respekt,

Bora! D.V.

Etiketa: aksionigjekmarkajkarigekuvendPD

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

12:00 : 24/08/2025
AKTUALITET

PD: Air Albania po falimenton, fsheh bilance dhe detyrime

11:32 : 23/08/2025
AKTUALITET

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

15:59 : 22/08/2025
RAJONI

LVV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Parlamentit të Kosovës, por sërish nuk merr votat e nevojshme

11:59 : 22/08/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Politika ngec, mundësitë ikin

10:02 : 22/08/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
Para

Lituani-Kosovë/ Aksion dhe finalizim spektakolar, Zhegrova kalon në avantazh “dardanët”

TË GJITHA

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025

Bllokohet propozimi i Cvijanoviçit për të nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

18:49 : 25/08/2025

Studimi: Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

18:30 : 25/08/2025

Babai i v*au nënën, vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Mami i tha të ndahen

18:10 : 25/08/2025

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det: Propozimi spektakolar i Krenar Çoçajt për Luana Vjollcën dhe fundi i lidhjes së tyre

17:49 : 25/08/2025

Ndahet nga jeta ish-portieri i Tiranës, Bujar Tafaj

17:27 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com