• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gjykata Kushtetuese në Shkup “goditje” shqiptarëve, shfuqizon “balancuesin” e punësimeve

16:53 : 09/10/2024
në RAJONI

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur shfuqizimin e instrumentit që kishte balancuar deri më tani përfaqësimin etnik në institucionet shtetërore të vendit.

Anëtarët e saj votuan në mënyrë të fshehur, thonë mediat në Shkup, teksa njëri prej gjykatësve, Naser Ajdari, mungonte. Pretendimi i kreut të Gjykatës, Darko Kostadinovski është se me atë që njihet ndryshe si “Balancuesi”, ishin shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve sa i përket deklarimit dhe është bërë diskriminim në bazë të barazisë sepse në një konkurs, sic pretendon ai, nuk kanë qenë të barabarta të gjitha bashkësitë të konkurrojnë.

“Është e pakontestueshme që në rendin tonë kushtetues ekziston vlera themelore e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Megjithatë, ekzistojnë edhe të tjera. Njëra prej tyre është edhe liria e shprehjes së përkatësisë etnike, i tillë është neni 9 parimi i barazisë mes qytetarëve, i tillë është se të gjithëve sipas kushteve të njëjta kanë qasje në çdo vend pune, e tillë është ndalesa për diskriminim në çfarëdolloj baze”, ishte komenti i tij.

Por pikërisht heqja e “balancuesit” ka qenë kusht që partia aktuale në pushtet, VMRO DPMNE u kishte vendosur në muajin mars partive politike shqiptare për pjesëmarrje në qeverinë e re pas zgjedhjeve të 8 majit. Motoja që ajo shpaloste atëherë ishte “Përgatitja profesionale para përkatësisë etnike gjatë punësimeve” .

VMRO-ja pretendonte se si pasojë e këtij mekanizmi, institucionet janë “mbushur me kuadro të pakualifikuara”, pasi në vend të arsimimit, për bazë është marrë përkatësia etnike, për të ruajtur balancën etnike në institucionet ku ata janë punësuar. “Balancuesi” është pjesë e ndryshimeve kushtetuese të miratuara në vitin 2002 pas konfliktit të armatosur në vitin 2001 në Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe:

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, caktohet data e seancës

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Ky instrument arriti të përmirësonte përfaqësimin e shqiptarëve në organet shtetërore, të cilët deri para aplikimit të tij ishin shumë pak të punësuar në institucione. Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN që është pjesë e ekzekutivit, Halil Snopçe tha se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të propozojnë Ligj të ri, për pesë ose gjashtë javë.

Por Fronti Europian reagoi ashpër duke thënë se shfuqizimi i balancuesit, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe në këtë pikë, është e kotë të flitet për propozim të ri ligjor për përfaqësim të drejtë dhe adekuat kur nuk ka asgjë konkrete. Që nga ardhja në pushtet e VMRO-së në fund të qershorit, në Maqedoninë e Veriut janë larguar nga puna mbi 800 shqiptarë./Tch

Etiketa: balancuesiGjykata KushtetuesegoditjeMaqedonipunesimetshqiptareve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, caktohet data e seancës

10:34 : 13/11/2025
AKTUALITET

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025
AKTUALITET

Sekretari i GJK kërkon fonde për rikonstruksion, Manja: Godina do t’i kalojë Kuvendit, do ndërtojmë një të re

13:58 : 11/11/2025
AKTUALITET

Veliaj jep urdhrin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë

09:21 : 11/11/2025
AKTUALITET

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025
Para

OpenAI rrit praninë në Europë, konfirmon zyrat në Paris dhe Bruksel

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com