• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndihmësi ligjor, Roland Agolli përballet me vetingun

08:17 : 03/10/2024
në AKTUALITET, VETTING

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Roland Agolli u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime të përmbledhura për barrat e provës që i janë kaluar për pasurinë. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmit.

Procesi i vetingut për Agollin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Roland Agolli ka punuar si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Durrësit gjatë viteve 1996-2000. Për periudhën 2000-2005 ka punuar si jurist në një subjekt privat. Në vijim ka punuar pranë Hekurudhës Shqiptare, në njësinë administrative Sukth të Durrësit dhe si avokat. Në vitin 2015, ai është emëruar si ndihmës ligjor dhe aktualisht e ushtron detyrën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Relatorja Shuli tha se nuk janë gjetur probleme në pjesën takuese të subjektit mbi tre ngastra tokë të fituara bazuar në ligjin “Për tokën”. Në vijim ajo evidentoi pamundësi për blerjen e tre apartamenteve të blerë në vitet 1994, 2005 dhe 2007, një në një fshat të zonën së Sukthit dhe dy në Durrës, si dhe për një automjet të blerë në 2003-in – pasuri të krijuara para fillimit të detyrës si ndihmës ligjor.

Lexo edhe:

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

Për një prej apartamenteve u evidentua se subjekti kishte deklaruar çmimin e blerjes 4 milion lekë, ndërsa në kontratë shënohetj 1.8 milionë lekë. Subjekti ka deklaruar para Komisionit se e ka konstatuar këtë fakt kur është regjistruar pasuria, pasi gjatë nënshkrimit të kontratës nuk i ka dhënë rëndësi. Shuli tha se duket që çmimi më i ulët në kontratë të jetë vendosur për të favorizuar palën shitëse, lidhur me pagesën e detyrimeve tatimore.

Komisioni nuk ka përfshirë në analizën financiare vlerën e deklaruar nga subjekti se janë fituar nga të ardhurat nga avokatia në shumën 7.2 milionë lekë, por i ka përllogaritur sipas legjislacionit të kohës.

Nga analiza financiare paraprake e kryer për periudhën para fillimit të detyrës, ka rezultuar bilanc negativ total në vlerën rreth 6 milionë lekë. Prej vitit 2015, kur është emëruar si ndihmës ligjor, bilanci negativ ka rezultuar në shumën 45 mijë lekë.

Relatorja Shuli vërejti se subjekti nuk ka paraqitur parashtrime kundrejt gjetjeve që i janë komunikuar, si dhe nuk ka dorëzuar prova shtesë. Ai i ka komunikuar Komisionit se është dakord me konstatimet.

Edhe gjatë seancës dëgjimore, Agolli deklaroi se nuk ka pasur prova të reja dhe për këtë arsye nuk ka paraqitur parashtime. “Kam deklaruar gjithçka”, pohoi subjekti.

Ai shpjegoi se në vitin 2000, për shkak të një reforme, ishte nxjerrë në rrugë, edhe pse kishte dhënë vendime të rënda. Subjekti tha se në ato kushte duhej të bnante familjen dhe është detyruar të kryejë punët që gjente.

Agolli pohoi se në vitin 2000 kishte filluar punë pranë një shoqërie, që veç pagës, ishin dakordësuar t’i jepte një apartament për koston e ndërtimit. Ai sqaroi se kjo marrëveshje ishte prishur dhe se shoqëria kishte kryer dy pagesa për një apartament tjetër nga ai i dakordësuar. Agolli deklaroi se ky apartament ishte e vetmja shtëpi që ka, veç asaj në fshat që i është dhuruar nga nëna dhe motra. Sipas subjektit, është kryer kalimi me kontratë shitje për lehtësi.

Në përfundim, ndihmësi ligjor Roland Agolli nënvizoi se pasi e kishin larguar nga puna e ndihmës gjyqtarit kishin jetuar me atë që kishin mundur. “Nuk ka gjetje të padrejta në raport”, pohoi ai dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Komisioni njoftoi se vendimi do të shpalleyt më datë 9 tetor, në orën 09:45./Reporter.al

Etiketa: kpkndihmes ligjorpasuriRoland Agollivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Të përfituara nga droga, sekuestrohen 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 makina të biznesmenit Arban Lamka

13:03 : 15/09/2025
AKTUALITET

Shalsi, nga premtimet në pasuri: 5 apartamente dhe 450 mijë euro fitime për bashkëshorten

22:27 : 30/08/2025
AKTUALITET

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

15:45 : 28/08/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
Para

Kuvendi sot seancë plenare, Rama përjashtoi me nga 2 muaj demokratët/ Çfarë pritet të ndodhë

TË GJITHA

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

11:40 : 08/10/2025

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

11:31 : 08/10/2025

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

11:19 : 08/10/2025

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

11:09 : 08/10/2025

Konferenca e Kryetarëve/ Ina Zhupa: Kuvendi është kthyer në zgjatim të qeverisë

10:59 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokurorët kërkojnë mbledhje urgjente për sigurinë e magjistratëve

10:54 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com