• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas priftërinjve nga Greqia apo Italia, vjen imami nga Turqia

19:20 : 09/10/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Besimtarët myslimanë do të hyjnë më në fund në xhaminë e Namazgjasë, ku do të kenë ambjente të përshtatshme dhe një hapësirë të bollshme e dinjitoze që garanton kushtet e përshtatshme për të kryer ritet fetare. Por dhurata e Turqisë nuk vjen pa “gozhdën e Nastradinit”. Ditën e enjte, kur në xhami të kryhet ceremonia e inaugurimit në prani të presidentit turk Rexhep Erdogan, ritet do të udhëhiqen nag një imam turk, të cilit Ministria për çështjet fetare në Turqi i ka caktuar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.

Fakti që një ministri e Turqisë merr vendim për atë që do të ndodhë në Tiranë, është një anomali, e cila buron nga shtrija e konfliktit të brendshëm politik mes turqve deri në Shqipëri. Në njërën anë qëndron presidenti Rexhep Taip Erdogan, ndërsa në anën tjetër imami Fetullah Gylen. Në mes, kësaj radhe ishte godina e xhamisë së Namazgjasë, e përfunduar, por me derën kyçur për besimtarët shqiptarë.

Meqënëse xhamia u pagua me paratë e qytetarëve turq, presidenti Erdogan refuzoi për disa vite rresht t’ia japë çelsat Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pasi gjithnjë i ka shmangur drejtuesit e tij nga ceremonitë me natyrë fetare që ka zhvilluar në Tiranë. Caktimi i një imami nga Turqia për xhaminë e Namazgjasë ka qenë pjesë e një marrëveshjeje, që godina të mos mbetet më e shkretë siç ka ndodhur këto vite.

Imami turk quhet Enes Bastur. Ai është nga Bursa dhe e ka njoftuar vendimin e ministrisë turke nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruajti ai.

Lexo edhe:

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

Shpërfilljen që i bën Turqia duke i refuzuar klerikët shqiptarë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka gëlltitur për të pasur më në fund një ambjent të përshtatshëm për besimtarët. Institucioni zyrtar që njeh shteti shqiptar për administrimin e xhamive doli me një njoftim ku sqaroi se xhamia do të administrohet nga dy palë dhe se përfaqësues i tyre do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja.

“Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej” thuhet në njoftim.

Importi i klerikëve të huaj është fenomen i njohur për shqiptarët. Prej dekadash kisha ortodokse drejtohet nga kryepeshkopi Janullatos që erdhi dhe u zhvendos nga Greqia ne vendin tonë. Po aq, klerikët italianë kanë qenë vazhdimisht prezentë në rolet drejtuese në hierarkinë e kishës katolike në Shqipëri.

Ardhja e klerikëve të huaj në vitet 90 justifikohej me nevojën që kishin institucionet fetare për eksperiencën dhe dijen e tyre. Por pas 30 vitesh, këta mbetën ende në krye të institucioneve fetare të Shqipërisë duke treguar se nuk erdhën për të ndihmuar, por për të sunduar. Ndërkohë që të tjerë klerikë të huaj imponohen me lehtësi nga jashtë, thjesht përkeqësojnë imazhin e shqiptarëve si një popull me probleme në vetëorganizim dhe të paaftë për t’i ndërtuar dhe për t’i respektuar institucionet e vendit të tyre./Lapsi.al

Etiketa: ErdoganImamiturqiaXhamia e Namazgjasë

Lajme të lidhura

BOTA

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

10:23 : 28/10/2025
BOTA

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025
BOTA

Kryeministri britanik do të vizitojë Turqinë, çfarë pritet të diskutojnë dy liderët

16:25 : 26/10/2025
BOTA

Turqia po forcon mbrojtjen ajrore, kërkon avionë bombardues “Eurofighters” nga Katari dhe Omani

15:45 : 23/10/2025
BOTA

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

15:13 : 17/10/2025
BOTA

Turqia planifikon burg për promovimin e LGBTQI dhe kufizime në ricaktimin e gjinisë

22:29 : 16/10/2025
Para

Wimbledon, turneu londinez heq vijërojtësit pas 147 viteve

TË GJITHA

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com