• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

Bazuar në dorëheqjen nga detyra të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Monika Çuhadari me argumentin se për pak ditë mbushte moshën për të dalë në pension pleqërie, Komisioni vendosi të ndërpresë vetingun e këtij subjekti rivlerësimi, si dhe t’i ndalojë asaj rikthimin në funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

13:38 : 20/09/2024
në AKTUALITET, VETTING
Paneli gjykues i perbere nga Etleda Ciftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilian

Paneli gjykues i perbere nga Etleda Ciftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilian

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 10 shtator të ndërpresë vetingun për këshilltaren ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj nga detyra, si dhe i ndaloi rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit për vetingun e magjistratëve, Çuhadari ka mbajtur funksionin e këshilltares ligjore në njësinë e shërbimit ligjor pranë Gjykatës së Lartë dhe për këtë arsye ka gëzuar statusin e subjektit të rivlerësimit të procesit kalimtar ex officio.

Hetimi administrativ ndaj këtij subjekti rivlerësimi ka filluar në qershor të vitit 2021, kur me short për kryerjen e vetingut të saj është caktuar trupa e përbërë nga komisionerët Lulzim Hamitaj, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Një muaj më vonë Çuhadari ka deklaruar marrjen dijeni të fillimit të procedurës së vetingut ndaj saj, si dhe mosqënien në kushtet e konfliktit të interesit me anëtarët e trupës së KPK. Po ashtu, ajo ka depozituar përgjigjet e pyetësorit strandard bashkë me provat shkresore.

Në korrik të vitit 2024, subjekti ka paraqitur kërkesën për ndërprerjen e marrëdhënies së punës përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ dhe ka deklaruar për Komisionin se është në proces të grumbullimit të dokumentacionit të nevojshëm ligjor për efekt të pensionit të pleqërisë. Më datë 11 korrik, KLGJ ka vendosur përfundimin e marrëdhënies së në shërbimin civil për Çuhadarin, për shkak të dorëheqjes. Një kopje e vendimit i është dërguar dhe KPK-së.

Lexo edhe:

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

Subjekti nuk ka ushtruar ankim ndaj vendimarrjes së KLGJ dhe ka rikonfirmuar për KPK se është në ditët e fundit për të plotësuar moshën për të dalë në pension pleqërie, si dhe se nuk ka arsye për të marrë pjesë në seancë dëgjimore.

Bazuar në këto rrethana, KPK ka vlerësuar se procesi i vetingut për këtë subjekt duhet ndëprerë sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që përcakton dhe ndalimin për riemërimin në funksione në sistemin e drejtësisë, konkretisht si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare./Reporter.al

Etiketa: doreheqjekpkMonika Çuhadarindihmëse ligjorevetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
Para

Trafikant kokaine në Angli, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt

TË GJITHA

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com