• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jemi në luftë”/ PD ndryshon datën e protestës, Berisha “sinjalizon” demokratët për sulm

19:23 : 29/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar dhe vendosi të shtyjë me një ditë mbajtjen e protestës kombëtare. Në vendimin e përbashkët thuhet se protesta do të mbahet në datë 7 tetor në orën 18:00.

PD fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen thirrjes së saj, për të luftuar sipas saj të keqen e madhe që ajo konsideron se ëstë Edi Rama.

Në deklaratën publike, Këshilli Kombëtar rendit edhe arsyet e nisjes së kësaj proteste.

  • Vendimi i Këshillit Kombëtar të PD

Rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjesuar.

Në Shqipëri, një person i vetëm, Kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij.

Lexo edhe:

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

Ka asgjesuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes bllokimit prej 11 vjtësh të një Reforme Zgjedhore kuptimplotë, duke mos reflektuar asnjë prej Rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Shkelja e barazisë së palëve në zgjedhje dhe mohimi i të drejtës për Qeveri asnjanëse Teknike për zgjedhjet e ardhshme, synojnë deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik.

Edi Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal dhe për të rrënuar ekonomikisht qytetarët shqiptarë.

Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë.

Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas një fitorje të pritshme të tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit.

Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

  • Berisha “sinjalizon” demokratët për sulm

Përmes videokonferencës, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në përgjigje të “deklaratave të luftës” nga ana e qeverisë, me rastin më të fundit, arrestimin e Ervin Salianjit, demokratët duhet të sulmojnë duke përdorur gjithë mjetet e mosbindjes civile.

Berisha u ka kërkuar të tijve të bëhen gati për “luftë” dhe rezistencë deri në qeveri teknike.

“Thirrje në radhë të parë opozitës, demokratëve, burgosja e Salianjit ishte deklarata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh, por ne jemi të vërtetë.

Rama na ka bërë disa deklarata lufte deri më sot, vjedhja e flamurit tre vite më parë, burgosja e liderit të opozitës, se e dinte që s’do fitonte zgjedhje të tjera…

Çdo demokrat ta ketë të qartë se shqiptarët pas këtyre nuk na duan të qëndrojmë në mbrojtje se pas të gjitha këtyre, presin nga ne sulm dhe vetëm sulm.

Revolta jonë, sulmi ynë, duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për ta na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj burgosja e Salianjit duhet të jetë për çdo demokrat, çdo qëndrim në mbrojtje është fitore për Ramën, ndaj dhe ne do kalojmë në sulm.

Rama ka instrumente për të na burgosur, por ne kemi instrumente që me guximin tonë, e paralizojmë anëekënd vendit këtë qeveri armike të të drejtave, dinjitetit.

Sot koha të përdorim këto instrumente, të hidhemi në sulm me mjetet e mosbindjes civile, rezistencë pa kthim deri në fitore, por presim udhëheqjen dhe mobilizimin tuaj.

Ndaj kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 6 tetor, o sot o kurrë, të paralizohet qeveria deri në qeveri teknike. Është radha jonë dhe ne do i qëndrojmë”, tha ai.

  • Plani i PD për datën 7 tetor

Pas mbylljes së mbledhje së Këshillit Kombëtar të PD në prani të kamerave, Edi Paloka u është drejtuar demokratëve me porosi të qarta. Bëhet me dije se protesta do jetë ndryshe këtë herë dhe nuk do të ketë fjalime, por bllokim rrugësh.

“Ishte menduar që  të dielën ne date 6 ta bllokoheshin akset në gjithë Shqipërinë. U vendos që data e nisjes se aksionit opozitar të jetë 7 Tetori në Tiranë, të hënën ora 18.00.

Do nisim te Kryeministria, pastaj  do lëvizim në të gjithë Tiranën. Detajet do t’i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani. Fjalime nuk do të ketë”, ka thënë ai.

  • Porositë e Nokës për krerët e degëve dhe deputetët e PD

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka lënë porositë e fundit për kryetarët e degëve, të cilëve u ka kërkuar angazhim maksimal për pjesëmarrje të lartë në protestë.

“Takohuni me anëtarët, harroni komunikimet me grupet ëhatsapp. Ne jemi në luftë“, është një nga porositë e Nokës për krerët e degëve të PD dhe shtoi se “nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj menyre. Nuk është serioze. Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë”.

Noka u ka kërkuar degëve të Tiranës të jenë në terren çdo ditë, deputetët në zona gjithashtu.

“Jemi ne lufte , t’i përgjigjemi me disiplinë të hekurt. Nuk ka kthim pas. Të mos e mendojë kush. Vetem fitore”- ishin porositë e fundit të sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Etiketa: Ervin SalianjiPDprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025
AKTUALITET

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025
RAJONI

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025
AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
Para

Berisha: Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike

TË GJITHA

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

09:03 : 29/06/2025

Irani dhe Izraeli raportuan vde*jen e tij, zyrtari i lartë iranian shfaqet me bastun

09:00 : 29/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

08:48 : 29/06/2025

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

08:45 : 29/06/2025

Lëvizje surprizë/ U largua nga Tirana, Përgjoni kalon te rivalët e Superiores

08:33 : 29/06/2025

Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

08:33 : 29/06/2025

Pushimet çdo vit e më të shtrenjta! Ku do të “arratisen” shqiptarët këtë verë

08:23 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com