• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha takon kryetaren e komunës së Preshevës: Spastrimi i heshtur etnik është një shqetësim i madh

17:06 : 09/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet për vizitë në Preshevë, ku ka takuar kryetaren e komunës, Ardita Sinani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Sinani i ka shprehur shqetësimin për vendimin e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe mungesën e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë.

Sipas Bashës, pasivizimi i adresave, ose spastrimi i heshtur etnik është një shqetësim i madh që duhet të adresohet nga çdo shqiptar, në çdo institucion ndërkombëtar. Ai shton më tej se Serbia po bën gjithçka që shqiptarëve në Luginën e Preshevës t’u vështirësohet jeta dhe të emigrojnë, duke ndryshuar me metoda kriminale, të heshtura ndryshimin demografik në këto zona.

Sipas Bashës, Vuçiç bërtet për të drejtat e serbëve të Kosovës dhe pse kanë më shumë të drejta së çdo pakicë tjetër në Europë, ndërkohë që diskriminon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Metvegjës.

Ai thotë se shqiptarëve të Luginës së Preshevës u mohohet përdorim i simbolit, tekstet mësimore në gjuhën amtare, nuk u njihen diplomat e Republikës së Kosovës, nuk u jepet mundësia të punësohen në institucione shtetërore, apo të kenë mundësi punësimi e shërbimi shëndetësor.

Lexo edhe:

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

Basha bën apel që politika shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e diasporë të ngrejë zërin për këtë sjellje kriminale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Metvegjë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që të takohesha në Komunën e Preshevës me Kryetaren e Komunës Ardita Sinani dhe nën Kryetarin Ragmi Mustafa.

I përgëzova për vendosmërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë me të cilat përballen si përfaqësues të bashkëkombasve tanë. Sfidat janë të mëdha, por puna e jashtëzakonshme e Kryetares Sinani dhe e nën Kryetarit Mustafa është një shembull inkurajues përkushtimi politik dhe kombëtar.

Pasivizimi i adresave, ose spastrimi i heshtur etnik është një shqetësim i madh që duhet të adresohet nga çdo shqiptar, në çdo institucion ndërkombëtar.

Ndërsa presidenti i Serbisë, me mbështetjen e të cilit një vit më parë u krye një agresion ndaj Republikës së Kosovës në Bajnskë, bërtet për të drejtat e serbëve të Kosovës dhe pse kanë më shumë të drejta së çdo pakicë tjetër në Europë, diskriminon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Metvegjës.

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u mohohet përdorim i simbolit, tekstet mësimore në gjuhën amtare, nuk u njihen diplomat e Republikës së Kosovës, nuk u jepet mundësia të punësohen në institucione shtetërore, apo të kenë mundësi punësimi e shërbimi shëndetësor.

Zonja Sinani më shprehu shqetësimin edhe për vendimin e fundit të Vuçiç për Shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe mungesën e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë.

Serbia po bën gjithçka që shqiptarëve në Luginën e Preshevës t’u vështirësohet jeta dhe të emigrojnë, duke ndryshuar me metoda kriminale, të heshtura ndryshimin demografik në këto zona.

Prandaj, sa nuk është vonë, duhet që politika shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e diasporë të ngrejë zërin për këtë sjellje kriminale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Metvegjë.

Koha, energjia dhe përkushtimi im për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të mungojnë kurrë!

Etiketa: Ardita SinaniLulzim Bashapresheveshqiptaretspastrim etnikVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
RAJONI

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025
RAJONI

Analiza e DW: Regjimi i Vuçiç nën akuzë për shtypjen e medias kritike në Serbi

17:26 : 26/09/2025
RAJONI

Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

20:14 : 24/09/2025
AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
Para

Zyrtare/ Bledar Devolli merr drejtimin e Ilirisë në Kosovë

TË GJITHA

Ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi, mediat e huaja: Vrasësi me pagesë është nga Venezuela

12:28 : 06/10/2025

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025

Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

12:17 : 06/10/2025

Opozita kërkon shkarkimin e Niko Peleshit në Këshillin e Legjislacionit! Gjiknuri: Të caktojmë një relator

12:11 : 06/10/2025

Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi/ EMRI

12:03 : 06/10/2025

Tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2025

11:59 : 06/10/2025

“Kemi kontratë me brandin “Melia”/ Si tentoi Ardian Takaj të mbrojë ndërtimin pa leje te “Tropikal”

11:51 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com