• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Erdogan në Beograd: Turqia dhe Serbia do të thellojnë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes

17:48 : 11/10/2024
në BOTA, RAJONI

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha të premten në Beograd se Turqia dhe Serbia do të punojnë së bashku për zhvillimin e industrive të tyre të mbrojtjes dhe se dronët turq do të jenë pjesë e bashkëpunimit dypalësh.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Beograd, gjatë së cilës tha se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë janë në kohërat e tyre të arta. Presidenti Erdogan tha se me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç kanë shkëmbyer pikëpamje për çështjet globale, por edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajon.

“Ne nënvizuam edhe një herë rëndësinë e paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan. Në këtë kuadër është e rëndësishme t’u qasemi me mendje të hapur tensioneve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Edhe një herë, konfirmuam vendosmërinë tonë për të mbrojtur qëndrueshmërinë në Bosnje dhe Hercegovinë, sepse Bosnja është politikisht shumë e cenueshme dhe kjo duhet të ndryshojë sa më parë që të jetë e mundur. Mendoj se Serbia do të luajë një rol konstruktiv për këtë”, tha Presidenti Erdogan.

Udhëheqësi serb e siguroi atë se Beogradi do të mbështesë tërësinë dhe sovranitetin e Bosnjës por edhe tërësinë e Republikës Serbe brenda saj.

Të dyja vendet nënshkruan të premten një sërë marrëveshjesh ndërsa vunë theksin te bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Lexo edhe:

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

“Turqia dhe Serbia duhet të bëjnë një hap së bashku dhe ky hap është krijimi i një industrie të mbrojtjes për të siguruar ruajtjen e paqes”, tha Presidenti Erdogan, duke nënvizuar se “mundësitë e Turqisë në fushën e dronëve do të jenë pjesë e hapave në industrinë e mbrojtjes”.

Kërkesa ndërkombëtare për dronët turq, kryesisht dronët Bayraktar është rritur pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Libi, Azerbajxhan dhe Ukrainë. Kompania prodhuese e këtyre dromëve, Baykar, ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje eksporti me rreth 30 vende, përfshirë Arabinë Saudite, Ukrainën, Etiopinë, Kosovën dhe Poloninë.

Të enjten, gjatë vizitës së Presidentit Erdogan në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se Ankaraja do t’i japë Tiranës një numër “të konsiderueshëm” dronësh kamikaz por pa treguar sasinë apo llojin e tyre./VOA

Etiketa: bashkepunimErdoganindustrimbrojtjeserbiaturqiaVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
BOTA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025
RAJONI

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025
SPORT

Koret anti-shqiptare në Leskovac, FIFA gjobit dhe i mbyll pjesërisht stadiumin Serbisë

09:45 : 06/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
Para

Volejboll/ Tirana harron humbjen në derbi, thyen Vllazninë në “Farie Hoti”

TË GJITHA

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit edhe në bashkinë e Beratit dhe Vlorës

21:53 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com