• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita rikthen kaosin në Kuvend, flakë dhe përplasje, seanca zgjat vetëm 25 minuta (REAGIMET)

18:11 : 30/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ka zgjatur vetëm 25 minuta seanca e sotme plenare e cila u shoqërua me përplasje nga opozita.

Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, Salianji, opozita shkaktoi kaos e tensione ku nuk mungoi përplasja e deputetëve demokratë me Gardën e Republikës.

Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet t’i bëhet KQZ.

“Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formë3s së prerë ndaj zotit Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ”, tha Spiropali.

Spiropali u shpreh se ishte konsultuar dhe per rastin e Ervin Salianjit, nuk ishte nevoja per te mbledhur Keshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.

Lexo edhe:

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

 

Nderkohe qe tensionet kane vijuar dhe brenda seances, duke u pershkallezuar ne konfrontim me garden dhe goditjen me sende te forta.

Pasi u futën brenda kuvendit, ku edhe gjuajtën me sende të forta, ata morën karriget dhe dolën jashtë, duke i vendosur zjarrin.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, Bardhi u përgjigj “jo”. Ai që i dogji njëherë mandatet – tha ai – e beri për tu shmangur nga beteja.

“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë cdo moment”, tha Bardhi.

Pas deklaratave, deputetet e opozites i vune flaken karrigeve te tyre jashte Parlamentit.

 

Menjëherë pas përplasjeve, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali e frikësuar ka njoftuar mbylljen e seancës së sotme parlamentare, pasi kjo e fundit nisi me tensione të forta ku protagonistë ishin deputetët e Partisë Demokratike.

Ky aksion i opozitës pati si arsyetim kryesor dënimin e Ervin Salianjit, me Partinë Demokratike që ka paralajmëruar më herët përgjigje të ashpër kundrejt qeverisë.

“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, tha Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.

  • U përjashtua nga Kuvendi, Noka: Opozita është në ballë të aksionit

Pas kaosit dhe tensioneve në Kuvend, ku deputetët e opozitës i vunë flakën karrigeve në oborrin përpara hyrjes në Parlament, u ndërpre seanca.

Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali, vendosi që të përjashtojë Flamur Nokën nga Kuvendi, ky i fundit tha se këtë panoramë që u pa sot do jetë në çdo seancë.

Sipas Nokës, qeveria po tenton që të likuidojë opozitën ku ka burgosur disa eksponentë kryesor të saj.

Më tej ai theksoi se opozita fo të dalë në ballë të aksionit.

“Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vjetësh i ka vënë flakën Shqipërisë. Për interesat e xhepit të tij dhe oborrtarëve të tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin e dhënë nga demokratët. Kemi 3 vjet që Rama na ka hapur luftë. Tentoi të na likuidojë dështoi, burgosi kryetarin e opozitës ka burgosur nënkryetarin e PBDNJ dhe tani burgosi Salianjin. Zgjidhje shikon dënimin me burg.

Kushdo që i nxjerr të palarat me drogën dhe lidhjet me krimin. Ne nuk ndalojmë, ta harrojë Rama që mund të bllokojë opozitën. Opozita është në ballë të aksionit. Ditën e hënë ora 6, pa ndalim kundër regjimit. Shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë. Do ti dalim zot këtij vendi. Të enjten dhe çdo parlamenti do jetë kjo panoramë. Nuk ka kompromis me mafien. Jemi në betejë. Qeveria teknike është zgjidhje. Me narko qeveri Shqipëria nuk ka paqe”, tha Noka.

  • Paralajmërimet/ Baçi: Më 7 tetor do të “flasë” sovrani! Zhupa: Koha t’i vihet flaka sistemit!

Me përfundimin e seancës së sotme parlamentare pas vetëm 20 minutash, deputetët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar para mediave se aksioni i tyre do të vijojë edhe më tej.

Ina Zhupa u shpreh se shqiptarët do të jenë në rrugë në protestën e thirrur në datën 7 tetor, duke theksuar se “nëse nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut këtij sistemi do t’i dalë flaka”.

“Kur këto padrejtësi iu bëhen deputetëve të opozitës, tregon se shqiptarët sot kanë nevojë për mbrojtjen e opozitës. Shqiptarët do të jenë në rrugë në 7 tetor ora 18.00 që flaka do t’i dalë këtij sistemi nëse nuk respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër Luan Baçi u shpreh se Ervin Salianji do të vijojë fushatën për demokratët nga burgu.

Ai theksoi se kjo situatë ka nisur me arrestimin e Sali Berishës në fund të vitit 2023, ndërsa shtoi se në protestën e 7 tetorit “do të flasë sovrani”.

“Ata janë vandalët e korrupsionit. Na quajnë ne vandalë? Burgosën Ervin Salianjin. Salianji do ta vazhdojë fushatën edhe aty, bashkë me ne, ne nuk do të ndalojmë. Kjo ka filluar në 30 dhjetor 2023 me arrestimin e Sali Berishës. Që atë ditë duhet të kishim ndezur zjarr të gjithë vendin. Sot, arrestuan një deputet të PD, nënkryetarin e grupit parlamentar për fjalën e lirë, pse denoncoi një trafikant droge. Nga denoncimi i Ervin Salianjit trafikanti i drogës shkoi në burg në Romë me këmbët e tij. I vendosin emrin kallëzim të rremë, gjyqësor i Edi Ramës. Në 7 tetor do të flasë sovrani, nuk ka fjalime, do të flasin qytetarët” tha Baçi.

  • Sula: Salianji është i burgosur i pastër politik! Qytetarët t’i bashkohen protestës

Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se protesta e 7 tetorit do të jetë më madhështorja, ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët që ti bashkohen.

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të tensionuar të seancës plenare, ku deputetët e opozitës dogjën karrigët, ai tha se “pika e fundit që derdhi gotën e ujit ishte burgosja e Ervin Salianjit”.

“Sot jemi të vendosur duke lënë gjithçka tutje, ndasi apo mendime të ndryshme dhe do të duhet e gjithë opozita dhe cdo qytetar duhet që ditën e gjënë më 7 tetor ti bashkohen protestës më madhështore.

Pika e fundit që derdhi gotën e ujit ishte dënimi dhe burgosja e nënkryetarit të PD, Ervin Salianji. Salianji është i burgosur i pastër politik, nuk është arrestuar, nuk është dënuar.

Do na fabrikojnë prova për të na arrestuar, por nuk duhet të kemi frikë. Kjo duhet të jetë nisja e ditës së protestave dhe pa ndalimi. Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot”- tha Dashnor Sula.

Etiketa: flakekarrigekuvendopozitaperplasjeSalianji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025
AKTUALITET

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Spiropali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit, skualifikon dy ofertat më të ulëta për Dulakët

14:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Në kulmin e sezonit turistik, merr sërish flakë fusha e mbetjeve në Vlorë

17:58 : 19/08/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një mjet në lëvizje në unazën e Korçës

12:44 : 19/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, 21-vjeçari përplas me makinë të moshuarën

14:39 : 18/08/2025
Para

Kaosi në Parlament, Çupi: Nuk ka normalitet me Ramën, vijojmë betejën

TË GJITHA

“Isha në jug”/ Gazetarja: Kamerat e sigurisë e regjistruan Daniel Shimën në tunelin e Elbasanit

14:28 : 21/08/2025

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

14:14 : 21/08/2025

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

13:44 : 21/08/2025

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com