• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt

11:57 : 03/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Prokurorët e SPAK kanë marrë vendimin që të mos bëhen pjesë e të ashtuquajturit Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion.

Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe sipas SPAK,  nuk është konsideruar e nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision.

SPAK ka vlerësuar se tashmë ‘institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse’.

Lexo edhe:

Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku? Apo po ha dhe ajo fiq pas shpinës së Ramës?

Çështja e mikro-kredive, Dumani: Është dërguar për gjykim, po verifikohet edhe pozita e zyrtarëve

Kujtojmë se edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar që të bëhet pjesë e komisionit “Xhafaj”. Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj tha se “s’mund të marrin pjesë në komision, pasi nuk bëhen pjesë në aktivitete ligjbërjeje”, duke refuzuar që të dërgojë ekspertët e saj.

Reagimi i SPAK:

Kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë duke u trajtuar në Mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision.

Etiketa: geron xhafajGjykata KushtetueseKomisioni anti-korrupsionkuvendspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku? Apo po ha dhe ajo fiq pas shpinës së Ramës?

22:09 : 14/10/2025
AKTUALITET

Çështja e mikro-kredive, Dumani: Është dërguar për gjykim, po verifikohet edhe pozita e zyrtarëve

20:39 : 14/10/2025
AKTUALITET

Fshehu dënimin në Greqi/ Altin Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim nga SPAK

20:37 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Protesta për Veliajn para SPAK ishte ngjarje e shëmtuar

20:03 : 14/10/2025
AKTUALITET

TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, Dumani: Do të ketë ndjekje penale nëse…

19:40 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
Para

Policia e Ramës shpall djegien e "Geron Xhafajt" skenë krimi

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 15 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/10/2025

“Reforma në Drejtësi ishte eksperiment”/ Afrim Krasniqi: Thoshin “inshallah na del mirë”

22:55 : 14/10/2025

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate

22:48 : 14/10/2025

Kryqi i Kuq i dorëzon IDF-së trupat e 4 pengjeve të pajetë

22:41 : 14/10/2025

“Duhet ribërë Tirana”/ Lubonja: Nëse do isha kryebashkiak do rimerrja kompetencat përmes Kushtetueses

22:38 : 14/10/2025

Po kthehej në vendlindje, merr flakë makina e një emigranti në Librazhd

22:34 : 14/10/2025

Korrupsioni në Rinas/ Pezullohen nga detyra dy policët që u filmuan duke marrë ryshfet

22:25 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com