• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadat folën me gjuhën e Ramës/ Berisha: Salianji bëri një detyrë edhe ndaj partnerëve tanë

13:36 : 01/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, u pyet në lidhje me reagimet me urgjencë të ambasadave të SHBA dhe BE kundër opozitës për aksionin në Kuvend, ndërkohë që heshtën për dënimin e deputetit Ervin Salianjit.

Berisha deklaroi se burgosja e Salianjit është aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës. Sipas tij, deputeti demokrat bëri një shërbim edhe ndaj partnerëve tanë, si dhe ndaj italisë, duke denoncuar një trafikant droge si Geron Xhafaj.

“Unë shpreh qëndrimin tim. Në këtë rast theksoj se ditët dhe vitet në burg të Ervin Salianjit janë një aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës. Se për çdo njeri të lirë, vitet rinore në burg të një deputeti, pas ekzekutimit të tij, janë gjëja më e rëndë që mund të ndodhë në një vend. Por në këtë rast, përgjigjia ime është kjo: Ervin Salianji pati kurajën qytetare, pati përgjegjësinë politike të denoncojë me dokumente, me regjistrime të gazetarëve investigativë se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge si një rrezik për rendin dhe sigurinë e republikës italiane, jo vetëm që nuk ekstradohej, jo vetëm që fshihej në Vlorë, por trafikonte tonelata drogë nën mburojën e vëllait të tij ministër. Unë besoj se denoncimi i Ervin Salianjit nuk ishte vetëm në interesin e shqiptarëve, por ishte edhe në interesin e qytetarëve të vendit fqinj, Italisë. E vërteta është se pas këtij denoncimi të Ervin Salianjit, Geron Xhafa u paketua dhe u ekstradua në orën 6 të mëngjesit të asaj dite në burgjet e Italisë. Pra, Ervin Salianji bëri një detyrë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj partnerëve dhe miqve tanë përtej detit. Ervin Salianji bëri një detyrë edhe ndaj partnerëve tanë përtej oqeanit, atyre që besojnë se shteti ligjor është jetik për një demokraci. Atyre që besojnë luftë kundër krimit të organizuar dhe drogës është vendimtare për ligjin, rendin dhe zhvillimin. Natyrisht nuk bëhet fjalë për ata që ndërmorën grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare.

PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Kjo është edhe përgjigjja ime. Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtin para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, përpara burgosjes së një njeriu, i cili edhe njëherë, nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE. Por, edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe luftën kundër kriminalitetit. Natyrisht unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive, siç është faktuar, të kreut të narkoshtetit. Por prapë, interesat nuk mund t’i korruptojnë. Thirrja ime kishte të bënte me interesat e përbashkëta, me vlerat e përbashkëta që ne ndajmë me partnerët. Por secili përcakton qëndrimin e tij.” – tha Berisha.

Gjithashtu, lideri demokrat dënoi edhe deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Lexo edhe:

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

“Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës. I them këtij bastardi, sikundër Edi Ramës, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben, as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë gjer në fund mosbindjen civile dhe betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë, për një Shqipëri të shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të lira. Në këtë kontekst, i them këtij banditi të shndërruar në ministër për biografinë e tij, çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria, sepse opozita dhe opozitarët do të japin ty vendin që meriton.” – tha Berisha.

Etiketa: ambasadatEdi RamaErvin SalianjikuvendSali Berisha

Lajme të lidhura

Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli
AKTUALITET

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

17:48 : 05/09/2025
AKTUALITET

Ekspozita e padeklaruar në Kinë, Këlliçi: SPAK mbyll sytë ndaj pasurisë së Ramës

17:32 : 05/09/2025
AKTUALITET

“McGonigal”, Çollaku: Emri i Ramës del kudo, SPAK duhet të thërrasë kryeministrin

16:01 : 05/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
Para

Rutte merr zyrtarisht detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com