• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Akuza të rënda ndaj Frontex-it

Ngrihen akuza kundër Frontex, se ka qenë i përfshirë në operacione të paligjshme për largimin e migrantëve përtej kufijve. Por çfarë thonë autoritetet?

12:06 : 04/10/2024
në BOTA

Pas hetimeve të brendshme disamujore zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në Frontex hodhi akuza të rënda ndaj stafit të kësaj agjencie evropiane të kontrollit dhe monitorimit të kufijve, të cilët ishin vendosur në Mesdhe. Sipas raporteve, të shqyrtuara nga NDR dhe WDR, rojet kufitare kanë bërë gabime serioze në lidhje me kthimin e mundshëm të paligjshëm të emigrantëve përtej kufijve – nga kanë ardhur. Në dy raste, stafi ka shkelur rëndë detyrat, thuhet në raportet e hetimit.

Frontex – agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë, njoftoi se aktualisht është duke i shqyrtuar në detaje rekomandimet e paraqitura në raportin e zyrtarëve të të drejtave të njeriut.

Akuzat për operacione të paligjshme “pushback”

NDR dhe WDR raportuan për herë të parë në pranverë se kishte pasur dy incidente në Detin Mesdhe dhe rishikuan rrjedhën e ngjarjeve. Sipas informacioneve të mbledhura, emigrantët u kthyen nga Greqia, domethënë nga ujërat territoriale të Bashkimit Evropian në ujërat turke – ndërsa Frontex dhe roja bregdetare greke ishin të pranishëm në këtë vend. Dyshohet se Frontex është përfshirë edhe një herë në të ashtuquajturat operacionet e paligjshme “pushback” (largimi me forcë).

Lexo edhe:

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Frontexi parandalon me forcë futjen e emigrantëve? - Një anije me refugjatë që përpiqet të futet në vendet e BE.
Frontexi parandalon me forcë futjen e emigrantëve?Fotografi: Borja Suarez/REUTERS

Një ngjarje në veçanti ngre shqetësime: Sipas rishikimit të ngjarjes nga ekipi i gazetarëve të NDR dhe WDR, mëngjesin e 19 shkurtit 2024, rreth 30 persona, përfshirë burra, gra dhe fëmijë, ndodheshin në një gomone në ujërat greke. Pamjet me video tregojnë se ata kërkonin ndihmë, ndërsa të paktën dy anije të tjera janë afër. Një nga këto anije më të mëdha mban flamurin e rojes bregdetare bullgare, e cila monitoron kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, si pjesë e Frontex në Detin Egje. Megjithë kërkesat për ndihmë, Agjencia e BE-së për Mbikëqyrjen e Kufijve mesa duket qartë se nuk ka reaguar dhe nuk ka ndihmuar.

Anijet e Frontex-it injorojnë kërkesat për ndihmë

Hetimi i Frontex-it konfirmon informacionin e NDR dhe WDR: Ishte një anije bullgare në misionin Frontex, e cila hasi në një gomone me emigrantë. Ekuipazhi, pavarësisht thirrjeve për ndihmë, thuhet se nuk u përgjigj. As stafi i Frontex-it nuk raportoi ndonjë incident me migrantë të rrezikuar në det të hapur. Raporti thekson se gjatë një hetimi të brendshëm, ekuipazhi bullgar i Frontex mohoi të ketë parë apo të ketë hasur në varkën e emigrantëve gjatë turnit të tij. Por hetuesit e brendshëm besojnë se ka prova, të cilat konfirmojnë se ekuipazhi i Frontex-it ka hasur emigrantë pranë ishullit Lesbos. Dhe ata vërejnë me shumë shqetësim, se raportet e ekuipazhit nuk ishin të plota.

Ministria e Brendshme bullgare nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me incidentin. Rojet bregdetare greke morën përsipër koordinimin e misionit, pasi operacioni i Frontex u zhvillua në ujërat territoriale greke. Roja Bregdetare Greke tha se oficerët e saj kishin shpëtuar shumë jetë të refugjatëve në të kaluarën dhe kishin vepruar në përputhje me ligjin dhe se hetimi mund të rihapet nëse do të dilnin informacione të reja.

Përdorimi i shkopinjve kundër refugjatëve në varka

Në një tjetër incident, hetuesit e brendshëm gjetën po ashtu gabime të qarta. Videoja tregon se si në fund të janarit 2024, një gomone e mbipopulluar me rreth 30 persona po lundronte në det. Në video shfaqet një skaf që i afrohet atij, i cili sipas shenjave mund të thuhet me siguri i përket rojes bregdetare greke. Personat e maskuar nuk nga skafi nuk kanë ndihmuar refugjatët, por mesa duket kanë kërcënuar me shkopinj. Një anije më e madhe e Frontex-it mund të shihet në sfond.

Gardhet me gjemba afër lumit Evros në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë
Gardhet me gjemba afër lumit Evros në kufirin mes Greqisë dhe TurqisëFotografi: Nicolas Economou/NurPhoto/picture alliance

Hetimi tani konfirmon me “siguri” se varka e emigrantëve hyri në ujërat greke dhe u kap dy herë – një herë nga një anije Frontex pranë kufirit dhe herën e dytë nga roja bregdetare greke pranë ishullit Lesbos. Gjithashtu u konfirmua se skafi i rojes bregdetare greke me manovrat e tij në një distancë të shkurtër nga gomone ka krijuar dallgëzime, kështu që gomonja me emigrantët ka nisur të lëkundet dhe ka rrezikuar të përmbyset. Ekuipazhi grek i përdori shkopinjtë në një “mënyrë jashtëzakonisht të rrezikshme”. Siguria dhe jeta e emigrantëve u rrezikuan nga këto veprime.

Kthimi i emigrantëve në Turqi, ku më pas u shpëtuan nga pjesëtarët e rojes bregdetare turke, nuk mund të konsiderohet plotësisht vullnetar, thuhet më tej në raport. Megjithatë, hetuesit nuk kanë mundur të përcaktojnë motivet e sakta, pse emigrantët e kanë kthyer varkën e tyre në drejtim të Turqisë. Si në incidentin e parë, edhe në të dytin raportet janë jo të plota dhe të pasakta të stafit të Frontex-it.

Operacionet e paligjshme “pushback” janë të vështira për t’u provuar

Rezultati i hetimeve tregon se provat konkrete të kthimeve të paligjshme dhe identifikimit të pjesëmarrësve janë pothuajse të pamundura të mblidhen, duke qenë se incidente të tilla shpesh ndodhin për orë të tëra në mes të detit të hapur. Edhe hetimi aktual nuk arriti të provojë operacione specifike të paligjshme “pushback”. Por hetuesit theksojnë se metodat e vëzhguara janë në përputhje me operacionet e mëparshme “pushback”.

Brenda BE-së, ka një debat të ashpër për mënyrën se si zbatohet mbrojtja e kufijve evropianë. Raporte të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë atë të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), kanë treguar vitet e fundit se në kufirin turko-grek janë kryer operacione të paligjshme “pushback”. Akuza të ngjashme ekzistojnë kundër Kroacisë dhe Polonisë. Disa javë më parë, Finlanda legalizoi operacionet “pushback” në nivel kombëtar, duke argumentuar se Rusia po dërgon qëllimisht azilkërkues në kufi për të kërcënuar sigurinë e vendeve fqinje.

Hans Leijtens
Hans LeijtensFotografi: Virginia Mayo/AP/picture alliance

Frontex duhet të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut

Operacionet e kthimit me forcë konsiderohen të paligjshme sipas rregullave të shumta ndërkombëtare, pasi veprime të tilla i pengojnë njerëzit të aplikojnë për azil dhe i detyrojnë ata të kalojnë sërish kufirin e jashtëm të BE-së dhe të kthehen atje nga kanë ardhur. Këto veprime janë në kundërshtim me mandatin e Frontex, i cili përfshin mbrojtjen e kufijve duke respektuar të drejtat themelore të njeriut. Sipas rregulloreve të brendshme, stafi i Frontex-it është i detyruar madje të “identifikojë në mënyrë proaktive personat dhe t’i informojë ata për të drejtat e tyre, nëse ata kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”.

Drejtori i Frontex-it Hans Leijtens tani po përballet me presion serioz. Ai mori detyrën në fillim të vitit 2023, duke premtuar se Frontex nuk do të përfshihej më në operacione të paligjshme “pushback”. Në një intervistë me Reschke Fernsehen, Leijtens shpjegoi se kryerja e operacioneve është gjithmonë në duart e vendit pritës – në këtë rast, Greqisë. Megjithatë, në situata të dyshimta, ai pret që stafi i tij të paktën t’i raportojë atij për gjendjen dhe veprimet. Dhe pikërisht kjo, siç tregoi hetimi i zyrtarëve të të drejtave të njeriut, nuk është bërë në këto raste. Nuk kishte asnjë ndihmë për emigrantët – asnjë informacion apo raporte për këto zhvillime./DW

Etiketa: BEemigrante te paligjshemfrontex

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE synon të ashpërsojë politikën e azilit/ DW: Qendra paraburgimi për emigrantët në vende të treta

09:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

08:57 : 03/06/2026
BOTA

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

19:41 : 02/06/2026
Para

Edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë JO, drejtësia refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom