• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, ortak me trafikantë droge

14:51 : 28/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj ka sjellë sot disa fakte dhe dokumenta që tregojnë se vëllai tjetër i ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ngritur biznese duke bërë ortakëri me individë të dënuar për trafik droge dhe grabitje.

Vezaj ngre pikëpyetjen e madhe se përse SPAK nuk ka vepruar dhe nuk vepron në një rast të pastër të kompetencës që buron nga ligji antimafia, ku Fatmir Xhafaj, “babai” i reformës në drejtësi, do të duhej të hetoj për shkak të veprimtarisë së vëllezërve të tij, Geronit të dënuar për trafik droge në Itali dhe vëllait tjetër Alban Qazimi, si ortak me trafikantë droge.

Më poshtë shkrimi i plotë i Flamur Vezajt:

“Alban Qazimi është vëllai tjetër i ish-ministrit të Brendshëm dhe të Drejtësisë, Fatmir Xhafa. Që nga viti 2013, ai është pjesë e përmbaruesve privatë dhe ortak biznesi me shtetasin Tedi Malaveci, i dënuar për trafik droge në Holandë dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit në kohën kur Xhafa drejtonte Drejtësinë.

Malaveci, edhe pse i dënuar për drogë dhe subjekt i ligjit antimafia, është kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve të Shqipërisë, e SPAK-u nuk e heton!

Lexo edhe:

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

Strategjisti izraelit kritikon Ramën: Në Shqipëri vërshojnë paratë e drogës! Duhet udhëheqje e re

Sipas ligjit antimafia, SPAK-u duhet të hetojë Xhafën për shkak të vëllait të tij, Gerontit, i dënuar për trafik droge, por edhe vëllait tjetër, Alban Qazimit, si familjar apo si ortak me trafikantë droge. Por SPAK-u nuk e bën se ka frikë ‘pushtetin’ e Fatmir Xhafës tek njerëzit e drejtësisë. Përveç se është ortak me Malavecin, i dënuar për trafik droge, Alban Qazimi, vëllai i Fatmirit, është gjithashtu ortak edhe me një grabitës floriri.

Shtetasi Florjand Hida, sipas QKB-së (shih fotot), është ortak në kompaninë e ndërtimit ‘Megaron’ shpk që nga qershori i vitit 2023. Hida rezulton i arrestuar në maj të vitit 2011 së bashku me dy persona të tjerë (K.Ç. dhe E.S.) për grabitjen e 176 unazave të floririt në Durrës, me vlerë mbi 30 milionë lekë (shih fotot). Pra, një grabitës është tani ortak biznesi në ndërtim me vëllain e ish-ministrit Xhafa.

Përveç biznesit me vëllain e ish-ministrit, Florjand Hida rezulton sipas QKB-së edhe ortak në një kompani me shtrirje të gjerë biznesi me emrin ‘ENLED’, bashkë me shtetasin Enio Haxhiu (shih fotot). Ky i fundit është djali i Bashkim Haxhiut, i shpallur në kërkim nga SPAK-u për atentatin e dështuar të vitit 2019 për vrasjen e Plaurent Dervishit dhe Julian Meçes. Bashkim Haxhiu njihet si pjesë e grupit famëkeq të Astrit Gjepalit, ky i fundit i vrarë më 16 janar 2014, si dhe anëtar i bandës së Durrësit.

Pra, Alban Qazimi, vëllai i trafikantit të drogës Geront Xhafa dhe njëkohësisht vëllai i ish-ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë, Fatmir Xhafa, nuk hetohet nga SPAK për ligjin antimafia dhe vazhdon të bëjë biznes me trafikantë droge dhe grabitës floriri. Pse SPAK nuk vepron?”./ Lapsi.al

Etiketa: drogefatmir xhafajFlamur VezajGazetari i kronikësSalianjitrafikante

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

Strategjisti izraelit kritikon Ramën: Në Shqipëri vërshojnë paratë e drogës! Duhet udhëheqje e re

17:01 : 23/06/2026
AKTUALITET

‘Kiçi’ i Elbasanit, Oklid Aliu mes trafikut të kokainës e dyshimit për vrasjen e Edmond Mëhallës

22:00 : 22/06/2026
BOTA

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

14:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

Dosja/ Dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

15:13 : 20/06/2026
AKTUALITET

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

10:24 : 17/06/2026
Para

U vra nga sulmet izraelite në Bejrut, kush ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah?

TË GJITHA

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş