• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Saimir Hysa

Kolegji vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa, duke aplikuar parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit lidhur me gjetjet për një çështje dhe bilancin negativ të shtrirë në vite, që u cilësua modest.

16:57 : 25/09/2024
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 25 shtator vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Prokurori Hysa u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 10 gusht të vitit të kaluar. Dy çështje të verifikuara prej tij u dërguan për vlerësim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi apelimin e vendimarrjes së Komisionit, duke sugjeruar që disa prej gjetjeve në kriterin profesional dhe atë të pasurisë, të verifikoheshin nga KPA. Bazuar në këtë rekomandim, Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim, duke kërkuar në përfundim gjatë konkluzioneve përfundimtare të hënën, konsiderimin e gjetjeve në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit në vlerësimin tërësor të çështjes, si dhe shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Prokurori Hysa i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e ankimit duke theksuar se pasuria e tij është e provuar, si dhe se figura e tij është e konfirmuar nga gjithë institucionet përkatëse. Ai këmbënguli se kishte kryer si duhet detyrën e tij dhe vërejti se nuk mund të cënohej vendimi i Komisionit nga disa letra të dërguara në institucionet e vetingut, si dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Rezarta Schuetz lexoi të mërkurën vendimin e përmbledhur për Hysën. Ajo vërejti se disa prej pretendimeve të Komisionerit në lidhje me kriterin profesional nuk qëndronin. Megjithatë, u evidentua se për një vendim mosfillimi, subjekti ka dështuar të bëjë verifikimet e duhura para se të arrinte në konkluzionin përfundimtar, pavarësisht paqartësive që mund të kishte pasur kallëzimi.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Kjo gjetje, së bashku me një bilanc negativ total në shumën rreth 780 mijë lekë të shtrirë në vite për krijimin e disa pasurive, u çmuan në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, si të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit për prokurorin Hysa./Reporter.al

Etiketa: kpapasuriprokurorSaimir Hysavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
RAJONI

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

11:50 : 23/10/2025
AKTUALITET

Prangosja e paprecedentë e avokatit dhe hetimet e zvarritura prej vitesh nga prokurori Gjergj Ceka

13:57 : 19/10/2025
Para

Derbi lë pasoja/ Disiplina gjobit Tiranën dhe Partizanin, e pëson edhe Elbasani

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com