• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moti i keq ‘gjunjëzon’ Shqipërinë, përmbytje dhe mungesë energjie elektrike në gjithë vendin

20:23 : 04/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në 24 orët e fundit Shqipëria është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë përmbytje në ultësirën perëndimore dhe mungesë energjie në pjesën tjetër të vendit.

Edhe pse metereologët paralajmëruan se vendi do të përfshihej nga shiu i dendur, duket se autoritetet nuk morën asnjë masë dhe lanë në mëshirë të fatit qytetarët.

Problematikat më të mëdha, nga reshjet u shkaktuan Tiranë dhe Vlorë, ku u përmbyten rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Ndërsa problematika me përmbytjen kishte në shumë qytete të tjera të vendit.

Uji përmbyt rrugët kryesore në Vlorë

Qyteti i Vlorës u përfshi ditën e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë përmbytur të gjithë qytetin. Madje në një lagje uji merr para tavolinat. Raportohet për përmbytje të bizneseve si dhe uji po hyn dhe në disa shtëpi.

Lexo edhe:

Reshje shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për sot

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Rruga “Hasan Kushta” rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali”janë përmbytur nga ujërat e shumtë ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve.

Reshjet po bien me intensitet të lartë,ndaj dhe prurjet e ujit janë të shumta. Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji. Më herët bashkia e Vlorës me një njoftim paralajmëroi qytetarët që të mos parkonin mjetet në segmentet problematike të qytetit, referuar përmbytjeve.

Konkretisht në rrugët Abano & Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa segmente të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit.

Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejuesit e automjeteve dhe kalimtarët po hasin vështirësi për shkak të përmbytjes.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme në disa zona në qytet.

“Ju bëjmë thirrje të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi. Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës.

 

Përmbytje dhe rrëzime pemësh në Tiranë

Edhe kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu.

Pas përmbytjeve në disa qytete të Shqipërisë, mediat publikuan disa pamje në zonën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku siç shihet një pemë pranë torotuarit ka bllokuar rrugën dhe ka rënë mbi makinat e parkuara.

Ndërkohë, duhet theksuar se ky nuk është rasti i vetëm në kryeqytet.

Ndërsa një pemë gjigante është rrëzuar në rrugën ‘Sami Frashëri’, pranë shkollës ‘Edith Durham’.

Gjithashtu përmbytje u regjistruan edhe në zonën problematike të ‘Don Boskos’, ku uji ishte prezent për orë të tëra në rrugët e kësaj lagjeje.

Shiu ‘paralizon’ Durrësin

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë prej rrugëve të Durrësit, duke shkaktuar vështirësi jo vetëm për kalimtarët, por edhe për automjetet.Problematike paraqitet situata në disa kryqëzime, si dhe në periferi. Ndërkohë moti i keq vazhdon të mbajë të pezulluar aktivitetin e flotës së peshkimit.

Natën e kaluar dy tragetet e linjës Durrës-Bari shtynë lundrimet për shkak të erës dhe detit të trazuar dhe u nisën mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë. Burime portuale bëjnë me dije se situata meteorologjike pritet të përmirësohet të shtunën.

Pjesa tjetër e vendit në terr

Reshjet e dendura kanë lënë pa energji elektrike një pjesë të madhe të Shqipërisë, kryesisht zonat malore në veri dhe juglindje të vendit.

U raportua se qyteti i Pogradecit dhe disa fshatra përreth mbëtën pa energji elektrike.

Burimet mediatike bëjnë të ditur se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë. Momentalisht nuk dihet shkaku i stakimit, ndërsa mësohet së grupet e punës janë nisur për të evidentuar arsyet e ndërprerjes dhe për të kthyer energjinë.

Dyshohet se shkak për ndërprerjen mund të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë, por pritet një verifikim nga grupet e punës.

Po ashtu u raportua se energjia elektrike mungon në disa fshtara të Kukësit dhe në pjesën e veriut të Shqipërisë.

Pogradeci në terr
Etiketa: Motimungese dritashpermbytjereshjeshiu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reshje shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për sot

08:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:23 : 16/08/2025
AKTUALITET

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

13:00 : 15/08/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut na shpëtojnë nga zjarret, vetëm tre vatra aktive në vend

10:50 : 15/08/2025
AKTUALITET

Reshje lokale dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:17 : 15/08/2025
RAJONI

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

21:51 : 14/08/2025
Para

Berisha: Pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor s’ekziston

TË GJITHA

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025

Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

20:45 : 17/08/2025

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

20:25 : 17/08/2025

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

19:59 : 17/08/2025

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com