• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Francë, Le Pen mohon akuzat se ajo dhe partia e saj abuzuan me fondet e BE-së

22:01 : 30/09/2024
në BOTA

Drejtuesja e së djathtës së skajshme franceze Marine Le Pen hodhi poshtë akuzat se ajo dhe dhjetëra zyrtarë të partisë së saj, ‘Bashkimi Kombëtar’ kanë keqpërdorur fondet e Parlamentit Evropian. Kjo çështje gjyqësore ka mundësi të dëmtojë ambiciet e saj politike.

Duke mbërritur në gjykatën e Parisit, zonja Le Pen tha se ata “nuk kanë shkelur asnjë rregull apo politikë të Parlamentit Evropian”. Ajo u zotua se do të paraqesë para gjykatësve “argumente jashtëzakonisht serioze dhe të forta”.

Zonja Le Pen dhe anëtarët e tjerë të “Bashkimit Kombëtar” u përshëndetën me njëri-tjetrin përpara se të uleshin në sallën e gjykatës.

Gjyqi nëntë-javor do të vëzhgohet nga afër nga rivalët politikë të zonjës Le Pen, pasi ajo është një kandidate e mundshme e fortë në garën për të pasuar Emmanuel Macron-in, kur të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2027.
Gjyqi mbahet ndërsa një qeveri e re, e dominuar nga konservatorët dhe politikanë të qendrës, filloi detyrën pas zgjedhjeve që u mbajtën në muajt qershor dhe korrik. Disa vëzhgues presin që gjyqi mund t’ua ndalojë ligjvënësve të ‘Bashkimit Kombëtar’, përfshirë edhe vetë zonjën Le Pen, që të luajnë rolin e tyre opozitar në Parlament, pasi ata do të ishin të zënë me procesin gjyqësor.

Që prej dorëheqjes si drejtuese e partisë tre vite më parë, zonja Le Pen është përpjekur të pozicionohet si një kandidate e aftë për të tërhequr një elektorat më të gjerë. Përpjekjet e saj kanë dhënë rezultat ndërsa partia e saj ka siguruar rritje të rëndësishme në zgjedhjet e fundit si në nivel europian ashtu edhe në nivel kombëtar. Por një vendim fajësie mund të minojë seriozisht kandidaturën e saj për t’u bërë presidente.

Lexo edhe:

“Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik…

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

‘‘Bashkimi Kombëtar2 dhe 27 zyrtarë të tij akuzohen se kanë shfrytëzuar paratë e caktuara për të paguar personelin ndihmës në parlamentin e BE-së, ndërkohë që kanë bërë veprimtari politike për partinë, midis viteve 2004 dhe 2016.

Kjo, sipas akuzës, përbën shkelje të rregulloreve të bllokut 27-vendesh. “Bashkimi Kombëtar” në atë kohë quhej “Fronti Kombëtar”.

Zonja Le Pen, partia e së cilës ka zbutur qëndrimin e saj anti-BE në vitet e fundit, mohon shkeljet dhe pretendon se rasti është i motivuar politikisht.

“Asistentët nuk punojnë për Parlamentin. Ata janë ndihmës politikë të ligjvënësve të zgjedhur, janë të emëruar politikë, ashtu siç e përcakton ligji”, tha ajo. “Nëse më pyesni si i përcaktoj detyrat që u kam caktuar asistentëve të mi; kjo varet nga aftësitë e secilit person. Disa kanë shkruar fjalime për mua dhe disa merren me logjistikën dhe koordinimin”.

Nëse shpallen fajtorë, zonja Le Pen dhe të pandehurit e tjerë mund të përballen me deri në 10 vjet burg dhe gjoba deri në 1 milion euro, secili. Dënime të tjera përfshinë humbjen e të drejtave civile ose moslejimin për të kandiduar në zgjedhje. Ky është një skenar që mund të pengojë, apo edhe të shkatërrojë objektivin e zonjës Le Pen për të kandiduar sërish për presidente, pas përfundimit të mandatit të Presidentit Macron. Zonja Le Pen doli e dyta, pas zotit Macron, në zgjedhjet presidenciale të viteve 2017 dhe 2022.

Ajo shërbeu si kryetare e partisë nga viti 2011 deri në vitin 2021 dhe tani kryeson grupin e ligjvënësve të “Bashkimit Kombëtar” në Asamblenë Kombëtare franceze.

Pavarësisht mohimit të akuzave, partia e saj tashmë i ka kthyer 1 milion euro Parlamentit Evropian, tha avokati i Parlamentit Patrick Maisonneuve. Nga kjo shumë, 330,000 euro ishin të lidhura drejtpërdrejt me keqpërdorimin e supozuar të fondeve nga Marine Le Pen.

Një polemikë e gjatë

Procedurat ligjore nisën pas ngritjes së një alarmi për këtë në vitin 2015 nga Martin Schulz, presidenti i atëhershëm i Parlamentit Evropian. Ai iu drejtua autoriteteve franceze rreth keqpërdorimit të mundshëm të fondeve evropiane nga anëtarët e “Bashkimit Kombëtar”.

Zoti Schulz gjithashtu ia referoi çështjen Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit, e cila nisi një hetim të veçantë për këtë çështje.

Dyshimet e Parlamentit Evropian u shtuan më tej kur dokumenti që përfshinte strukturën organizative të vitit 2015 tregoi se 16 ligjvënës evropianë dhe 20 asistentë parlamentarë mbanin poste zyrtare brenda partisë. Rolet e tyre nuk kishin lidhje me detyrat e tyre të supozuara si staf parlamentar i BE-së.

Një hetim i mëpasshëm zbuloi se disa asistentë kishin kontrata me eurodeputetë të ndryshëm nga ata për të cilët punonin në të vërtetë, duke sugjeruar një skemë për të devijuar fondet evropiane për të paguar punonjësit e partisë në Francë.

Dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike

Gjatë hetimit u arrit në përfundimin se zonja Le Pen, si udhëheqëse e partisë, orkestroi ndarjen e buxheteve për asistentët parlamentarë dhe udhëzoi eurodeputetët të punësonin individë që mbanin poste partiake. Këta persona prezantoheshin si asistentë të parlamentit të BE-së, por në realitet dyshohej se punonin për “Bashkimin Kombëtar” në cilësi të ndryshme.

Ekipi ligjor i Parlamentit Evropian po kërkon 2.7 milionë euro kompensim për dëmet financiare dhe reputacionin. Kjo shifër korrespondon me 3.7 milionë eurot që dyshohet se janë keqpërdorur, minus 1 milion eurot e kthyera tanimë.

Gjatë zgjedhjeve evropiane të vitit 2014, “Bashkimi Kombëtar” siguroi 24 mandate eurodeputetësh, duke dalë i pari me 24.8% të votave, përpara qendrës së djathtë dhe socialistëve. Kjo rritje rezultoi në një humbje të konsiderueshme financiare për partinë, e cila u përball me probleme të rënda financiare në atë kohë.

Një audit i llogarive të partisë midis viteve 2013 dhe 2016 zbuloi se ajo kishte një deficit prej 9.1 milionë euro deri në fund të vitit 2016. Megjithatë, partia kishte ende një bilanc fondesh prej 1.7 milionë eurosh dhe kishte dhënë hua 1 milion euro për zonjën Le Pen për fushatën e saj për presidente në vitin 2017.

Në atë kohë, partia i kishte borxh 9.4 milionë euro një banke ruse. Borxhi ishte një kredi e vitit 2014 prej 6 milionë eurosh dhe interesa.

Hetimi zbuloi shumë parregullsi që përfshinin anëtarë të shquar të partisë.

Thierry Légier, truproja i babait të zonjës Le Pen, Jean-Marie, u pagua si asistenti i tij parlamentar. Por biografia e tij profesionale nuk e përfshinte këtë rol. Zoti Légier e pranoi gjatë hetimit se ai nuk ishte intervistuar për atë vend pune dhe nënshkroi kontratën e tij të punës pa e kuptuar plotësisht rolin e tij zyrtar.

Jean-Marie Le Pen, që udhëhoqi “Bashkimin Kombëtar” nga viti 1972 deri në vitin 2011, nuk do të paraqitet në gjykatë përkrah ish-kolegëve të tij për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Tani 96 vjeç, ai u konsiderua i papërshtatshëm për të dëshmuar në gjykatë në muajin qershor. Ai ka 11 dënime të mëparshme, përfshirë për dhunë ndaj një zyrtari publik dhe gjuhë urrejtjeje.

Ai ka mohuar keqbërjen gjatë kohës që ishte kryetar partie. “Unë nuk kam zgjedhur se cilët asistentë do të punojnë për mua. Këtë e ka vendosur Marine Le Pen dhe të tjerët. Unë kam nënshkruar vetëm kontratat”, tha ai.

Pasi dëgjoi një gjyqtar që lexoi akuzat në gjykatë të hënën pasdite, zonja Le Pen tha se ajo do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që gjykata mund të bëjë. /VOA

Etiketa: akuzaFrancele pen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik…

18:12 : 16/07/2025
BOTA

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

12:27 : 16/07/2025
AKTUALITET

Zhduket në Francë 23-vjeçari shqiptar, nëna ngre alarmin në policinë e Gjirokastrës

13:33 : 13/07/2025
BOTA

Tensione në çift? Brigitte “injoron” Macronin, teksa zbret nga shkallët e avionit

17:07 : 08/07/2025
AKTUALITET

Prokuroria në bankën e akuzës

08:59 : 08/07/2025
AKTUALITET

Akuza pa prova/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

16:53 : 07/07/2025
Para

Shkullaku: Ministrat e Brendshëm të Ramës, të lidhur me trafikun e drogës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com