• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusi, nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se punuan për organizatën e Navalnyt

21:08 : 02/10/2024
në BOTA

Katër gazetarë rusë dolën të mërkurën para një gjykate në Moskë nën akuzën se kanë punuar për organizatën kundër korrupsionit, e themeluar nga politikani i ndjerë opozitar, Alexei Navalny, e shpallur nga autoritetet organizatë ekstremiste, në vitin 2021.

Antonina Favorskaya, Artyom Kriger, Sergey Karelin dhe Konstantin Gabov u arrestuan në fillim të këtij viti dhe ndaj tyre u ngrit akuza për bashkëpunim me një organizatë ekstremiste. Nëse shpallen fajtor ata mund të dënohen me deri në gjashtë vjet burg. Të katër gazetarët i kanë hedhur poshtë akuzat.

Gjyqi, i cili po mbahet me dyer të mbyllura, është rasti më i fundit në përpjekjet e shumta të Kremlinit për të shtypur mospajtimet. Këto përpjekje kanë arritur nivele të pashembullta pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, para më shumë se dy vitesh. Autoritet kanë goditur politikanë opozitarë, gazetarë të pavarur, aktivistë dhe qytetarë e të thjeshtë, që janë kritikë ndaj Kremlinit. Qindra prej tyre janë burgosur dhe janë përballur me akuza penale. Mijëra të tjerë janë larguar nga vendi nga frika e përndjekjes nga autoritetet.

Zoti Navalny ishte kundërshtari më i ashpër dhe më i njohur i Presidentit Vladimir Putin. Ai ka bërë fushatë pandërprerë kundër korrupsionit në Rusi. Në muajin shkurt, zoti Navalni vdiq në një burg në Arktik ndërsa kryente një dënim prej 19 vitesh. Ndaj tij rëndoni shumë akuza, përfshirë edhe atë se udhëhiqte një grup ekstremist, akuza që ia i kishte hedhur poshtë si të motivuara politikisht.

Gazetarët Favorskaya dhe Kriger kanë punuar për faqen e pavarur të internetit “SotaVision”, që mbulon protestat dhe proceset politike.

Lexo edhe:

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

Zoti Gabov është producent që ka punuar për disa organizata mediash, përfshirë agjencinë e lajmeve ‘Reuters’.

Gazetari Karelin është video gazetar që ka punuar për agjenci të ndryshme perëndimore, duke përfshirë agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

Ndërsa dërgoheshin për në dhomën ku do të mbahej seanca gjyqësore, një grup i mbështetësve i përfshëndeti ata duke i duartrokitur.

Në sallën e gjyqit, të katër u buzëqeshën familjarëve të tyre nga një kafaz xhami ku mbahën të pandehurit.

Duke iu drejtuar gazetarëve nga kafazi prej xhamit, zoti Kriger e cilësoi rastin kundër tij dhe kolegëve të tij gazetarë si një paralajmërim dhe u kërkoi gazetarëve që janë ende në Rusi të largoheshin nga vendi: “Nuk është shaka, çdo individ mund të akuzohet për çdo gjë”.

Zonja Favorskaya, nga ana tjetër, foli me shpresë: “Gjithçka që po ndodh tani, errësira që na rrethon, nuk do të vazhdojë përgjithmonë dhe ne patjetër do të shohim një ditë vendin ashtu siç e ëndërroi Alexei (Navalny), ne patjetër do të jetojmë në një vend ku të drejtat dhe liritë do të (respektohen) dhe gazetarët dhe njerëzit e tjerë nuk do të burgosen për pikëpamjet e tyre.”

Menjëherë pas fillimit të seancës, gjyqtari ka urdhëruar që procesi të zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurorisë edhe pse mbrojtja e ka kundërshtuar këtë kërkesë./VOA

Etiketa: GjyqiNavalniRusi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
BOTA

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

15:00 : 10/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
AKTUALITET

Gjyqi në GJKKO/ Meta përfaqësohet me avokatin e ri: Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet

11:16 : 09/07/2026
BOTA

“Obama insistoi për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin”

18:42 : 06/07/2026
Para

Pas protestave të banorëve të Krujës, hapet hyrje-dalja në autostradën Thumanë-Kashar

TË GJITHA

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026

Dita e 47-të e protestës, qytetarët: Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!

20:07 : 16/07/2026

“Thikë me dy presa”/ Pse do dështojë plani i Trump për Iranin?

19:58 : 16/07/2026

Aksidenti i rëndë në Fier, 7-vjeçarja nuk arrin t’u mbijetojë plagëve

19:49 : 16/07/2026

Protesta e 47-të kundër Ramës në Tiranë, qytetarët: Nuk tërhiqemi!

19:38 : 16/07/2026

Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

19:28 : 16/07/2026

U plagos në aksidentin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

19:14 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş