• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA rrëzon kërkesën për pezullimin e prokurorit Erjon Shqarri

Kolegji e gjeti të drejtë intepretimin e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri të një kallëzimi penal për përndjekje të kryer nga një vajzë ndaj ish-partnerit, çështje që e ka pushuar, ndërsa më shumicë votash u rrëzua si e pabazuar kërkesa për dërgimin e tij për 1 vit trajnim në Shkollën e Magjistraturës.

08:20 : 04/10/2024
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e rrëzoi si të pabazuar pretendimin e Komisioneres Publike, Irena Nino se prokurori i Vlorës, Erjon Shqarri duhej pezulluar dhe detyruar të ndiqte trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, për problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij.

Erjon Shqarri u konfirmua në detyrë nga Komisioni më 9 maj, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, rekomandoi ankimimin e kësaj vendimarrje dhe shqyrtimin e dy çështjeve. Rasti i parë kishte të bënte me denoncimin e një vajze ndaj ish-partnerit për përndjekje – çështje që ishte pushuar nga Shqarri. Ky i fundit pretendoi se viktima dhe i kallëzuari kishin qenë në komunikim me njëri – tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte bërë më shumë telefonata ndaj të kallëzuarit dhe se për të pasur një rast përndjekje, refuzimi i viktimës duhej të ishte kategorik dhe i hapur.

Por ONM dhe Nino arsyetuan se subjekti nuk arrinte të kuptonte veçoritë e krimeve me bazë gjinore dhe duhej të trajnohej në Shkollën e Magjistraturës.

Ky shkak i ngritur nga Komisionerja u gjet i pabazuar nga shumica e trupit gjykues të Kolegjit. Kryesuesi i trupit gjykues të KPA, Sokol Çomo u shpreh se është gjetur i drejtë intepretimi i kryer nga Shqarri për çështjen. Megjithatë, ai shtoi se ashtu si Komisionerja dhe Kolegji konstaton mangësi në arsyetim.

Lexo edhe:

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

Çështja tjetër për të cilën u kërkua riedukimi i Shqarrit, kishte të bënte me kërkimin e një mase sigurimi personal “detyrim paraqitje” ndaj një personi të hetuar për përkrahje të autorit të krimit, por që kishte qenë i dënuar më parë. Sipas Ninos, subjekti nuk kishte kryer verifikimet e duhura për gjendjen gjyqësore të personit nën hetim, duke kërkuar një masë sigurimi personal me të lehtë, që nuk përkonte me aktet e administruara.

Sipas Shqarrit, kërkesa për caktimin e masës së sigurisë është bazuar në verifikimet e kryera brenda 48 orëve dhe se personi i lënë në detyrim paraqitje nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale deri në momentin e dërgimit të çështjes në gjyq.

Ashtu si Komisionerja, edhe Kolegji arrin në konkluzionin se veprimet verifikuese të subjektit për gjendjen gjyqësore të Shqarrit nuk kanë qenë të plota. Sipas KPA, ai duhej të kishte kryer verifikime më të thella për gjeneralitetet e personit nën hetim, që ishin ndryshuar. Kolegji Vlerëson se verifikimet për gjeneralitetet e të hetuarit, do të kishin ndikuar edhe në konstatimin e gjendjes gjyqësore dhe për rrjedhojë në llojin e masës së sigurimit personal.

Por, kjo mangësi nuk është gjetur përsëritëse dhe për rjedhojë është vlerësuar e pamjaftueshme për të aplikuar masën e pezullimit ndaj Shqarrit dhe detyrimin për ndjekjen e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Në përfundim, Kolegji me shumicë votash vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për prokurorin Erjon Shqarri./reporter.al

Etiketa: Erjon Shqarrikpaprokurorvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

20:27 : 30/09/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

16:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025
AKTUALITET

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

19:52 : 13/09/2025
Para

Kullat "i marrin frymën" Tiranës, Veliaj arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat

TË GJITHA

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com