• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë

Pasi ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo dha shpjegime gjatë seancës dëgjimore për një gjetje në kriterin e pasurisë dhe një në atë të figurës, Komisioni vendosi në mënyrë unanime ta konfirmojë në detyrë.

08:12 : 20/09/2024
në AKTUALITET, VETTING

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo u përball të enjten më 19 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për një gjetje në kriterin e pasurisë dhe një tjetër në atë të pastërtisë së figurës.

Rreth gjysmë ore pas përfundimit të seancës dëgjimore, trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Xhensila Pinen, shpallën vendimin për konfirmimin në detyrë të Bodos. Procesi u monitorua nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova.

Aulona Bodo e ka filluar detyrën e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë në vitin 2014.

Relatori Ilia parashtroi 17 gjetje pozitive në kriterin e pasurisë. Megjithatë, ai tha se nga analiza financiare e përgjithshme paraprake ishte konstatuar një bilanc negativ në shumën 298 mijë lekë, për subjektin dhe familjarët e saj.

Lexo edhe:

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

Bodo vërejti se për gjithë pasuritë e verifikuara nga Komisioni, bilancet rezultonin pozitive. Ajo e cilësoi si një gabim njerëzor të kryer nga KPK, konstatimin e bilancit negativ.

Subjekti mori vlerësim pozitiv për profesionalizmin. Për pastërtinë e figurës, relatori Ilia evidentoi se subjekti ka pasqyruar në deklaratën e këtij kriteri dijeninë e saj për dy të afërm të proceduar për kultivim e magazinim të lëndëve narkotike, çështje që më pas është pushuar.

Sipas Ilias, Autoriteti i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, ka raportuar se subjekti nuk ka pasur kontakte të papërshtatshme, ndërkohë që është treguar e hapur duke deklaruar dijeninë e saj për procedimet e të afërmve dhe për rrjedhojë është e besueshme.

Pavarësisht konstatimit të KPK për përshtatshmërinë e Bodos, KPK ka hetuar për informacione për kontakte me persona të tjerë me probleme ligjore.

Sipas Ilias, Bodo nuk ka deklaruar nëse ka pasur dijeni për procedimin e një tjetër personi të afërt.

Bodo deklaroi në seancë se, nga vetë aktet e siguruara nga KPK, rezulton se ky person nuk është proceduar. Ajo shtoi se ka kërkuar informacion dhe në një prokurori tjetër prej nga është informuar se nuk ka qenë ndonjëherë nën hetim. “Ai është thirrur për t’u pyetur si person që mund të ketë pasur dijeni për ngjarjen dhe prandaj është e qartë përse nuk e kam deklaruar”, shpjegoi Bodo.

Në përfundim, ajo u shpreh se nuk kërkonte vetëm konfirmimin në detyrë, por edhe emërimin si gjqytare. Bodo argumentoi se në momentin kur është pranuar për të punuar si ndihmëse ligjore, për aplikimin kërkoheshin kritere të njëjta si për gjyqtarët. Subjekti deklaroi se dhe trajtimi financiar, paga, ishte e njëjtë me gjyqtarët e për rrjedhojë duhej që pasi të konfirmohej, të emërohej si gjyqtare nga ana e Komisionit.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja Bungo tha se nuk ishte pranuar kërkesa për emërimin e subjektit si gjyqtare. Ajo sqaroi se arsyetimi do të pasqyrohet në vendimmarrjen përfundimtare. Ndërkohë, u pranua në mënyrë unanime kërkimi tjetër për konfirmimin në detyrë./Reporter.al

Etiketa: Aulona Bodokpkndihmëse ligjorevetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
Para

BE ofron 10 miliardë euro për vendet e goditura nga përmbytjet

TË GJITHA

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com