Liga e Kombeve është kthyer me emocionet e saj. Në dy ndeshjet e para të orës 18:00, Maqedonia e Veriut mposhti 0 me 3 Lituaninë, ndërsa Moldavia fitoi 2-0 përballë Andorrës.
Golin që siguroi fitoren për Maqedoninë e Veriut e shënoi një lojtar shqiptar, pikërisht Lirim Qamili. Ishte minuta e 70-të, kur gjeti rrjetën dhe gëzoi skuadrën mike me avantazhin e dyfishtë.
Tashmë Maqedonia e Veriut mban vendin e parë e shkëputur në krye të klasifikimit. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Moldavinë.














