• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Republikanët e demokratët, masa për shmangien e akuzave për parregullsi zgjedhore

21:47 : 10/10/2024
në BOTA

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe shumë nga mbështetësit e tij pretendojnë, pa prova, se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën dhe paralajmërojnë se e njëjta gjë mund të ndodhë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Siç njofton nga Miçigani korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, zyrtarët demokratë dhe republikanë të zgjedhjeve në Miçigan i kundërshtojnë këto pretendime dhe po punojnë për të siguruar amerikanët se votat e tyre do të jenë të sigurta.

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza për manipulim votash, kërkuan nga zyrtarët e zgjedhjeve që të ndalonin numërimin e votave.

Shumë mbështetës të zotit Trump në Miçigan janë të shqetësuar nga mundësia e manipulimeve në zgjedhjet e ardhshme.

“Tani, mund të keni dyshime për gjithçka në lidhje me qeverinë tonë. Nuk do të dëshiroja të shprehesha kështu, por Amerika nuk ndihet ndryshe. Ne nuk i besojmë askujt”, thotë mbështetësi i zotit Trump, Marvin Minton.

Lexo edhe:

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

“Mjafton një rast për të vënë në dyshim të gjithë sistemin”, thotë Angelica Kandow, mbështetëse e zotit Trump.

Pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar janë hedhur poshtë nga gjykatat amerikane.

Por dezinformimi rreth integritetit të zgjedhjeve ka gjetur mbështetje mes republikanëve. Sondazhet tregojnë se ata kanë më shumë gjasa t’i besojnë zotit Trump sesa rezultatit të zgjedhjeve të certifikuara nga qeveria.

Zyrtarët në shtetet e pavendosura po punojnë për të siguruar votuesit se procesi zgjedhor është i sigurt. Ata thonë se dezinformimi mund të jetë i rrezikshëm.

“Dezinformimi mund të çojë në kërcënime ndaj zyrtarëve zgjedhorë ose më keq. Por edhe nëse nuk rezulton në asnjë lloj dhune fizike, kjo dëmton besimin afatgjatë në sistemin zgjedhor, që është keq për republikën dhe demokracinë tonë”, thotë Jonathan Brater nga Byroja e Zgjedhjeve në Miçigan.

Në shumë shtete, republikanët mbështesin përpjekjet për të siguruar votuesit se zgjedhjet janë të sigurta. Justin Roebuck, një zyrtar zgjedhor republikan në qarkun e Otavës në Miçigan thotë se kjo është një betejë e vështirë.

“Udhëheqësit tanë politikë në çdo nivel duhet gjithashtu të kërkojnë fakte dhe të dhëna. Mendoj se për aq kohë sa kjo nuk do të ndodhë, ne do të kemi probleme me besimin tonë në procesin zgjedhor”, thotë ai.

Në Miçigan, mbështetësit e zotit Trump kanë paditur tashmë Sekretaren e Shtetit, Jocelyn Benson, një demokrate, për shkak të udhëzimeve për përpunimin e votave në mungesë dhe listat e regjistrimit të votuesve.

“Nëse Jocelyn Benson nuk i përgjigjet asaj që kërkohet me ligj, ne do ta padisim në mënyre që gjykatat ta detyrojnë atë ta bëjë këtë”, tha Pete Hoekstra, kryetar i Partisë Republikane të Miçiganit.

Zonja Benson e quajti këtë një strategji të fushatës republikane.

“Po shohim padi që maskohen si strategji ligjore, kur në fakt janë strategji politike për të përhapur dezinformata, apo për të ngritur dyshime mbi procesin tonë të zgjedhjeve”, tha ajo.

Republikanët dhe demokratët kanë nisur procese gjyqësore lidhur me zgjedhjet në disa shtete të pavendosura, që mund të krijojnë kaos në zgjedhjet e nëntorit.

“Çdo lloj sfide ligjore që ndodh kaq afër zgjedhjeve, zakonisht është një veprim paraprak i avokatëve, që mund të shfrytëzohet për të sfiduar zgjedhjet nëse ata nuk janë të kënaqur me rezultatin”, thotë Kim Wyman nga Qendra e Politikave Dypartiake.

Mund të ketë edhe veprime të tjera të dëmshme, duke përfshirë zvarritjen e certifikimit të zgjedhjeve nga zyrtarët e qarqeve, që mbështesin Trump./VOA

Etiketa: paregullesiSHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Irani dhe SHBA-ja fajësojnë njëri-tjetrit pas rifillimit të sulmeve pavarësisht armëpushimit

14:40 : 28/06/2026
AKTUALITET

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

17:56 : 27/06/2026
BOTA

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026
BOTA

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

11:11 : 27/06/2026
BOTA

Meloni dhe Trump/ Grindja publike që po rezulton shumë e vështirë për tu rregulluar

09:26 : 27/06/2026
Para

Pse s’ishte prezent kreu i KMSH në inaugurimin e Namazgjasë? Imami Teqja: Ndodhet jashtë shtetit

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet