• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Erjon Shqarri

Komisionerja Publike u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj prokurorit Erjon Shqarri dhe kërkoi pezullimin e tij nga detyra për një vit dhe trajnim në Shkollën e Magjistraturës lidhur me problemet e konstatuara në dy çështje të hetuara prej tij.

19:48 : 26/09/2024
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 26 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Komisionerja Publike, Irena Nino iu qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar pezullimin për një vit të prokurorit Shqarri dhe trajnimin e tij në Shkollën e Magjistraturës, lidhur me problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij. Subjekti dha shpjegime dhe kundërshtoi shkaqet e ankimit, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimarjrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij.

Nino e bazoi ankimin ndaj vendimit të KPK për Shqarrin në një rekomandim të vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që arsyetuan se subjekti nuk arrinte të kuptonte veçoritë e krimeve me bazë gjinore dhe duhej të trajnohej në Shkollën e Magjistraturës.

Gjatë parashtrimeve në Kolegj, Nino paraqiti gjetjet për dy çështjet e trajtuara dhe në ankim. Rasti i parë ka të bëjë me denoncimin e një vajze ndaj ish-të fejuarit, të cilin e akuzuar për përndjekje – çështje që ishte pushuar nga Shqarri me argumentin se kishte vetëm fyerje, që duhej të ndiqej nga denoncuesi në gjykatë. Sipas shpjegimeve të Shqarrit të dhëna në KPK, viktima dhe i kallëzuari kishin qenë në komunikim me njëri – tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte bërë më shumë telefonata ndaj të kallëzuarit dhe se për të pasur një rast përndjekje, refuzimi i saj duhej të ishte kategorik dhe i hapur.

Duke iu referuar rekomandimit të ONM-së, Nino u shpreh se subjekti i rivlerësimit nuk bën të qartë dallimin dhe veçoritë se si duhet të trajtohen dhe hetohen krimet e lidhura me gjininë, si dhe kuptimin e tyre.

Lexo edhe:

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri

“Komisioneri Publik vlerëson gjithashtu se, në raste të veprave penale të tilla, që paraqesin një ndjeshmëri të veçantë, sidomos në realitetin shqiptar, pushimi i rastit të përndjekjes dhe cilësimi ndryshe i kësaj vepre penale, në rastin konkret si fyerje, duhet të kryhet nëpërmjet elementeve të tjera hetimore, të cilat nuk do ta bënin të nevojshme praninë e viktimës për të vërtetuar faktet”, tha Nino dhe shton se sygjerimi i prokurorit që viktima akuzuese të ndiqte vetë procesin në gjykatë, në një kohë kur përgjegjësia e të pandehurit mund të konstatohet, do të çonte në riviktimizimin e mundshëm të saj.

Nino e kundërshton arsyetimin e Komisionit që ka konkluduar se në rastin në fjalë nuk egziston vepra penale e përndjekjes, për sa kohë ka komunikim të vazhdueshëm midis të kallëzuarit dhe kallëzueses, si dhe për faktin se denoncuesja nuk e ka ankimuar, duke shprehur dakordësinë me vendimarrjen e Shqarrit.

“Ky arsyetim nuk duket të jetë në frymën e ligjit dhe nuk merr në konsideratë mbrojtjen e viktimës, sidomos në veprat penale me karakter gjinor”, theksoi Nino.

Sipas Komisioneres, nga shpjegimi i subjektit, duket se përqendrimi i rrethanave faktike, është te perceptimi i dhunuesit dhe jo i viktimës, ndryshe nga se duhet të ndodhë në rastet e ngacmimeve të tilla. Nino vlerëson se subjekti duket se ka nënvlerësuar faktet, pasi zgjedhja për t’i cilësuar ngjarjet si “fyese” dhe jo si “përndjekje”, bie ndesh me dispozitat, qëllimet dhe synimet e Konventës së Stambollit. Po ashtu, Komisionerja tha se veprimet e Shqarrit bien ndesh me nënindikatorët e aspektit të njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor të prokurorëve.

Prokurori Shqarri parashtroi në KPA rrethanat e denoncimit për përndjekje të hetuar prej tij. sipas subjektit, denoncuesja ka deklaruar se kishin qenë të lidhur me të kallëzuarit për disa muaj dhe kur po diskutonin për t’u fejuar, ishin ndarë. Ajo ka theksuar në kallëzim, se nga ky moment, ish-partneri e kishte bezdisur në telefon.

Shqarri tha se kjallëzuesja kishte pohuar se në fillim kishin folur normalisht në telefon, por kur ish-partneri i kërkonte të fejoheshin dhe ajo e refuzonte, atëherë e shante dhe e kërcënonte. Ndërsa i kallëzuari nuk i ka pranuar pretendimet e denoncueses, duke deklaruar në prokurori se ajo e kishte bërë këtë gjë si hakmarrje, pasi ai e kishte lënë.

Subjekti pohoi se nga kqyrja e telefonit nuk ishte gjetur asnjë e dhënë me interes për hetimin. Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar se i kallëzuari kishte kryer 1104 thirrje e mesazhe drejt numrit të denoncueses, ndërsa kjo e fundit 1244.

Prokurori Shqarri solli në vëmendje të Kolegjit se vendimarrja e tij për pushimin e çështjes ishte lënë në fuqi dhe nga drejtueis i prokuorisë, ndërkohë që denoncuesja nuk kishte kryer ankim. “Nuk ka pasur përndjekje. Jemi para fyerjes”, pohoi Shqarri.

Në vijim, Nino paraqiti shkaqet e ankimit lidhur me një çështje penale të vitit 2022 për lirimin nga burgu të një të ndaluari, që më pas është vrarë. Sipas gjetjeve të ONM, subjekti nuk ka shtjelluar kushtet konkrete për të cilat ka kërkuar masën e sigurisë në fjalë. Po ashtu, në kërkesën e prokurorisë është shënuar se i ndaluari nuk kishte qenë i dënuar më parë, kur aktet e administruara në dosje tregonin të kundërtën. Sipas ONM dhe Komisioneres Nino, masa e sigurimit e kërkuar nga prokurori Shqarri nuk ka qenë në përputhje me kushtet dhe kriteret e parashikuara, duke marrë në konsideratë edhe disa rrethana të tjera, si rrezikshmëria e autorit, karakteri i të pandehurit, shkalla e fajësisë etj..

Edhe në këtë rast, KPK është bindur nga shpjegimet e subjektit se deri në momentin e kërkesës për masë sigurie, nuk ishin siguruar të dhënat për të ndaluarin, duke mos konstatuar mangësi.

Shqarri u qëndroi dhe në Kolegj parashtrimeve të dhëna në KPK. Sipas tij, masa e sigurisë është bazuar në verifikimet e kryera brenda 48 orëve dhe se personi i lënë në detyrim paraqitje nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale deri në momentin e dërgimit teë çështjes në gjyq. Subjekti këmbënguli se kur është caktuar masa, nuk kishte pasur dijeni për dënimin e personit të hetuar. Ai solli në vëmendje të Komisionit se aktet për dënimin e personit në fjalë, janë pjesë e fashikullit të hetimit dhe jo të masës së sigurisë.

Kryesuesi i trupit Gjykues të Kolegjit, Sokol Çomo, bëri me dije në seancë se ndaj subjektit ishte depozituar një denoncim i ri. Por, lidhur me këtë denoncim u vlerësua të mos bëhet pjesë e shqyrtimin, pasi çështja ishte ende në gjykim.

Në përfundim, Komisionerja Publike Irena Nino deklaroi se u qëndronte kërkimeve për  ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe pezullimin nga detyra të prokuorit Erjon Shqarri. Ky i fundit kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

KPA mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 3 tetor, në orën 15:00./Reporter.al

Etiketa: Erjon ShqarriIrena Ninokpaprokurorvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote

18:37 : 10/06/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri

18:19 : 10/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
Para

"Dënimi i sotëm çështje e ekzistencës së opozitës"/ Berisha: Ngrihuni! Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!

TË GJITHA

Berisha: Pasi të dalë nga qelia, Salianji do jetë në pozicion beteje!

13:25 : 13/06/2025

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

12:58 : 13/06/2025

Berisha nxjerr dokumentin: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit

12:47 : 13/06/2025

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025

KAS vendos të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

12:36 : 13/06/2025

Meta kërkon lirinë! Avokati depoziton kërkesën për zëvendësimin e masës në GJKKO

12:36 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com